Vazhdojnë protestat e emigrantëve mysliman në Greqi

Ditën e premte, komunitetet myslimane nga Pakistani, Afganistani, Iraku, Bangladeshi, Siria, Jordania, Kurdistani dhe vende të tjera arabe, së bashku kanë qenë të vendosur për të protestuar në mënyrë paqësore. Mesa duket, protestat e emigrantëve myslimanë do vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë, derisa policia të kërkojë falje publike. Kjo është një nga kërkesat më kryesore të emigrantëve myslimanë, të cilët po ndeshen me sulmet kundra tyre.
Komuniteti shqiptar, ashtu si edhe trazirave të dhjetorit të vitit të 2008, edhe këtë radhë u ka qëndruar larg protestave të dhunshme, duke mos krijuar asnjë incident të vogël. Ditën e sotme emigrantët e komunitetit mysliman, që llogariten në 700-800 mijë, do të organizojnë një tjetër protestë me kërkesa për xhami dhe varreza. Një premtim, që bën fjalë për mbi 60 vite me radhë. Për këtë protestë, komuniteti mysliman i bën thirrje përfaqësuesve nga vendet; Pakistan, Afganistan, Irak, Bangladesh, Siri, Jordani, Kurdistan dhe vende të tjera arabe, që së bashku janë të vendosur për të protestuar ndaj veprimit të policisë në grisjen e Kuranit dhe më pas djegien e xhamisë në sheshin e Atikës. Lidhur me protestat e mëparshme, emigrantët myslimanë kanë kërkuar falje për dëmet e shkaktuara në dyqane dhe makinat, ku u bënë edhe 44 arrestime. Këto protesta kanë zgjuar më së fundi partitë parlamentare, po edhe vetë kishën greke, e cila nga ana e saj është dakord për ngritjen e një xhamie dhe varrezave në Athinë për komunitetin mysliman. Sulmet e përditshme kundra emigrantëve janë bërë tashmë një fenomen i zakonshëm në këtë vend, përball indiferentizmit të shtetit grek. Emigrantët e komunitetit mysliman, të vetëm mundohen të përballojnë sulmet raciste të disa organizatave fashiste. Rasti i djeshëm i zjarrit në kishën Agio Panteleimon dhe ndërhyrja e 15 zjarrfikësve me 5 automjete, përballë turmës së grupeve që hidhnin parulla raciste, tregon qartë se ky fenomen sa vjen dhe po merr përmasa të jashtëzakonshme. Keqtrajtimet e emigrantëve, përball indiferencës së banorëve fqinjë vendas, sulmet dhe kontrollet policore kundra emigrantëve, keqtrajtimet nga forcat policore, përbëjnë këtu edhe një fenomen tjetër shqetësues për komunitetin mysliman. Djegia e një kulti fetar ne sheshin kryesor në Atiki, reagimi i vendasve për largimet e kulteve të ngritura nga vetë emigrantëve përbëjnë një dhimbje koke edhe për vetë qeverinë aktuale. Partia LAOS me anën e kryetarit Jorgo Ksarraxhaferri është shprehur se emigrantët nuk erdhën të ftuar në një vend Ortodokisë, prandaj duhet të largohen.
-Policia të kërkojë ndjesë
Qëndrim ka mbajtur edhe kandidati për deputet i komunitetit mysliman në Trakë, me profesion mësues, Achmetzik Ritvan. Mendoj se nuk kishte asnjë rëndësi për praktikën e policisë grisja e Kuranit. Unë mendoj se polici duhet të kërkojë një ndjesë nga myslimanët, të cilët janë në Greqi, është shprehur në një intervistë në lidhje me ngjarjet javën e kaluar, kandidati për deputet i partisë Demokracia e Re
-Partia Komuniste e Greqisë në mbrojtje të emigrantëve.
