E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ilir Meta eshte friksuar per mandatin e tij

Menjehere pas fteses se bere nga LSI per futjen e deputeteve socialiste ne Kuvend dhe akuzat ndaj kreut socialist, Edi Rama, selia roze akuzoi numrin dy te qeverise Ilir Meta, se ka frike nga e verteta, hapja e kutive. Zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj ne replike me Luan Ramen, tha se LSI ka frike nga e verteta e kutive te votimit. "Ilir Meta duket qarte se qenka frikesuar shume nga e verteta qe hapja e kutive do te zbardhe per mandatin e tij ne Tirane. Por ne te vertete, as nuk mund t'i fshihesh dhe as nuk mund t'i shpetosh me kercenime apo diversion", replikoi Imeraj. Ne emer te PS-se ajo akuzoi se e verteta ka dale ne shesh dhe Ilir Meta i trembet hapjes se kutive vetem se do te dale ne pah rezultati per mandatin e tij. "Hapja e kutive te votimit, do te nxjerre ne pah faktin se mandati i Ilir Metes ne Tirane, eshte nje mandat i vjedhur nga Partia Socialiste", theksoi Imeraj. Sipas saj, kjo eshte e verteta e vetme per pazarin e ulet te Ilir Metes dhe Sali Berishes. Ne keto kushte, selia roze nuk terhiqet aspak nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit, hetimit te zgjedhjeve, me argumentin e vetem se rezultati i zgjedhjeve te 28 Qershorit eshte manipuluar. Me kete argument, te 64 deputetet e Partise Socialiste, po vijojne bojkotin ndaj Kuvendit dhe cdo aktiviteti tjeter parlamentar. Nderkohe qe paralel premton vijueshmerine e protestave ne te gjithe vendin, per zbardhjen e te vertetes, se si u votua me 28 Qershor. Pavaresisht se tashme nuk u mbetet pak me shume se nje muaj kohe per te mos humbur mandatin e fituar, deputetet socialiste vijojne bojkotin ndaj Kuvendit me kushtin e vetem, hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›