FMN-ja vë alarmin: Inflacioni në Shqipëri më i lartë në 2008-n
Fondi parashikon se norma mesatare e inflacionit do të jetë 4.2 për qind. Kriza e çmimeve do të prekë rajonet e Europës Qendrore dhe Lindore
Ervin Koçi
Çmimet e shtrenjta dhe inflacioni gjithmonë në rritje do ta shoqërojë ekonominë e brishtë shqiptare edhe për vitin 2008. Ky konkluzion ka dalë nga një studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, i pasqyruar në raportin e fundit mbi Parashikimet e Ekonomisë Botërore. FMN-ja vlerëson se niveli mesatar i inflacionit në vend gjatë 2008-s do të jetë 4.2 për qind, me një rritje prej 1.3 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë, kur norma mesatare e inflacionit ishte 2.9 për qind. Kriza botërore e çmimeve të artikujve ushqimorë do të prekë sipas FMN-së të gjithë rajonin e Europës Qendrore dhe atë Lindore, ku norma mesatare e inflacionit do të jetë 6.4 për qind. Çmimet, sipas FMN-së, pritet të normalizohen vetëm në vitin 2009, kur inflacioni mesatar është parashikuar të bjerë në 2.9 për qind. E thënë ndryshe, viti 2008 pritet të jetë i kripur për të gjithë qytetarët, por pasojat më të rënda pa dyshim, do t‘i ndjejnë ata me të ardhura të ulëta. Pothuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare janë duke bërë parashikime pesimiste në lidhje me ecurinë e ekonomisë botërore gjatë këtij viti. Kësaj prirjeje nuk ka se si t‘i shpëtojë as Shqipëria, e cila vuan nga prodhimi i pakët vendas dhe paaftësia e bujqësisë për të furnizuar tregun e brendshëm.
Inflacioni
Kriza e çmimeve u konfirmua vetëm tri ditë më parë nga Instituti i Statistikave, i cili publikoi se norma e inflacionit për marsin ishte 4.6 për qind. Por Banka Botërore, nga ana tjetër, paralajmëron se kjo krizë mund të ketë pasoja më të mëdha se sa thjesht një rritje e çmimeve dhe rëndim i buxheteve të familjarëve. Pradeep Mitra, krye-ekonomist i Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe atë Lindore, deklaroi për mediat e huaja se një rritje relative me 5 për qind e çmimit të ushqimeve rrezikon të rrisë me 2 pikë përqindje numrin e të varfërve në vende si Shqipëria, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ky është rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga rritja e çmimeve, krahas atij të goditjes së buxheteve të familjarëve.
Paralajmërimet
Ndërkohë që çmimet e larta shkojnë në favor të ekonomisë bujqësore, të varfrit vuajnë gjithnjë e më shumë nga uria. Me çmime të tilla, ata nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin e përditshëm. Ndër arsyet që përmenden për zhvillime të tilla janë kërkesa e lartë globale: trysnia që ushtrohet ndaj çmimeve për shkak të përdorimit gjithnjë e më të madh të biokarburanteve që prodhohen nga misri. Sipas prognozave të Bankës Botërore, çmimet për ushqimet do të vazhdojnë të rriten jo vetëm këtë vit, por edhe në të ardhshmin. Vetëm pas kësaj pritet që ato të pësojnë një rënie të lehtë. Nga njëra anë është rritja e shpenzimeve. Shumë fermerë ndjejnë rritjen e çmimeve te plehrat kimikë apo tek energjia. Nga ana tjetër kemi një rritje rekord të kërkesës dhe prishje të ekuilibrit kërkesë-ofertë në disa sektorë nga tregjet emergjente ku vjen edhe lënda e parë dhe agrare. Për këtë arsye, ky problem nuk mund të zgjidhet aq shpejt.
12 Prill 2008