A duhet lënë ende i lirë aborti?
Thonë se, shqiptarët, kudo që jetojnë, dallohen për tregues të lartë të lindjeve. Thonë po ashtu se, me fëmijë e me punë nuk ngopet njeriu. Dhe ne, shqiptarët, të tillë jemi, thuajse edhe sot, kur kohët kanë ndryshuar jo pak.
Në Shqipëri, treguesi i lindjeve për 100 banorë është më i larti në Evropë, ndaj u shoqërua me rritje të shpejtë të popullsisë, e më pas me rënie nga viti në vit, sidomos pas lënies së lirë të aborteve. Po sot çiftet duan 1-2 fëmijë në qytet, ndonjë më shumë në fshat. Ky fenomen ka vite që ka filluar. Por të rinjtë gjithnjë janë njohur, dashuruar, martuar më shpesh, ndarë jo rrallë edhe, gabuar. Në të vërtetë kur aborti ishte i ndaluar, mjetet mbrojtëse mungonin. Edukimi seksual ishte tabu.
Ndaj edhe pyetjes se përse nga partizan i idesë për lënien e lirë të aborteve, tanimë kërkoj ndalimin menjëherë të tij, po i jap përgjigje.
Aborti zbriti vdekshmërinë amtare, por hapi shumë probleme me karakter shoqëror. Zbriti në mënyrë të ndjeshme rritjen natyrore të popullsisë. Zbritje kaq e madhe e lindjes (2 herë për 10 vjet) ka ulur përqindjen e moshave të reja dhe rritur në mënyrë progresive atë të moshës së tretë. Nuk është normale që në një vend me 3.5 milionë banorë (1 milion të emigruar) që në çdo 6-7 banorë 1 është pensionist. Vendi për t‘u ndërtuar ka nevojë për të rinj, jo për pleq. Ka zbritur numri i të aftëve për punë. Shqipëria ka pasur akoma e ka popullsinë me moshë mesatare 15 vjeç, por rënia e treguesve të lindjeve, vdekshmëria foshnjore e lartë, emigrantët, sëmundjet e reja kanë ndikuar. Ndoshta sot kjo nuk ndihet. Kemi ende të papunë, por jeta vazhdon. Nesër kam bindjen se Shqipëria do të zhvillohet (sidomos industria) me ritme shumë më të larta se deri tani. Do të ketë nevojë për punëtorë të kualifikuar në industri, por jo më pak edhe për bujqësinë. Ne sot e shesim shumë lirë krahun e punës. Nesër si e gjithë bota do ta blejmë akoma më shtrenjtë. Nuk është e drejtë që kur kemi 3 herë më pak mjekë në krahasim me vendet e BE-së dhe 2 herë e gjysmë më pak infermiere e mami lejojmë çdo ditë ikjen e tyre. Kjo mund të thuhet edhe për profesione të tjera. A duhet menduar për krijimin e kushteve që të mos e braktisin vendin e vet?
