E Diel, 1 Nëntor 2026

PDU, ne ndihme te permbyturve me 30 milione leke dhe dhjetera ton ushqime

Partia per Drejtesi dhe Unitet, e komunitetit cam, dorezoi dje ne ndihme te permbytjeve ne zonen e Shkodres nje vlere prej 30 milione lekesh dhe dhjetera ton ushqime. Delegacioni i drejtuar nga kreu i kesaj partie, Shpetim Idrizi, vizitoi dje zonat e permbytura, duke i dorezuar shtabit te emergjences nje ndihme prej 3 milione lekesh, nje transformator si dhe dhjetera ton ushqime, veshmbathje, ilace dhe ushqim per bagetine, ne total me vlere 40 mije euro. "Shqiptaret u jane gjendur gjithnje afer bashkombesve te tyre ne rastet kur ata kane pasur nevoje. Katastrofa te ketij lloji qe ndodhin nje here ne 100 vjet, e vertetojne kete fakt me solidarizimin e qindra mijera qytetareve me banoret e Shkodres dhe te Lezhes", u shpreh kreu i PDU-se, Idrizi. Sipas tij, cili komunitet tjeter mund te ishte me solidar se sa camet, kur shqiptaret e tjere, perfshi edhe shkodranet, i hapen dyert pas atij genocidi qe u ndodhi dhe i ndihmuan me sa kishin mundesi. "Te gjithe qytetaret shqiptare duhet te gjenden ne ndihme te ketyre banoreve sot, duke mos pritur vetem nga qeveria, e cila besoj se do te arrije te menaxhoje nevojat e banoreve, por duke kontribuar ne menyre aktive per popullsine vendase", beri thirrje Idrizi. Pas thirrjes te drejtuar nga Keshilli Kombetar i Partise Drejtesi dhe Unitet, dhjetera mbeshtetes te kesaj partie si edhe sipermarres u solidarizuan me qytetaret e zonave te permbytura ne veriperendim te vendit. Ndaj drejtuesit e PDU, Klubi i Patrioteve te rinj, si edhe sipermarres, mbeshtetes te kesaj partie udhetuan dje ne Shkoder dhe Lezhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›