A është ambasada e gjithë shqiptarëve ?...
Nga Shpëtim ZINXHIRIJA
Më së fundi, një përgjigje pritet nga politika shqiptare si dhe nga MPJ, që i ka kthyer përfaqësitë tona në çerdhe familjare dhe në degë partiake, duke dhënë në përgjithësi një imazh të keq për emigrantët. Emigracioni shqiptar nuk ka ngjyra politike dhe as partiake, por është një proces mbarë kombëtar. Emërimet e diplomatëve tanë në rreth miqësie e militant partie padyshim janë pasqyra e shtetit të sotëm shqiptar. Shqipëria mund të jetë nga vendet e veçanta që emëron ambasadorë militant partie në vendet e BE, duke shmangur qëllimisht diplomatë karriere. Konkretisht në Greqi, ku politika dhe emigracioni janë më problematik se sa ndonjë vend tjetër, ndodh qe janë emëruar ambasadorë si dhe diplomatë politik, thua se vendit tonë i mungojnë diplomatët te tipit karriere. Me militant partie as një marrëveshje nuk është firmosur ne Greqi nga ambasadori ynë në Athinë. Në Greqi janë me dhjetëra fëmijë emigrantësh shqiptarë që kanë mbaruar shkëlqyeshëm studimet e kësaj fushe, që sot punojnë në ndërtim apo pastrojnë shtëpitë e grekëve. Shqipëria si një vend i pasur ekonomikisht edhe punëtorin që hap dhe mbyll derën e ambasadës e ka sjellë nga Shqipëria. Vazhdim i një metodë të viteve të mëparshme komuniste. Kjo politikë e ka kthyer ambasadën shqiptare në Athinë në një institucion partiak. Një veprim i neveritshëm prej vitesh që ndodh në përfaqësinë tonë në Athinë, e cila më shumë se kurrë i ka dhënë ngjyrë politike në zgjidhje të halleve dhe problemeve të emigrantëve. Realiteti dhe faktet kanë treguar se të gjitha takimet e emigrantëve për problemet e tyre janë bërë brenda sallës së ambasadës, kundrejt një numri të kufizuar emigrantësh sipas dëshirës së vet drejtuesit të ambasadës me prirje partiake. Nuk është e rastit që brenda nje periudhe të shkurtër takimet e emigrantëve me drejtuesit e Institucionit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë, si dhe me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të bëhen në ambasadën shqiptare në Athinë kundrejt një numri të kufizuar prej dhjetë vetash simpatizant të një partie. Pyetjes, drejtuar përfaqësuesit të Avokatit të Popullit përse bëhen takime të tilla me vetëm me simpatizantë të PD, përgjigja ishte se, këtë lloj organizimi e bëri vetë ambasada. Po të njëjtën përgjigje e dha më parë edhe drejtuesi i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë z. Naim Balluku në takimin e bërë pak kohë më parë me emigrantët në Athinë. E njëjta gjë ripërsëritet duke lënë të kuptosh se fatkeqësisht ambasada shqiptare në Athinë i ka dyert e hapura vetëm për emigrantët simpatizant të PD. Kjo gjë duket konkretisht ku fatin më të mirë për takime të tilla e kanë vetëm disa. Kjo u pa në takimin e 17 shkurtit të 2009, ku tre përfaqësues të avokatit të popullit shqiptar bënë një takim formal me dhjetë emigrantë, të gjithë anëtar të PD... Nuk ka si të mos neveritet kur merr pjesë në takime të rëndësishme me përfaqësues të avokatit të popullit shqiptar, si dhe kur dëgjon folësin e radhës të prezantohet se: jam kryetari i PD për Athinën. A ka neveri më të madhe kur komunitetin shqiptar në Greqi e përfaqëson Dega e Partisë Demokratike, si dhe një shoqate me 5-6 anëtar (simpatizantë të PD)? Cila do të ishte rëndësia e këtij takimi në mungesën e plotë të medias shqiptare në Greqi? A ka turp më të madh më të madh që takimin ta drejtojë vetë sekretari i ambasadës Klevis Bitri, duke i injoruar plotësisht përfaqësuesit e ardhur nga Tirana?
Këto gjera ndodhin prej vitesh në ambasadën shqiptare në Athinë, që është e qarkuar jo vetëm nga rrjeti i ryshfetit, por është mbërthyer edhe nga ethet politike partiake, pasi votimet po vijnë. Askush nuk e ka mendjen tek puna. Shërbimet konsullore lenë për të dëshiruar. Askush nuk kupton se kush është portieri, shoferi apo konsulli, pasi në këtë zyrë të gjithë janë bërë një. Asnjë nuk punon. Komuniteti shqiptar është paralizuar komplet. Emigrantët ndihen të vetëm përball hipokrizisë politike e partiake. Njëri nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit bëri një pyetje se, sa fëmijë shqiptare kemi në burgje? Ai nuk mori përgjigje nga personi përkatës (punonjësi i policisë, Andi Lila). Një punonjës për të cilën paguhet, një punonjës që kur ju kërkua për një bashkëpunim për zbardhjen e fëmijëve të humbur në Greqi, nuk pati dëshirë për të bashkëpunuar edhe pse ju tha që po bëhen xhirimet e një dokumentari. Dëshmitarët e një indiferentizmi janë vetë emigrantët shqiptarë, të cilët në rrugë individuale mundohen që të ngrenë imazhin e Shqipërisë. MPJ ka akredituar diplomatë në fushën e kulturës, të tregtisë, si dhe diplomatë për shtypin. Askush nuk u interesua të kontrolloje punën e tyre. Asnjë aktivitet kulturor nuk është zhvilluar deri më sot me vulën e ambasadës. Asnjë marrëveshje nuk ka firmosur ambasadori Vili Minarolli. Biznesi shqiptar në Greqi është lënë në mëshirën e fatit, askush nuk interesohet përse u vonohen lejet e qëndrimit, askush nuk u interesua përse zyra turistike shqiptare në Athinë si vetme trajtohet nga organizmat greke në mënyrën më banale. Askush nuk u ul me biznesin për të parë përse këta mbahen të izoluar...Janë këta biznesmenë që me dinjitet kanë përfaqësuar Shqipërinë në panairet ndërkombëtare te zhvilluara në Greqi. Mënjanimi edhe në fushën e kulturës Me dhjetëra piktorë në mënyrë individuale kanë hapur ekspozita në Greqi, po me dhjetëra herë janë injoruar nga mungesa dhe prezenca e përfaqësisë sonë. Me dhjetëra shkrimtarë emigrantë kanë botuar librat e tyre, por deri më sot asnjë ekspozitë nuk është bërë e mundur të hapet. Me dhjetëra aktorë dhe regjisorë shqiptarë luajnë dhe kanë marrë çmime të ndryshme, por asnjë takim nuk është bërë me ta. Këngëtarë të ndryshëm bëjnë të mundurën për të paraqitur folklorin shqiptar. Grupet folklorike labe prezantojnë Shqipërinë në aktivitet e ndryshme që zhvillohen në Bashkinë e Athinës. Larmia artistike në Greqi akoma nuk ka trokitur për përfaqësinë shqiptare në Athinë, ku emigracionin shqiptar e shikojnë si një problem partiak dhe jo mbarë kombëtar...