E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dokle berisha s’do tja kujtojmë ´97 pasi prishi shtetin

14/06/2005  Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka kërkuar dje votën e qytetarëve të Beratit për Flamur Rogun, duke theksuar se ardhja e PD-së në pushtet rrezikon që vendi të rikthehet pas. "Berisha nuk do që ne t'i kujtojmë vitin '97– pasi atëherë ai prishi dhe shkatërroi shtetin, prishi nga themelet dhe shkatërroi ushtrinë, pasi atë vit kërcënonte me vrasje gjithë Shqipërinë. Duhet t`ju kujtohet patjetër kur Berisha donte të zgjidhej President, nga njëra anë bënte betimin për kreun e shtetit, nga ana tjetër kërcënonte Jugun me ushtri e me tanke për ta vrarë, duke u ngrirë buzëqeshjen në buzë shqiptarëve", tha Dokle në takimin elektoral. Ai theksoi se nuk do të bëjë krahasime me atë vit, "pasi e morëm Shqipërin me 5 km rrugë dhe bëmë 240 km të tilla rrugë, superstrada, autostrada, rindërtuam dhë bëmë 8126 shkolla, 568 qendra shëndetësore dhe ambulanca, rindërtuam dhe bëmë 1158 ujësjellësa në të gjithë Shqipërinë. Por edhe pse kemi arritur këto kemi ende punë për të bërë, ndaj e kërkojmë edhe për herë të tretë mandatin për të përfunduar këto projekte, që janë në vazhdim". Gjatë takimit, Dokle ka sulmuar dhe LSI-në, duke e cilësuar një parti lesh e li.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›