PS: “Qeveria, 10 milionë euro për karburantin e ministrave”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste akuzon Qeverinë se ka shpërdoruar buxhetin e shtetit duke e vënë në shërbim të ministrave të saj. “Vetëm pak ditë më parë jemi njohur me faktin se Sali Berisha ka shpenzuar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrë që ministrat e tij të furnizojnë me karburant makinat në pronësi të shtetit shqiptar. Ky fakt është i pafalshëm. Edhe një herë, Berisha dështoi, duke mos investuar në ato projekte të cilat do të siguronin një ndryshim të prekshëm në jetën e shqiptarëve”, - tha anëtarja e Kryesisë së PS-së, Lindita Nikolli. Sipas saj, me paratë e çuara dëm për karburant, mund të ishte investuar në arsim dhe shëndetësi, mund të ishin rritur rrogat dhe pensionet për mbi 70.000 individë. Sali Berisha, shtoi ajo, i ka kthyer shpinën Shqipërisë dhe më 28 qershor PS fton shqiptarët që t i kthejnë shpinën atij. “Edi Rama dhe politika e re do të ndryshojë mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë. Zgjedhja më 28 qershor është e qartë”, - përfundoi ajo.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009