Shperthimi tritol zyres se exchange tek 21 Dhjetori

Asnje i lenduar nga ngjarja vetem deme materiale. Dyshimi ngjarja per motive grabitjeje te dyqanit
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 0100 te mengjesit te djeshem tek 21 Dhjetori ne kryeqytet kur persona ende te paidentifikuar kane shperthyer nje sasi eksplozivi prane dyqanit te kembimit valutor ne pronesi te N. Hoxhes. Ngjarja eshte konfirmuar gjate dites se djeshme edhe nga te dhena te policise se kryeqytetit sipas te cilave mesohet se sasia e eksplozivit ka qene e vogel dhe se ishte vendosur ne qepenin e pikes valutore. Per pasoje jane demtuar plotesisht qepeni dhe dera prej xhami si dhe elemente te tjere anesore. Fatmiresisht nga shperthimi nuk ka asnje te lenduar nderkohe qe ekspertet po percaktojne demet materiale. Policia ka filluar menjehere hetimet per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe identifikimin e autoreve. nga burime policore rreth kesaj ngjarje mesohet se qellimi i hedhjes ne ere te kesaj pike ka qene vjedhja e saj edhe pse ne sportelet e kesaj zyre nuk ka pasur shuma parash.
Shperthimi
Nje sasi eksplozivi ka shkaktuar deme te konsiderueshme materiale ne nje dyqan te kembimit valutor ne Tirane ne zonen e 21 Dhjetorit. Ka qene ora 0100 e mengjesit te djeshem kur banore te lagjes prane dyqanit prone e N. Hoxhes jane tronditur nga shperthimi i forte i nje sasie lende plasese. Ata kane dale nga shtepite e tyre per te pare se ckishte ndodhur. Aty per aty eshte mesuar se biznesit te Hoxhes i ishte vene tritol po qe fatmiresisht nuk ishte demtuar asnje person pasi dyqani ka qene i mbyllur. Brenda pak minutash ne vend jane gjendur forca te shumta te rendit te cilat kane bere menjehere rrethimin e zones. Grupi hetimor i perbere nga eksperte xheniere e kriminaliste bene menjehere rrethimin e zones dhe pas hetimit paraprak u be e ditur se shperthimi kishte ndodhur nga eksplozivi qe ishte vendosur tek qepeni I dyqanit. Pas keqyrjes se vendit burime nga policia pohuan se si pasoje e shperthimit jane shkaterruar teresisht qepeni dhe dera prej xhami. Policia ka bere te ditur se nga sherbimet e Seksionit kunder vjedhjeve me dhune dhe arme po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Parashikuar nga neni 152 te Kodit Penal materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes.
Hetimi
Ndonese nuk ka ende asnje version zyrtar per motivin e kesaj ngjarjeje dyshimet paraprake te hetuesve te ngjarjes jane perqendruar ne pisten se tritoli mund te jete vendosur jo per shkak te konkurrences por per motive qe kane te bejne me grabitjen e mundshme te dyqanit pa perjashtuar ketu edhe ndonje konflikt te mundshem personale me pronarin Hoxha. Ne kete kuader ka qene i pari qe eshte marre ne pyetje nga hetuesit per te mesuar me shume rreth biznesit dhe lidhjeve shoqerore qe ai ka pasur. Burime nga policia thane se ne komisariat Hoxha nuk i ka vene gishtin ndonje personi per te cilin dyshonte si autori te ngjarjes. Gjithashtu ai eshte shprehur se nuk ka pasur konflikte me askend ndersa e ka pasur te veshtira ta besoje per shkaqe konkurrence.