Qendrimi i PS: Jo ne Kuvend, pa marreveshje per hapjen e kutive
Dy dite me pare, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte se opozita do te vijoje bojkotin nese nuk hetohen zgjedhjet dhe hapen kutite e votimit. Sipas Rames, qeveria duhet t'i hape rruge demokracise duke i hapur rruge hetimit te zgjedhjeve, ne te kundert protestat nuk do te ndalen me. Hetim parlamentar sipas kreut socialist, do te thote, hapja e kutive dhe zbardhja e rezultatit te sakte te zgjedhjeve, jo vetem ngritja e komisionit hetimor dhe dhenia e kryetarit te ketij komisioni, opozites. Per ngritjen e nje komisioni hetimor eshte gati edhe maxhoranca, me kushtin qe kutite nuk do te hapen.