E Diel, 1 Nëntor 2026

A e fsheh ende manastiri grek “Agio Oros” misterin “Ilmi Çela”?



Pas 17 vitesh, Ramazan Subashi shfaq shenja jete në një nga burgjet e kantonit Kitino të Zvicrës. Gjatë trajtimit në emisionin “Njerëz të humbur” në Vizion Plus javën e kaluar u hodhën dy pista kryesore për vendndodhjen e Ramazan Subashit. Informacionet më të shumta vinin nga Austria, ku njerëz të ndryshëm pohonin ekzistencën e 41-vjeçarit në këtë vend dhe, sipas tyre, ai ishte pajisur me pasaportë dhe ishte i martuar. Por një tjetër pistë e mundshme ishte edhe ajo e Zvicrës. Një telefonues nga Dallasi tregon se ka njohur një person me emrin Ramazan në këtë kontinent. Nga viti 1998 deri ne vitin 2000 ka qëndruar në Dallas dhe në vitin 2000 është shpërngulur në Nju Jork. Ai zotëronte shumë mirë gjuhën italiane dhe fliste pak turqisht dhe gjatësia ishte e njëjte me Ramazan Subashin. Verifikimet vazhduan intensivisht, por nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv për vendndodhjen e 40-vjeçarit. Një zotëri kontakton në redaksinë e emisionit “Njerëz të humbur” dhe tregon se Ramazan Fadil Subashi ndodhet ne shtetin zviceran, por është i izoluar, pasi kryen dënimin në një burg për vrasje. Kontakti vijon më tej me Ambasadën Shqiptare në Zvicër, e cila nga ana e saj kthen një përgjigje zyrtare, ku thuhej se Ramazani është i burgosur në një burg të kantonit të Kitinos, Zvicër. Këtë javë “Njerëz të humbur” do të arrijë të sigurojë të dhëna të mëtejshme, të cilat do të vërtetojnë kryekëput ekzistencën e Ramazan Subashit në këtë shtet. Familja e dinte të vdekur, por “Njerëz të humbur” gjen gjurmë të tij në Francë. Historia e Armando Koxhajt ka bërë një bujë të jashtëzakonshme natën e së shtunës, pasi për shumë vite familja ka dyshuar se ai nuk mund ishte më në jetë. Armando largohet nga shtëpia në datën 25 dhjetor të vitit 1999 në drejtim të Vlorës. Që prej datës 30 dhjetor familja nuk merr vesh më asgjë për djalin e tyre. Nata e së shtunës ka qenë shumë shpresëdhënëse ndaj historisë së Armandos. Të gjitha ishin të fokusuar në Paris, në një zonë afër Konsullatës Shqiptare në këtë qytet. Koordinatat e sakta të dhëna ka bërë që stafi i gazetarëve të Aida Shtinos të orientojnë shumë vullnetarë dhe korrespondentë të “Njerëz të humbur” për të verifikuar këtë pistë. Një manastir grek dhe një murg shqiptar që mistershëm ngujohet në të që prej vitit 1994 hodhi pistën më të re për ekzistencën e një 40-vjeçari nga Skrapari të shtunën mbrëma në emisionin “Njerëz të humbur”. Kjo është historia e Ilmi Çelës nga fshati Zabërzan i Skraparit, e cila daton më 16 gusht. Pasi takohet me një të afërmin e tij nga i njëjti fshat, Ilmiu niset drejt shtetit helen. Teksa qëndronin të fshehur pas disa shkurreve në një fshat të braktisur, pranë këmbëve të tyre kaloi një fuoristradë më ngjyrë të gjelbër, e cila ngriti pluhurin e rrugës dhe pas pak minutash ndaloi. Një shtetas grek, pronar i një ferme në këtë fshat të quajtur Kastraq, kërkonte një çoban për dhentë e tij. Ilmiu pranoi që të shkonte me të duke u ndarë përfundimisht edhe me shokët e rrugës. Kanë kaluar tashmë 15 vjet dhe as familja e as miqtë e tij dinë asgjë për fatin e tij. Disa gojëdhëna flasin për një pistë të frikshme, se ndoshta Ilmiu mund të jetë ekzekutuar nga pronari i tij grek për motive të dobëta. Por ky lajm nuk u konfirmua asnjëherë, mbeti thjesht në kuadrin e disa të thënave pa një bazë të qëndrueshme. Gjatë trajtimit të këtij rasti të shtunën mbrëma në Vizion Plus, në “Njerëz të humbur”, emigrantë të shumtë telefonuan për të dhënë ndihmën ë tyre vullnetare ne lidhje me pistën më të mundshme deri tani, atë të manastirit. Një shqiptar me emrin Ilia dhe me moshë relativisht të njëjtë më atë të Ilmi Çelës që kërkohet, ka hedhur dyshimet më të mëdha se shqiptari nga fshati Zabërzan i Skraparit mund të ndodhet i ngujuar aty. Misteri “Ilmi Çela” nuk do të mbyllet këtu, por do të vazhdojë derisa “Njerëz të humbur” të zbulojë çdo detaj të zhdukjes së këtij shqiptari të humbur. Sonte “Njerëz të humbur” do të servirë: Vazhdojnë ende kërkimet për Armando Koxhajn në Francë? Cilat janë rezultatet e kërkimeve më të fundit për të? A fsheh Agio Oros misterin Ilmi Çela? Pse është ngujuar aty dhe a ka mundur të depërtojë “Njerëz të humbur” në këtë manastir? Një pako kujtimesh do t`i dhurohet sonte një familjeje. Cila është historia e kësaj pakoje? Njihuni sonte me personazhet e kësaj historie dhe përjetoni emocionet e një takimi të mundshëm në “Njerëz të humbur” ora 21:00 në Vizion Plus.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›