A duhet të ketë plan për Mitrovicën?
Deputetë nga radhët e opozitës, në Kuvendin e Kosovës, kërkojnë që për Mitrovicën të hartohet një plan i veçantë, përmes të cilit të kthehet normaliteti në këtë qytet, ndërsa krerë të partive në pushtet thonë të kundërtën. Deputetët kosovarë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me masat që autoritetet po ndërmarrin për krijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve në Mitrovicë, përfshirë edhe krijimin e një ambienti paqësor. Deputetët nga koalicioni qeverisës u japin mbështetje përpjekjeve aktuale të autoriteteve për krijimin e kushteve për kthim nëpër mjedise të caktuara të Mitrovicës. Nga ana tjetër, deputetët opozitarë thonë se këto janë raste që dëshmojnë se, për këtë pjesë të Kosovës duhet të ekzistojë një plan dhe jo zgjidhje parciale.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se për Mitrovicën ekziston plani dhe ai është dokumenti i Presidentit Ahtisari, dokument që ka shërbyer edhe si bazë e Kushtetutës dhe ligjeve bazike shtetërore. Ndaj, sipas Hazirit, nuk ka nevojë për plane shtesë. Sipas tij, duhet vazhduar ky përkushtim.
Një plan i madh për Mitrovicën ekziston
Një plan i madh për Mitrovicën ekziston. Ai, jo vetëm që është pjesë përbërëse e Pakos së Ahtisarit, por është konvertuar në obligim kushtetues. "Plani më i madh që duhet të zbatohet lidhet me këto të drejta që, në Mitrovicë, vonë a herët, do të tregojnë se është plani më i mirë, më i qëndrueshëm dhe më i realizueshëm në Kosovë", thotë Haziri.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, është mjaft kritik ndaj institucioneve. Rastin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve që duan të kthehen në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ai e konsideron vetëm si një mbulesë që autoritetet, sipas tij, po u bëjnë problemeve të shumta në këtë pjesë të Kosovës. Daci thotë se për Mitrovicën duhet të ekzistojë një plan që do të zbatohej dhe do të shërbente për kthimin e normalitetit të tërësishëm, duke mos besuar në suksesin e zgjidhjeve parciale. "Duhet të paraqitet një program, që e miraton edhe qeveria, por edhe opozita. Një program i detajuar në kohë dhe mënyrën e realizimit", thekson Daci.
Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Kosumi, thotë se plani për Mitrovicën duhet të ekzistojë, sepse vetëm ashtu mund të fillojë zgjidhja e problemit. Deputeti Kosumi thotë gjithashtu se, përderisa nuk ka plan për Mitrovicën, duhet kënaqur edhe me veprime të tilla, që të paktën një numër i banorëve të mund të shpresojë se do të rikthehet nëpër shtëpitë e tyre. Kosumi përshëndeti vendosmërinë e EULEX-it që të mbrojë të drejtat legjitime të qytetarëve për t‘u kthyer dhe jetuar në shtëpitë dhe pronat e tyre. "Është një çështje që në parim duhet të thuhet po, duhet të ekzistojë një plan më i gjerë. Por, derisa nuk ka një plan të tillë dhe qeveria nuk është e gatshme, dhe dyshoj se ka kapacitete që të bëjë një plan të përgjithshëm, atëherë duhet të kënaqemi edhe me këtë që po shohim", thotë ai.
Sidoqoftë, autoritetet qeveritare në Prishtinë thonë se janë të vendosur që, në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare, të sigurojnë çdo qytetar se do të kthehet në shtëpinë dhe pronën e tij. Mirëpo, pranohet se rasti i Mitrovicës është specifik, për shkak të ndikimit që ka Beogradi tek strukturat e atjeshme politike që përfaqësojnë serbët lokalë, të cilët nuk pajtohen me realitetin e krijuar në Kosovën e pavarur.