Kosova dhe liberalizimi i vizave
Zijadin Gashi
Qeveria e Kosoves angazhohet se do t'i permbushe kriteret e parapara te BE-se, ne menyre qe te perfshihet me kohe ne procesin e liberalizimit te vizave. Ne anen tjeter, ekspertet vleresojne se Kosova mbetet ende prapa ne kete proces. Kosova nuk do te mbetet e vetmuar dhe e fundit ne rajon ne procesin e liberalizimit te vizave, thone zyrtaret e larte te Qeverise se Kosoves. Nderkohe qe njohesit e ketij procesi thone se Kosova mbetet vendi me i izoluar ne rajon dhe se liberalizimi i vizave per Kosoven do te jete i rrezikuar nga pese vendet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven. Zyrtaret e Komisionit Evropian kane pohuar se per Kosoven vlejne kriteret e njejta si edhe per vendet tjera, kur behet fjale per liberalizimin e vizave. Keshtu qe plotesimi i kritereve te parapara mbetet pune e institucioneve te Kosoves. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci beson se Kosova po punon seriozisht qe t'i permbushe te gjitha kushtet qe BE-ja i parashtron ne kete proces.
"Ne kemi pranuar nje filozofi politike qe te implementojme obligimet qe dalin per liberalizimin e vizave dhe qe ky proces te levize paralelisht edhe me proceset politike qe levizin ne Bashkimin Evropian. Ne tanime kemi marre disa vendime, ne vecanti eshte ceshtja e politikes se migrimit dhe menaxhimit te integruar te kufijve".
Po ashtu, edhe disa pergatitje teknike qe kerkohen per dokumentet e udhetimit". "Besoj qe jemi ne rruge te drejte. Ministria e Puneve te Brendshme po udheheq kete proces dhe besoj qe do t'i plotesojme te gjitha kushtet qe ne kohen e duhur te jemi pjese e procesit per liberalizimin e vizave", thote Kuci.
Ne anen tjeter, Fatmir Curri, nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri te Hapur, thote se Kosova aktualisht mbetet vendi me i izoluar ne rajon dhe se qarkullimi i lire i kosovareve mundesohet vetem ne Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi dhe Turqi. Kurse, per liberalizimin e vizave sipas kritereve te BE-se, Curri e sheh si pengese serioze mosnjohjen e Kosoves nga pese vende te BE-se. "Problemi qendron ne faktin se mosnjohja e pese vendeve te BE-se, fillimisht eshte pengese, per shkak se disa nga kushtet praktikisht kane te bejne me kete, sepse nje nga shtyllat qe duhet te nenshkruhet per procesin e liberalizimit te vizave, eshte politika e riatdhesimit apo ripranimit, qe nenshkruhet me keto vende".
"Dhe, sic dihet, ne raport me vendet e BE-se ose me vete Keshillin e BE-se, Kosova nuk mund te kete marredhenie kontraktuale, mu per shkak te izolimit te ketyre vendeve", thote Curri.
Pervec aspekteve politike, BE-ja parasheh edhe disa kritere teknike qe vendet duhet t'i permbushin ne kuader te liberalizimit te vizave. Fatmir Curri i numeron disa nga keto kritere. "Duhet edhe shume me shume te beje, si ne implementimin e ligjit per azil, pastaj ne politikat e migracionit; kemi implementimin e mirefillte te strategjise per menaxhimin e integruar te kufijve, pastaj ka shume pune jo vetem ne sigurine e dokumenteve, por edhe menyren se si menaxhohet leshimi i ketyre dokumenteve".
"Kemi degjuar zera se shume kosovare kane filluar te aplikojne edhe per pasaporta biometrike te Serbise, cka eshte shume shqetesuese", thekson Curri.
Nderkohe, zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se Kosova po i percjell levizjet ne rajon dhe se ajo nuk do te mbetet e vetmuar ne kete proces. "Kosova po i ploteson te gjitha obligimet qe i ka. Nderkohe, po punojme ngushte edhe me Komisionin Evropian dhe jemi duke i percjelle se paku ne trend edhe ne vendet e rajonit".
"Une jam i bindur qe Kosova do te jete e gatshme brenda ketij viti, ne menyre qe ne vitin 2010 apo eventualisht vitin 2011, me se largu, Kosova te jete pjese e ketij procesi. Besoj gjithsesi qe Kosova, nese nuk do te prije ne procesin e liberalizimit te vizave, nuk do te jete kurrsesi e vetmuar ose e fundit", deklaron Hajredin Kuci.
Nje ceshtje qe te qytetaret e Kosoves zgjon me shume interesim ne kete aspekt, eshte edhe pasaporta biometrike. Mirepo, pavaresisht se Kosova nuk leshon pasaporte te tille, zyrtaret thone se ajo eshte mjaft e sigurt dhe nuk paraqet problem sa i perket procesit te teresishem te liberalizimit te vizave.