A duhet të flasë dikush?
Duket se ka një kor antishqiptar në rajonin e Ballkanit këto kohë, kur Shqipëria është e zënë me fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Disa ditë më parë, Instituti amerikano-helenik bëri një deklaratë kundër qeverisë së Shqipërisë për shkelje të të drejtave të minoritetit grekfolës në Shqipëri. Ky institut citonte se janë shkelur të drejtat e këtyre minoritarëve në zonën e Himarës, se në 2008 qenka zënë një hapësirë toke për ndërtim dhe ajo i përkiste kishës ortodokse greke. Ne nuk dimë se ka një kishë ortodokse greke në Shqipëri. Në botë ka kishë katolike, kishë ortodokse, xhami myslimane, sinagogë hebraike, sinagogë kineze, indiane, budiste etj., dhe këto nuk emërohen me emrat e vendeve ku praktikohen. Tre të parat janë rreth 1900 vjet, që u përhapën falë njerëzve të ditur që njihnin shkencën e kohës dhe u përhapën me ndihmën e perandorëve dhe në popull. Të tjerat janë më të vjetra dhe në themel kanë pasur njeriun e ditur. Deri në shekullin IX, kisha katolike sundonte në territoret e Europës, Ballkanit dhe një pjese të Azisë (Turqisë, Palestinës etj). Ndarja e saj me ortodoksinë ndodhi përfundimisht në shek. IX. Vitet 600 deri 900 njohën forcimin e kishës ortodokse dhe përhapjen e saj edhe në Rusi. Kësaj periudhe i përket forcimi i xhamisë myslimane. Priftërinjtë e Malit Atos e përpunuan kishën ortodokse, siç përpunuan gjuhën e re greke dhe ajo u forcua gjatë periudhës së Bizantit, me qendër në Stamboll. Sllavët zbritën pas viteve 500-600 në zonën e Ballkanit, por nuk kishin ortodoksinë me vete, se ajo lindi më vonë. Në territoret e Ballkanit jetonin shqiptarë, grekë, para se të vinin sllavët, dhe të dy këta popuj kanë qenë aktorët kryesorë që jetuan dhe morën pjesë në krijimin e kishës katolike, sidomos nën sundimin e Perandorit të Romës, Konstandini, shqiptar nga Nishi i sotëm. Por dhe në krijimin e kishës ortodokse kontribuuan shqiptarët, jo vetëm grekët, pasi deri në shek. IX flisnin gjuhë të një rrënje. Natyrisht, u përket historianëve të ndalen në këto elemente, por i përmendëm për të theksuar se nuk ka kishë ortodokse greke, por kishë ortodokse. Emërtimi i tillë për një vend, lë në hije vendin tjetër fqinj, i mohon vlerat e kontributin dhe krijon ndasi politike, urrejtje, mospërfillje, kur kisha ortodokse është një, pavarësisht nga popujt që e kanë përqafuar dhe e përqafojnë, pavarësisht nga gjuha që flitet në secilin vend. Instituti në fjalë kërkon të krijojë ndasinë dhe të nxisë urrejtje politike. Ky institut shkon dhe më tej e kërkon të konsiderojë censusin e popullsisë që u zhvillua para dy vjetësh në Shqipëri të ndërtuar kundër minorancës grekfolëse në Shqipëri dhe i kërkon qeverisë së SHBA të ndërhyjë në qeverinë shqiptare të ribëjë censusin.
