A është kjo opozita që na duhet?
A është kjo opozita që na duhet? Çfarë ka bërë mirë, e çfarë ka bërë keq? Çfarë duhet të bëjë më mirë? Për një prej miqve tanë të së martës, t’i përgjigjesh këtyre pyetjeve në Shqipëri, “është njësoj si të hapësh shishen e djallit”.
Por, ashtu siç sugjeron Pëllumb Kulla në këtë forum, “shkalla e shëndetit të demokracisë në një vend, nuk lexohet te qeveria e atij vendi, por te opozita e saj. Erërat nuk pushojnë dhe kampi mbështetës opozitar mbetet i përbërë po nga ata: Nga individët e shquar, mediat, arti dhe nga masa e njerëzve që kërkojnë përjetësisht përmirësime. E bota rrotullohet”.
Sot do të lexoni mendimet e Arbën Xhaferrit, Pëllumb Kullës, ish-presidentit Rexhep Meidani dhe juristit Igli Totozani dhe mbi pyetjet e forumit.
Nesër mund të lexohen opinionet e Ardian Vehbiut, Lutfi Dervishit, Virion Graçit, etj