Me anën e një peticioni, drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Prokopis Pavlopulos, për problemin e emigrantëve të komunitetit mysliman, përfaqësues të partisë komuniste greke me anën e Spiro Hallvazhi dhe eurodeputetes Leta Metoniu i kanë drejtuar ministrit lidhur me ngjarjet e fundit e që po marrin përmasa të mëdha nga dita në ditë. Janë sulmet kundra emigrantëve që janë bërë pothuajse fenomen i përditshëm, duke keqtrajtuar dhe plagosur me thikë e çdo mjet tjetër kanë ngritur në këmbë partitë dhe organizatat e majta, që me të drejtë dinë të dënojnë ashpër sulmet raciste dhe ekstremiste të disa organizmave. Në një kohë, kur disa parti të majta mbrojnë emigrantët, zv/ministri i Brendshëm, z. Markojanis është shprehur se emigrantët kanë zgjedhur Greqinë për të prishur qetësinë dhe ekuilibrin, duke mos dënuar dhe gjetur arsyen dhe shkakun e dhunës. Kjo gjë tregon se për këtë vend fajin gjithmonë e kanë të huajt.
-Kreu i kishës greke: Dhuna në emër të çdo feje është e dënueshme
Duke parë përmasat e dhunës, që nga dita në ditë po trondit jo vetëm shoqërinë dhe politikën, por edhe vetë fenë ortodokse, e cila deri më sot ka mbajtur një qëndrim asnjanës në të drejtat themelore të komunitetit mysliman, më në fund kreu i kishës ortodokse të Greqisë Arkipeskopi Jeronimos, me anën e një deklarate ka dënuar dhunën fetare kudo që nga vjen. Është e qartë dhe e drejtë e patjetërsueshme e çdo njeriu të lirë të Perëndisë, është e drejta e tij që të besoj pa pengesa. Është e drejta e lirisë fetare, një e drejtë themelore në çdo shtet demokratik të tillë siç është Greqia. Gjithmonë duhet të gëzojnë respektin e plotë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Çdo manifestim dhune, në emër të çdo feje është absolutisht i vajtueshme dhe dënueshëm, për shkak të ofendimit të thellë në thelbin e fesë dhe njerëzve besnikë. Për të kthyer të gjitha llojet e fondamentalistëve, që nuk respektojnë lirinë e personit, për një bashkëjetesë paqësore të njerëzve me besime të ndryshme fetare, sipas të gjitha ligjeve të shtetit. Është gjithashtu një parakusht themelor për kohezionin social që dhe shpreh në mënyrë të përkryer kulturën e lashtë dhe traditën tonë intelektual, nënvizoi ai.
-Emigrantët myslimanë kërkojnë falje për trazirat dhe dëmet e shkaktuara
Më në fund, përfaqësuesit e komunitetit mysliman të emigrantëve në Greqi kanë kërkuar falje për trazirat dhe për dëmet e shkaktuara kohët e fundit, gjatë një takimi me përfaqësuesin e grupit parlamentar të partisë Sinaspizmos, Alekos Allavanos dhe kryetarit të kësaj partie Aleksis Cipras. Përfaqësuesit e emigrantëve kanë informuar se do të zhvillojnë edhe një protestë tjetër paqësore ditën e sotme, dhe kanë kërkuar edhe një herë falje për incidentet e dhunshme që kanë shkaktuar zemërimin e emigrantëve, duke këmbëngulur për të hetuar rastin e grisjes së Kuranit. Gjithashtu nga përfaqësia e emigrantëve të komunitet mysliman u kërkua, që policia greke të kërkojë publikisht falje për këtë veprim të nxituar. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar z. Alekos Allavanos i ka siguruar këtij komuniteti mbështetjen e tij duke theksuar se qeveria është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve të emigrantëve që jetojnë në këtë vend. Një e vërtetë është se në raste festash, ky komunitet për ti festuar këto, u drejtohet bodrumeve të errëta të pallateve apo garazheve të makinave.