Matura, sa pyetje do të ketë çdo fushë në letërsi
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i letërsisë po afron, ndërsa maturantët po tentojnë të hamendësojnë se çfarë pyetjesh do të ketë në provimin që do të japin. Në këtë provim të parë, gjuha shqipe do të zërë 30 për qind të testit, që përkthehet në 7 ose 8 pyetje nga totali prej 25 pyetjesh që ka provimi, ndërsa pjesa tjetër do të përbëhet nga pyetje të fushës së letërsisë. I vetmi përjashtim ka të bëjë me shkollat e mesme të përgjithshme, ku gjuha do të përbëjë 40 për qind të tezës ose 10 pyetje.
Ndarja e peshës në letërsi e gjuhë
Por, edhe brenda këtyre ndarjeve, maturantët kanë mundësi të dinë se cilat janë fushat ku ka më shumë probabilitet të kenë pyetje në provim. Në këtë mënyrë, ndër pyetjet e letërsisë më shumë se gjysma do të jenë pjesë e letërsisë shqipe, në shumicën e shkollave. Sipas tabelës më poshtë, shkollat e mesme artistike do të kenë më pak artistike do të kenë më pak pyetje nga letërsia shqipe (45 për qind e testit) e ky numër shtohet vazhdimisht deri në shkollat profesionale 3+2 vjeçare, ku ndër 17-18 pyetjet e letërsisë, 2 në tre do të jenë nga letërsia shqipe.
Ndërkaq, peshën e dytë në të gjitha provimet e zë letërsia botërore, ndërsa në fund është folklori, ku pritet të ketë 1 ose 2 pyetje. Për sa i përket gjuhës shqipe, të shkruarit zë peshën më të madhe të provimit me 2 ose 3 pyetje, ndërsa në shkollat pedagogjike, do të ketë 5 pyetje nga morfologjia. Pjesa tjetër e pyetjeve (5-6) do të përbëhen nga pjesët e tjera të lëndës.
Pyetjet e provimeve
Testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2008, për secilin nga provimet e detyruara (Matematikë dhe Gjuhë-Letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me përgjigje me zhvillim (37 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë për çdo provim të detyruar. 2 provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit dhe zhvillohen në një ditë. Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008 do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë).
Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës është i detyruar të japë riprovim lëndët e detyruara në vjeshtë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm. Në Maturën 2008, maturantët e shkollave profesionale duhet të japin Matematikën e Gjuhë-Letërsinë.
Përqindja që zë çdo fushë në pjesën e gjuhës shqipe të provimit të parë
Fushat Shkolla drejtimi natyror Shkolla pedagogjike Shkolla artistike, koreografike e sportive Të gjitha shkollat e tjera
1. Drejtshkrim 4% 3% 4% 3%
2. Morfosintaksë 5% 20% 5% 3%
3. Stilistikë gjuhësore 3% 4% 3% 3%
4. Kulturë gjuhe 3% 3% 3%
5. Leksikologji 3%
6. Njohuri për gjuhën 5% 5% 4%
7. Të shkruarit 10% 10% 10% 10%
Përqindja që zë çdo fushë në pjesën e letërsisë të provimit të parë
Fushat Shkolla -seksionet dygjuhëshe Shkolla të gjuhëve të huaja Shkolla profesionale 3+2 dhe 5 vjeçare Shkolla – drejtimi natyror Shkolla pedagogjike Shkolla artistike, koreografike dhe sportive Të gjitha shkollat e tjera
1. Folklor 4% 8% 6,6% 5% 5% 5% 6,6%
2. Letërsi shqipe 52% 48% 66% 50% 60% 45% 51,8%
Letërsi e vjetër shqipe 4%
Rilindja 12% 12% 20% 15 % 10 % 5% 9,9 %
1912-1939 16% 20% 26% 20% 25% 20% 23 %
bashkëkohore 20% 16% 20% 15% 25% 20% 18,9 %
3. Letërsi botërore 44% 44 % 26% 45% 35 % 50 % 39,5%
Antike 8% 8% 6% 5% 5% 5% 6,6 %
Mesjeta 4% 5% 5% 3,3 %
Rilindja evropiane 8% 8% 13,3% 10% 5% 10% 6,6 %
Romantizmi 8% 8% 5% 5% 5% 3,3 %
Realizmi 8% 8% 10% 10% 10% 6,6 %
Modernizmi i shek xx 8% 12% 6.6% 10% 10% 15% 13,1 %