Në fakt ky Institut nga ana e vet bën mirë, pasi pagesën e marrë nga kisha ortodokse në Greqi dhe qeveria e shtetit të Greqisë e shpërblen në mënyrë të hapur, duke bërë politikë. Në Shqipëri nuk ka një institut të tillë, por as në SHBA ku ka mbi dyqind mijë shqiptarë, që herë pas here të bëjë deklarata të shkruara për mohimin e gjuhës shqipe në Greqi, për shkatërrimin e tesutit njerëzor shqiptar në Greqinë e sotme. (Është shembull i panjohur në botë që për 200 vjet të asimilohen e të eliminohen shqiptarët që përbënin shumicën në Greqi, që fitoi pavarësinë nga Turqia me ndihmën e Rusisë dhe Europës. Ka shembull dhe në Serbi, ku nga 1878, zona e Nishit e deri në kufi me Maqedoninë e Kosovën e Sanxhakun, shqiptarët u eliminuan me shfarosje të dhunshme nga territoret e veta. Në të dyja këto raste politikën e asimilimit dhe shfarosjes e kryesoi kisha ortodokse në të dyja vendet, që drejton politikat e qeverive dhe ka mbështetjen e madhe të Rusisë.) Europa hesht, por së paku të mos heshtë ky lloj instituti, po të krijohet dhe në Europën që kërkon të bashkohet dhe më shumë. Nuk mund të krijohet vetvetiu pa mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë, pa mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, pa mbështetjen e diasporës së pasur shqiptare (që fatkeqësisht ajo ortodokse e ka lidhur veten me kishën ortodokse të Greqisë së sotme), por dhe të miliarderëve shqiptarë të sotëm, që e kanë harruar komplet këtë çështje dhe ndjekin këtë apo atë parti politike, që janë të përkohshme dhe interesat e kombit janë të përjetshme. Këto lloj institutesh bëjnë opinion, informojnë në mënyrën e tyre qeverinë, institucionet ndërkombëtare, ndërtojnë opinione edhe kur nuk kanë baza reale. E rëndësishme për këto lloj institutesh është të ndërtojnë atë që u intereson politikave të shteteve të tyre e kishave të tyre. Populli thotë: “Më mirë të dalte syri se nami”. Kështu kanë vazhduar e vazhdojnë ndër vite këta organizma të paguar.
-3-
Deklaratat e tyre nuk janë të rastësishme, bëhen në vijimësi kur i duhet politikës së vendit e kishës që i paguan, por dhe qendrës që i drejton këto kisha.
Pas kësaj deklarate, në Shqipëri, ku po bëhet një betejë e vërtetë për të marrë a mbajtur pushtetin nga grupimet politike të së djathtës e së majtës (kështu emërtojnë veten) pjesëtarë të minorancës grekfolëse shpejtuan të kërkojnë në fjalimet e tyre elektorale anulimin e censusit të popullsisë, sepse qenkan mohuar të drejtat e minoritetit grekfolës. Natyrisht, këto deklarata i regjistron dhe Këshilli i Europës dhe Komuniteti Europian, qeveria e Shtetit të Greqisë, dhe qeveri anëtare të Komunitetit Europian, që nuk e duan Shqipërinë të bëhet dhe më e mirë, dhe i kthejnë këto deklarata në të vërteta të pamohueshme, se në Shqipëri po shkelen të drejtat e minoriteteve, gjë që nuk është aspak e vërtetë dhe reale. Nuk ka minorancë në Evropë a në Ballkan që të ketë të drejta dhe të jetë i përfillur thuajse më mirë se shumica e popullsisë sesa në Shqipëri.
Çfarë ndodh më tej? Në Parlamentin e shtetit të Greqisë, është po një arvanit (pra shqiptar i vjetër i Greqisë) që kërkon të mbrohen të drejtat e minoritetit grekfolës në Shqipëri, që historia e Shqipërisë duhet të ndryshojë e MPJ e Greqisë duhet të ndërhyjë, se në tekstet e historisë së Shqipërisë flitet për toka shqiptare në Greqi, flitet për gjenocid kundër çamëve etj. Ky arvanit, që quhet Papas dhe e lexon dhe e flet mirë gjuhën shqipe, e pyet MPJ e shtetit grek: “A do e votojë shteti grek hyrjen e Shqipërisë në BE?” Ndërsa ushtarakët e lartë të ushtrisë së shtetit të Greqisë që janë në pension, por që u frynë shumë me paratë e taksapaguesve të vendeve të BE-së, për të blerë miliarda euro armatime, se gjoja janë në armiqësi me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë, kërkojnë që, edhe pse kanë marrë shtetësinë greke, shqiptarët që jetojnë atje nga 20 vjet, nuk duhet të merren në shërbim ushtarak, se mund të dëmtojnë interesat e këtij shteti të fryrë në mënyrë artificiale me ndihmën e Rusisë, Anglisë dhe Francës, që nga 100 vite më parë. Përse, thonë ata? Sepse nuk kanë krijuar akoma ndërgjegjen kombëtare greke, që është ndryshe nga shtetësia greke. Cila është ndërgjegjja kombëtare e tyre? Kisha ortodokse, që komandon politikën e shtetit të Greqisë. Kështu ndodh dhe me Serbinë. Të dyja këto shtete e kanë qendrën e ndihmës në Rusi dhe Europa
