Policia, një vit pa lekët e orëve suplementare
Prej një viti, punonjësit e policisë nuk përfitojnë asgjë për punën suplementare, pavarësisht se atyre u numërohen rreth 380 orë pune më tepër sesa u takon me ligj. Sipas ligjit, ata duhet të punojnë vetëm 40 orë në javë ose në të kundërt të shpërblehen, por pavarësisht se kanë punuar më shumë, nuk u është dhënë asnjë shpërblim. Për këtë ka reaguar edhe Sindikata e Policisë, e cila shprehet se qeveria duhet të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit me mbi një pagë mujore për t‘i "nxjerrë" ata nga gjendja e rëndë ekonomike. Iniciativa për të shpërblyer uniformat blu është marrë pak ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila i ka kërkuar qeverisë që deri në fund të këtij viti të shpërblehen të gjithë punonjësit e policisë me mbi një pagë mujore, siç e parashikon ligji për punën e kryer gjatë gjithë vitit, duke u dhënë mundësi familjeve të tyre që të përballojnë vështirësitë e jetesës nga ana ekonomike. Sipas sindikatës së policisë, kërkesa bazohet në ligjin aktual të policisë për pagën e 13-të dhe në kontratën kolektive për orët suplementare, që deri tani nuk janë dhënë për uniformat blu.
Kërkesa ndaj qeverisë
Në një njoftim për shtyp, Sindikata e Policisë ka deklaruar për mediat se një kërkesë të tillë ia ka dërguar qeverisë dhe pret që ajo të marrë vendimin e duhur për këtë familjes e punonjësve të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Kjo kërkesë bazohet në ligjin e Policisë së Shtetit. Pikërisht në nenin 88 pika 5, thuhet se punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë çdo vit në fund të vitit financiar një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer gjatë gjithë vitit financiar. Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë, për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit kanë të drejtën e shpërblimit të plotë. Kjo pagë nuk përfitohet në rastet kur punonjësi është ndëshkuar me masën përjashtim nga Policia e Shtetit", sqaron Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit. Më tej, Sindikata e Policisë shpjegon se ligjet në fuqi parashikojnë edhe shpërblimet për orët suplementare. Në Kontratën Kolektive të Punës, nr. 1966, datë 03.04.2009, neni 5, shprehet se "Punëdhënësi duhet të respektojë të drejtat e punëmarrësve, sipas përcaktimit të ligjit 7961, datë 12.07.1995 (Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar), konkretisht neni 91, ku shprehet "Orët suplementare mund të kompensohen me pushim ose me pagesë shtesë jo më pak se 25% të saj. Kompensimi duhet të jepet jo më vonë se periudha 2-mujore nga dita e kryerjes së punës (shërbimit)".
Llogaritja e orëve
"Marrim shkas për këtë kërkesë, pasi në realizimin e detyrave, punonjësit e Policisë, sidomos ata të shërbimeve policore operacionale, u është dashur të sakrifikojnë orë pune suplementare, përveç kohës normale të punës të përcaktuar në ligj (40 orë javore) dhe deri tani nuk janë shpërblyer", deklaron kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta. Më tej, ai shprehet se në evidencat mujore përllogaritet që një punonjës policie për 12 muaj të vitit ka konsumuar punë suplementare, jashtë orarit të punës, mesatarisht 380 orë, e barazvlefshme kjo me mbi katër paga mujore, që deri tani nuk janë paguar. "Duke llogaritur këtu edhe shpërblimin e fundit të vitit, punonjësve të policisë u takojnë deri në pesë paga mujore", deklaron Fishta, i cili që në fillim të shkresës ka kërkuar që policëve t‘u jepet shpërblim në masën më shumë se një pagë mujore. Orët suplementare të punës janë realizuar përgjithësisht në sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve në qershor 2009, në shërbime për persona të tretë juridikë dhe fizikë publikë ose privatë (sigurimi i rendit dhe qetësisë në aktivitete kulturore e sportive), si dhe për shkak të mungesave organike në strukturat e veçanta. Siç dihet, qeveria premtoi shpërblim për policët gjatë zgjedhjeve, por deri tani nuk ka akorduar asnjë fond për këtë premtim.