Relativizimi i prioriteteve
Ylber LILI
Nëse do të bëhej një sondazh i paanshëm, pjesëmarrësit në mitingjet elektorale (përjashtuar militantët fanatikë) ka shumë mundësi të votonin thjesht dhe vetëm për relaksin që u mundëson ritmi i muzikës që është bashkudhëtar i lidershipit politik në çdo cep të Shqipërisë. Asgjë më shumë sesa kaq. Shumëçka tjetër është reprizë e së kaluarës. Klithje pa mbarim, retorikë, popullizëm, demagogji, antagonizëm, protagonizëm që njollos tjetrin, etj. Pra, edhe në këto zgjedhje, nuk kemi ndryshim mendësie, as strategji ndryshe, por dalldisje dhe klithje për të rrokur pushtetin me çdo kusht dhe çmim.
Kjo qasje e pandryshueshme ka relativizuar ndjeshëm prioritetet e fushatës elektorale, për rrjedhojë ka polarizuar skajshmërisht shoqërinë. Në asnjë moment, as Berisha dhe as Rama nuk janë mbështetur tek prioritetet, por te rrënimi i tjetrit. Asnjëri prej tyre nuk i është drejtuar elektoratit se prioriteti i këtyre zgjedhjeve është Shqipëria, imazhi i saj pozitiv, divorci nga tranzicioni demokratik, dhe jo klithjet dhe gjakimi i tyre për pushtet. Ndërkaq që të dy kanë investuar aq shumë për ta baltosur dhe njollosur njëri-tjetrin saqë polarizimi i shoqërisë ndodhet në përmasa të frikshme.
Në këtë kontekst, një tjetër karakteristikë e kësaj fushate elektorale është etiketimi i tjetrit për të ardhur më pastaj te numrat e deputetëve të mundshëm. E thënë ndryshe PD dhe PS, i kanë dhënë fushatës orientim imazhologjik me plot paragjykime, klishe, steriotipe, akuza dhe propagandë. Kjo frymë ka krijuar pesimizëm në shoqëri ngaqë është investuar shumë pak në priorite, oferta, në ligjërim dhe komunikim me opinionin publik, por edhe mes kundërshtarësh politik. Marrë të tërësi faktorët politikë në këtë fushatë kanë një “meritë” stimulimin e antagonizmave politikë përmes gjuhës së poshtërimit të tjetrit.
Pra, beteja elektorale që nënkupton vizionet, ofertat, alternativat etj, është eklipsuar nga betejat imazhologjike, saqë tjetri prezantohet në publik si “djall me figurë njerëzore”. Kështu po vepron pak e shumë Berisha dhe Rama, të cilët sipas të gjitha gjasave i kanë varur shpresat e fitores duke goditur fort njëri-tjetrin. Shtrembërimi i fotografisë së tjetrit është njëra anë e medaljes, sepse nga ana tjetër secila parti politike përpiqet të përfitojë mbështetjen e elektoratit duke minimizuar peshën e kundërshtarit përmes suksesit hipotetik. Ne e kemi fitoren të sigurt në x zona, po luftojmë për të maksimalizuar fitoren - thotë njëra parti, ndërkaq tjetra për të krijuar diversitet pohon se fitoren e kanë siguruar në y zona. Në këto kushte, lidershipi politik po shpenzon energji negative për të rritur besueshmërinë e parakohshme në opinionin publik dhe nuk merakoset fare për të dhënë mesazhe racionale dhe produktive.