e Bashkuar bën një sy të mbyllur. Sipas tyre minoranca grekfolëse ka ndërgjegje kombëtare greke e jo shqiptare, sepse qenkan të fesë ortodokse, që ata e quajnë ortodokse greke, siç gabimisht e quajnë dhe në shumë vende të tjera në Europë e gjetkë. Pra instituti i mësipërm qëlloi në shenjë, siç bën herë pas here, duke krijuar lobing pozitiv dhe në Kongresin Amerikan. Policia greke, në vijim të kësaj filloi të mos lejojë qytetarë shqiptarë të kalojnë kufirin nëse nuk kanë 5000 euro me vete. Herë pas here kjo polici, me udhëzim nxjerr diçka, për t’u kujtuar shqiptarëve se nuk janë të një klasi me grekët…
Nuk mbeten jashtë kësaj edhe kishat maqedonase, serbe, ruse, malazeze etj. Vetëm disa ditë më parë, me urdhër të kishës ortodokse në shtetin shumëkombësh të Maqedonisë u shkatërrua shtëpia-muze e gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit, ku deri në 1912, popullsia shumicë ishte shqiptare. (sot, edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur e kanë të vështirë të mbijetojnë, pasi persekutohen. Shumë nga ata janë kthyer në besimin ortodoks, që të mbijetojnë dhe kanë ndërruar dhe emër e mbiemër. Opinioni i sllavëve të këtij vendi i konsideron shqiptarët si armiq. Kështu ushqehet ky opinion dhe BE-ja hesht. A duhej të fliste ndokush në shtetin e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës e gjetkë për këtë vepër armiqësore ndaj kulturës e gjuhës shqipe? Patjetër duhej të fliste, siç duhej të fliste dhe për deklaratën e institutit amerikano-helenik e deklaratën e të ashtuquajturve që kanë fituar ndërgjegje kombëtare greke.
Kisha ortodokse serbe thirri në raport qeverinë serbe për marrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës për heqjen e strukturave paralele në veri të Kosovës, të ndërmjetësuar nga BE, me ndihmën e SHBA. Kryetari i kishës ortodokse serbe, Irinej deklaroi ato ditë se “nuk e japim Kosovën”, ndonëse ish- presidenti Tadiç deklaroi se “Kosova nuk është zemër e Serbisë”. Për kishën ortodokse serbe është, kështu është dhe për kishën ortodokse të Rusisë, ku jo vetëm Kirili, patriarku rus, por dhe Presidenti rus Putin, deklaruan se nuk do ta humbasin Kosovën. BE-ja mjaftohet duke thënë se kjo është marrëveshje historike. Do të ndalemi në një shkrim tjetër për këtë çështje. Askush nuk foli në Shqipëri, së paku një fjalë që të regjistrohet diku.
E njëjta gjë këto ditë dhe në fshatin Martinaj në Malin e Zi: Arrestohen 22 shqiptarë, sepse kundërshtuan të ngrihet kisha ortodokse serbe, siç e kanë zakon të thonë, aty ku nuk ka ortodoksë, as serbë, as malazezë. A foli dikush në Shqipëri apo në ndonjë institut brenda e jashtë Shqipërisë? Askush. A duhej të flitej, që së paku të regjistrohej diçka në BE a Këshillin e Europës? Nuk po flasim për Kongresin Amerikan, sepse nuk jemi mësuar akoma të bëjmë lobing për interesat kombëtare, por vetëm të partive. E në Shqipëri, partitë politike nuk kanë kohë të merren me mbrojtjen e interesave kombëtare, pasi janë të zëna në armiqësinë midis njëra-tjetrës, për të shkatërruar njëra-tjetrën, dhe ata që nuk e duan kombin tonë fërkojnë me kënaqësi duart dhe gëzojnë… Të shohim nëse do flitet kur të mbarojnë fushatën elektorale e të dalë qeveria e re. Presim të ndodhë diçka. Njerëz të ditur e të mirë ka.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)