"Katastrofat, Qeveri e kthyer ne nje skuader zjarrfikesash"
Qeveria u akuzua dje nga selia roze, se po fsheh te verteten e asaj qe po ndodh ne rrugen Durres-Kukes. Deputeti i PS-se, Gjovalin Kadeli, tha dje se prej kater ditesh, ka ndodhur nje tjeter demtim ne kete rruge. Tuneli i Kalimashit vazhdon te jete i mbyllur dhe askush nuk jep pergjigje. "Katastrofat e krijuara nga papergjegjshmeria e Sali Berishes po vijne njera pas tjetres, dhe qeveria e votave te vjedhura eshte kthyer ne nje skuader zjarrfikesish, qe ka gjithmone nje zjarr per te shuar. Ne fillim shperthimi i korrupsionit ne Gerdec qe mori 26 jete te pafajshme, me pas shembja e Tunelit te Kalimashit qe groposi miliona euro te taksapaguesve shqiptare. Permbytjet ne Shkoder dhe Lezhe, qe lane qindra familje pa banesa, pa gje te gjalle, e pa prodhime bujqesore", akuzoi Kadeli. Sipas tij, mbi te gjitha qeveria hesht dhe nuk jep shpjegime se cfare po ndodh me rrugen Durres-Kukes? Perse po shembet dita dites, pjese-pjese? C'po ndodh ne tunel? Kur do te hapet ai?.