Ka edhe arsye mjekësore. Abortet edhe në kushte spitalore rrisin infeksionet, pra sëmundjet e organeve gjenitale me pasoja të rënda për jetën e gruas, që mund të çojnë deri në vdekje të saj. Aborti është një ndër shkaqet kryesore të sterilitetit femëror. Dihet se në çdo 2-3 çifte që nuk kanë fëmijë, kjo është si pasojë e abortit, sidomos të parit. Pasojë kjo, që do ndihet gjithnjë e më shumë me rritjen e aborteve te vajzat e reja. Nesër ato do të pendohen për veprimin e pamatur që kanë bërë. Por steriliteti femëror ka edhe probleme të tjera, si ato ekonomike. Prindërit dhe shteti shpenzojnë shuma të mëdha parash për mjekimin e grave të tyre sterile, por shumë shpesh pa rezultate. Ai rrit në mënyrë të ndjeshme numrin e divorceve. Jo më kot populli thotë "çifti pa fëmijë, si muri pa llaç, era më e lehtë e rrëzon". Aborti ka ndikim të madh në vdekshmërinë foshnjore, pasi rrit shumë sëmundshmërinë te fëmijët e porsalindur kryesisht, sepse shkaktohen nga mikrobe rezistente ndaj antibiotikëve që ende sot rrisin vdekshmërinë te fëmijët, apo numrin e atyre të lindur me peshë të vogël (1000-2500 gramë). Vdekshmëria e tyre në javën e parë të lindjes (sipas të dhënave tona dhe literaturës mjekësore në vendet e BE-së është 30 herë më e lartë sesa të lindurit mbi këtë peshë. Këta fëmijë përbëjnë 80% të vdekjeve në javën e parë dhe më shumë se gjysmën e atyre të vitit të parë. Ata rriten 2 herë në krahasim me treguesin normal te gratë pas dështimit të parë dhe 3-4 herë te gratë për dy a më shumë aborte. Kjo do të ndihet sidomos me rritjen e madhe të aborteve te moshat shumë të reja. Treguesi do të jetë shumë më i lartë, sidomos do të rritet shpeshtësia e fëmijëve të lindur me peshë tepër të vogël, prognoza e të cilëve për jetën është gjithmonë e dyshimtë.
Por kohërat kanë ndryshuar. Krejt ndryshe nga dikur, sot, shqiptari është i strehuar, vishet dhe ushqehet shumë herë më mirë se më parë. Në kushtet e reja, kur niveli ekonomik, social e kulturor i popullit është rritur, mjetet mbrojtëse nga shtatzënitë e padëshiruara ekzistojnë. Ndaj duhet medoemos që aborti të mos jetë më i lirë, sepse shkakton shumë shqetësime në jetën shoqërore të vendit tonë. Nuk duhet lejuar më që si pa gjë të keqe, kundrejt një pagese qesharake, vajzat e reja shkojnë nga rruga në institucionet mjekësore, shpesh jo me emrin e tyre të vërtetë të dështojnë dhe jo rrallë ikin pas pak orësh pas operacionit. Aborti është operacion.
Mendoj se për të pakësuar ndikimin negativ që mund të shoqërojë ndalimi i shtatzënive të padëshiruara, duhet që të të kualifikohet puna për edukimin higjieno-sanitar të popullatës me biseda direkte që janë harruar. Duhen theksuar dëmet që shkakton aborti për gruan dhe fëmijët me të gjitha moshat në qytet dhe fshat. Duhet të forcohet dhe kualifikohet puna për edukatën seksuale, duke filluar nga shkolla 9-vjeçare. Duhet të ketë furnizim të përhershëm me prezervativë, por jo vetëm të farmacive, por edhe të të gjitha qendrave shëndetësore dhe të jepen falas e pa kufizim. Duhet të binden femrat, sidomos minorenet, që mos të lejojnë kryerjen e aktit seksual pa prezervativ. Të mësohen meshkujt, sidomos të rinjtë, për mënyrën e përdorimit, pasi shumë nuk e dinë.
Në vendin tonë abortet të lejohen nga një komision i veçantë me një mjek patolog dhe obstetër të ndershëm e të pakorruptuar, sepse ashtu siç po e nxin shtypi shërbimin mjekësor, duhet që shqiptarët të mjekohen jashtë shtetit. Kurse unë mendoj se punonjësit e shëndetësisë nuk i harrojnë këshillat e shkrimtarit të madh Çehov (pak e dinë se ka qenë mjek), i cili ka thënë se "mjekët duhet të kenë gjithçka të bukur, edhe fytyrën, edhe trupin, edhe shpirtin". Jam i bindur se kjo mbizotëron në shërbimin mjekësor shqiptar. Ndërsa të korruptuarit së shpejti koha ka për t‘i hedhur në kosh të plehrave.