E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkruaj aq thjeshtë, saqë të arrijë të kuptojë dhe gjyshja jote

Në universitetin ku unë studioj, Gjuha Standarde Shqipe, është një ndër lëndët që ka një rëndësi parësore për çdo degë. Të gjithë studentët e kanë shumë të vështirë në këtë lëndë, pasi punohet dhe kërkohet shumë.

Këtë e thashë si parantezë, pasi sa herë që shoh në TV një politikan, që llomotit një shqipe paçavure, me sa më shumë fjalë dialektore dhe, sidomos të huaja, më vjen të qesh dhe të qaj njëkohësisht. Si mundet që kryeparlamentarja jonë të flasë shkodranishte?

Si munden që parlamentarët e tjerë, kryeministri dhe presidenti, të flasin me aq shumë fjalë të huaja (i kam shkruar me shkronjë të vogël, pasi siç sillen ata me gjuhën tonë, unë po sillem me vetë ata)? Po kaloj sërisht te shkolla ime.

Një ndër parimet themelore në gazetari, është: “shkruaj aq pastër dhe thjeshtë, saqë të arrijë të kuptojë dhe gjyshja jote”. A e bëjnë këtë parlamentarët tanë? Sigurisht që jo! Unë mendoj se ata (vetëm politikanët tanë) kanë parime krejt të kundërta: “fol me aq fjalë të huaja, sa qytetarët e thjeshtë (si unë), të mos të arrijnë të të kuptojnë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›