"A e solli kuota gruan në vendimmarrje?
Në kuadër të programit "Gratë në politikë" të NDI dhe me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të ambasadës së SHBA në Tiranë, kjo organizatë jofitimprurëse realizoi studimin "A e solli kuota gruan në vendimmarrje?". Në këtë studim janë analizuar zgjedhjet elektorale të vitit 2009 dhe mënyra e përfaqësimit të grave në këtë fushatë. Zgjedhjet elektorale të qershorit 2009 kishin edhe një rëndësi të veçantë për sa i përket risisë së vendosjes së kuotave gjinore në Kodin Elektoral. Përvoja e 30 grave që kandiduan për deputete në zgjedhjet e fundit elektorale, 11 prej të cilave e humbën garën, 4 të tjera janë sot deputete, përfaqësuese të 9 partive politike, është sjellë në këtë studim me qëllimin për të analizuar mënyrën se si u punua për përfshirjen e gruas në politikë pas vendosjes së kuotës.
Studimi përfshin gjithashtu një prezantim të kuadrit ligjor në lidhje me barazinë gjinore në Shqipëri, një historik të pjesëmarrjes së gruas në politikë, si dhe një paraqitje krahasuese të vendeve të rajonit në lidhje me këtë temë të rëndësishme. Dje, në ceremoninë e promovimit të këtij botimi, ishin të pranishëm personalitete, përfaqësues të politikës dhe qeverisë shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, organizatave ndërkombëtare dhe NGO-ve të tjera, medias.
Rrjeti i grave "Barazi në Vendimmarrje" është një organizatë jopolitike, jofitimprurëse, joqeveritare, rrjet i grave aktive nga partitë politike, shoqëria civile dhe media. Ky rrjet është themeluar me iniciativën e grave që ishin pjesë e programit të NDI "Zhvillimi i Liderëve të Rinj në Politikë - Gratë në Advokim".