E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Financial Times" Mireserdhe Shqiperi!

Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian eshte nje prej sukseseve te tij me te medha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbeshtetur shtetet e brishta ne Ballkanin Perendimor, perfshire ketu edhe Shqiperine

Me goditjen qe ka marre Bashkimin Evropian nga kriza ekonomike, argumentet kushtetuese dhe brengat rreth marredhenieve me Rusine, do te ishte e lehte per udheheqesit e saj te shohin pertej kerkeses formale te Shqiperise se vogel per tu bere anetare e Bashkimit Evropian. E lehte por e gabuar. Zgjerimi i BE-se ne lindje eshte nje nga sukseset e saj me te medha. BE mund te zmadhohet nga perfaqesimi i shteteve te brishta te Bashkimit Perendimor, duke perfshire ketu edhe Shqiperine.

Ky hap i Tiranes vjen vetem pak dite pasi shtetet e BE pranuan nje aplikim per hyrjen e Malit te Zi, fqinje. Shqiperia mund te duhet te prese disa muaj per nje visto te Brukselit. Por nga ana tjeter eshte mjaft e drejte qe Brukseli kerkon te shoh nese zgjedhjet e Qershorit do te jene te standardeve te BE-se. Por pervec kesaj te dy vendet duhet te nisin periudhen disa vjecare te negociatave te veshtira me BE-ne.

E gjithe kjo eshte e mirepritur: Brukseli duhet te mbajne te ndezur procesin e zgjerimit, deri ne momentin qe te hasen veshtiresi serioze.

Turqia dhe Kroacia, dy vende qe tashme jane ne fazen e vendit kandidat kane hasur veshtiresi. Me Turqine, ka nje mungese te madhe vullneti nga ana e politikaneve ne BE, situate e cila ka gjeneruar pakenaqesi te medha ne Ankara. Me Kroacine problemi madhor eshte problemi i kufirit me Sllovenin, i cili ka bere qe Lubjana ta bllokoj progresin e Zagrebit.

Kater vendet e mbetura te Ballkanit Perendimor, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova te gjithe do te perballen me sfida te medha perpara se te nisin bisedimet. Serbia duhet te kapi Ratko Mlladic, dhe gjeneralet Serbo-Boshnjake te kerkuar per gjenocid. Bosnja duhet te tregoj nje kohezion te madh permes ndarjeve te saj etnike. Maqedonia duhet te zgjidh ceshtjen e emrit me Greqine dhe Kosova duhet te kete nje njohje sa me te gjere per pavaresine e saj.

Te gjithe kandidatet, po keshtu dhe Shqiperia, duhet te bejne shume edhe per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo nuk do te jete e lehte, por do te jete edhe me e veshtire pa nje perspektive evropiane.

Nga ana tjeter, Evropa duhet te vendos shtepine e saj ne rregull. Traktati i Lisbones mund te fitoje aprovim ne perseritjen e referendumit irlandez kete vit. Nga ana tjeter nuk do te kete dhoma legale per te rinjte e futur, pervec Kroacise. BE-ja gjithashtu duhet te gjeneroje me shume mbeshtetje publike per zgjerimin e Ballkanit.

Ballkani Perendimori qe nga lufta ne Jugosllavi ka rritur pergjegjesine Evropiane. Duke e pergatitur zonen per anetaresim, eshte nje rruge per te perfunduar ceshtjet e sigurise per paqen dhe prosperitetin.

Publikuar ne numrin e djeshem te "Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›