E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, MASH-it: Kur do të fillojmë masterin

"Ne studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kemi përfunduar studimet e larta me sistemin ‘e vjetër‘, pra 4-vjeçar, ju bëjmë me dije se jemi shumë të shqetësuar për vijueshmërinë e studimeve tona, për ekuivalentimin e diplomës sonë nëpërmjet një viti Master (+1), me atë të sistemit ECTS të Kartës së Bolonjës 3+2, (DND)". Është kjo kërkesa e këshillit studentor të Universitetit të Tiranës, që i është përcjellë dje, përmes një letre, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, si dhe rektorit të UT-së, Dhori Kule e dekanit të Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj. Përfaqësuesit studentorë në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet kësaj letre kanë kërkuar nga drejtuesit e Arsimit që t‘i japin një përgjigje në një afat sa më të shkurtër pyetjes nëse Ministria e Arsimit ka një afat zyrtar se kur do të fillojnë këto studime, kuotat dhe tarifën e shkollimit. Ata kanë theksuar gjithashtu se ky është një shqetësim i mbi 120 studentëve të Fakultetit Histori-Filologji, si dhe i fakulteteve të tjera simotra, ose jo, të Universitetit të Tiranës dhe më gjerë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›