A e perjetojme krizen ekonomike?
Nga Isidor Koti
Pertej te perditshmes se ngarkuar me presionin gjitheplanesh te politikes ne vend ne prag te zgjedhjeve parlamentare, situata ekonomike rreh pulsin real te qytetareve. Dyndja e informacioneve nga fusha e financave dhe paqartesia e tyre shtojne dilemat nese do te permiresohet situata apo do te precipitoje ne dhembje te forte qe mund te shkaktojne renie drastike te nivelit te jeteses. Optimizmi i ministrit Bode, i cili parashikoi keto dite nje rritje vjetore prej 4-5 % te ekonomise ne vend u shoqerua me raportin e FMN-se qe e ul ne dhjete here me pak kete shifer, nderkohe qe askujt nuk i interesojne shifrat, por vetem xhepat. Ne rremujen e lojes statistikore, matricat qytetare koordinojne raportin se sa fusim dhe sa nxjerrim nga xhepi.
Te gjithe ankohen ne kete periudhe dhe sinjalet kryesore nuk vijne vetem nga buxhetoret, por edhe nga biznesi. Dhoma e Tregtise dhe Industrise i ka kerkuar qeverise shqiptare qe te institucionalizoje nje tryeze te perbashket qeveri-biznes per te paraprire efektet negative te krizes. Eshte e qarte se hapja e ekonomise sone, orientimi i shkembimeve tregtare me vendet qe jane ne krize natyrisht qe ka efekte te reflektimit te saj. Biznesi nuk mund te jete me i qete kur sheh se bankat jane gjithnje e me doreshtrenguara ne kreditimin e biznesit, kur tregut ka filluar t'i mungoje likuiditeti, apo kur remitancat qe jane burim konsumi dhe investimi kryesisht per biznesin e vogel, po bien. Te gjitha keto argumente kane nje arsyetim te justifikuar dhe nuk mund te konceptohet lenia menjane e interesit te biznesit ne kete kohe.
Eshte per tu marre ne konsiderate dhe shume seriozisht raporti i fundit i Bankes Boterore qe e vendos Shqiperine ne listen e vendeve qe do te varferohen vecanerisht shume nga rritja e papunesise mes emigranteve. Bashke me Moldavine dhe Taxhikistanin, vendi yne numeron 1.2 milione te punesuar jashte dhe gati 400 mije vete te punesuar brenda vendit. Ulja e remitancave me rreth 473 milione euro jane te ardhura qe u mungojne shqiptareve dhe sipas studimit me shume rendojne tek te varfrit. Nje nga sugjerimet e eksperteve per zbutjen e pasojave eshte perqendrimi ne ruajtjen e vendeve te punes, mbrojtjen e njerezve dhe stabilizimin e sektorit financiar. Sipas te dhenave te fundit, shqiptaret qe jetojne nen minimumin jetik jane pakesuar nga 1 milion vete ne vitin 1998 ne 373 mije ne vitin 2008, sipas te dhenave zyrtare. Por nje pjese e konsiderueshme prej tyre, mund te kthehen ne statusin e te varfrit brenda dy viteve te ardhshme.
Ne kete kuader, nderkombetaret vleresojne se brenda vitit 2010, per fat te keq, rreth 35 milione njerez do te rikthehen ne statusin e te varfrit dhe te dobetit. Kjo eshte nje krize njerezore qe po rritet pa zhurme, e mbytur nga lajmet per krizen financiare dhe ekonomike boterore. Problemi me i madh eshte se, sipas vleresimeve te Bankes Boterore, kriza ka gjasa qe te preke jo vetem rritjen ekonomike te dy viteve te ardhshme, por edhe potencialin e rritjes ekonomike ne terma afatgjate ne rajon. Me shume se nje e treta e njerezve qe dolen nga varferia gjate dhjete viteve te fundit, rrezikon te kthehet serish nen minimumin jetik, si pasoje e krizes aktuale ekonomike ne rajonin e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore.
Ne anketen e fundit te Zerit te Amerikes, u vu re se shqiptaret e perjetojne krizen. Pyetjes: "A mendoni se kriza financiare do ndikoje ne vendin tuaj?, 80 % e te anketuarve iu pergjigjen PO, ndersa 20 % iu pergjigjen negativisht. Kriza ekonomike globale natyrisht qe ndikon ne ngjarjet e jashtme boterore, por mundet te thuhet me plot gojen se ka hyre edhe ne Shqiperi. Kjo vihet re qe ne kursin e kembimit valutor, ne cmimet e banesave dhe madje ne artikujt ushqimore me jetike. Shqiperia po e perjeton furtunen e ketyre koheve te turbullta, ndonese ka nje inflacion te ulet.
Ne keto rrethana, pyetjes nese e ndiejme ose jo krizen ekonomike, dikush mund t'i pergjigjes qe gjate gjithe kohes ne kemi qene ne krize, por kjo e tanishmja eshte sfumuar me lezet per te mos frikesuar shqiptaret, te cilet de-fakto e pranojne krizen, ndersa institucionet de-jure nuk e kane shpallur ate. Jemi ne vit elektoral dhe eshte e kuptueshme qe qeveria s'mund te beje gabime te kesaj natyre, por per te treguar sukseset rrit pagat dhe pensionet. Ceshtja eshte cfare do te ndodhe pas 28 qershorit...