E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karamelo prezanton kandidatët në zonën 100

14/06/2005  Partia “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” bëri prezantimin e kandidatit për deputet Panajotis Lezos, në zonën nr.100 të Livadhjasë, ku kryatri i saj, Ligoraq Karamelo, zhvilloi takimet në Konispol, Vridhër dhe Dermish. Në kuadër të këtij takimi elektoral iu bë dhe një vizitë aktivistit të PD-së, Alqi Sterjo, i cili u dhunua para ca ditësh. Karamelo tha në fjalën e tij se për minoritetin grek ashtu si dhe për pakicat e tjera për tetë vjet me radhë nuk u vu re ndonjë ndryshim i dukshëm si në fushën e lirive dhe të drejtave, si në infrastrukturë, institucione, shëndetësi, arsim etj. "Ne, do t’i kthejmë minoriteteve grekë shpresën dhe besimin, do t’i krijojmë kushte të nevojshme që minoritetet në bashëkjetesë me pjesën tjetër të popullsisë të zhvillohen në të gjitha drejtimet dhe nga zona të braktisura të kthehen në zona ku gjallëria, puna, jeta dhe argëtimi të lëvrojnë”, tha Karamelo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›