Nëse vazhdohet me këtë ritëm, askush prej politikanëve të mos habitet për pjesëmarrje të ulët në votime. Dalja masovike e shqiptarëve në zgjedhje nuk garantohet me politikë anakronike, me etiketime, me ndarje i mirë i keq, as duke rrënuar ofertat dhe mohuar çdo arritje dhe vlerë të kundërshtarit, as duke e futur procesin në dimensionin e relacionit mik–armik. Shqiptarët janë të tejngopur nga realitete të tilla, ata kanë nevojë për prioritete dhe jo relativizim, për oferta konkrete, projekte të njëmendta dhe jo për çrregullim të mendjes së tyre. Kjo është vetëm njëra anë, sepse nga ana tjetër thellimi i antagonizmave politike në ditët e mbetura të fushatës, rrënon ndjeshëm imazhin pozitiv të Shqipërisë. Në këto rrethana, përtej Berishës dhe Ramës, perceptimeve për njëri-tjetrin, ndodhet Shqipëria, imazhi pozitiv i saj, një vend që bota e qytetëruar pret zgjedhje cilësisht të pranueshme për standardet demokratike. Në këtë kuptim është detyrë e çdo aktori dhe faktori që në ditët e mbetura të promovojë një diskurs modern ligjërimi dhe komunikimi kryesisht me elektoratin, por edhe mes veti. Ky diskurs nga pikëpamja përmbajtësore duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga ai çfarë kanë ofruar deri më tani të djathtët dhe të majtët. Pra, dinamika e fushatës në javën e fundit duhet të ketë një tjetër orientim. Komunikimi me elektoratin duhet të fokusohet te prioritetet, mënyrë kjo e cila shmang polarizimin e shoqërisë, bjerr retorikën e ashpër dhe konfliktuale, sikurse ul tensionet brenda në elektorat, të cilat janë reflektuar gjatë kësaj periudhe. Ç’është më kryesorja, Shqipëria këtë radhë nuk duhet të jetë objekt diskutimi me nota negative në tavolinat e arbitrazhit. Në këtë kontekst, partitë politike dhe lidershipi i tyre në frymën e një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të qetë duhet të injektojnë tek elektorati i tyre domosdoshmërinë e atmosferës së paqtë zgjedhore. Duhet ta bëjnë këtë për shumë arsye, njëra prej të cilave është e lidhur ngushtë më të ardhmen dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Analizuar nga ky rrafsh, s’do mend që në kushtet dhe rrethanat aktuale qëllim në vetvete i çdo politikani dhe votuesi duhet të jetë mbrojtja e vlerave të deritanishme dhe Shqipëria në BE.
Për të qenë të drejtpërdrejtë, kjo është java që vendos dhe vulos fatin e mëtejmë, progresit të Shqipërisë, mbarëvajtja e zgjedhjeve konform standardeve dhe rregullave demokratike rrit ndjeshëm kreditin e vendit në arenën ndërkombëtare, ndërkaq një incident sado i lokalizuar qoftë ai, zbeh shumë arritjet e deritanishme. Me Shqipërinë në NATO, apo me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit nuk përfundon gjithçka, këtë formulë e di gjithkush, prandaj një tjetër udhëkryq duhet parandaluar. Por, kjo është e pamundur për sa kohë që dy partitë më të mëdha reflektojnë hapur në këtë fushatë qëllimin e tyre parësor: pushtetin. Në fakt një nga shkaqet e njollosjes sporadike të fushatës elektorale është injektimi i elektoratit me gjakimin për pushtet të gladiatorëve politikë. Nga ky këndvështrim shtrohet pyetja çfarë duhet bërë për t’ju paraprirë fenomeneve? Java përmbyllëse e fushatës duhet të karakterizohet nga të tjera rregulla loje: oferta të zëvendësojë retorikën dhe demagogjitë, vlerat e mohimit të gjithçkaje të kundërshtarit politik të marrin konotacione vlerësuese, duke iu kundërvënë me vizion dhe alternativa më përparuese dhe progresiste, antagonizmat e thellë politikë dhe relacionet mik-armik të mënjanohen, duke nxjerrë në plan të parë kodin e etikës dhe të moralit.
Ka ardhur koha që çdo forcë politike, pretendente për të marrë pushtetin, në radhë të parë të kuptojë thelbin e procesit zgjedhor nga pikëpamja e legjitimimit. Nëse përmes betejave kundër tjetrit me fyerje, sharje, njollosje, etj, mund të fitohen zgjedhjet, kjo nuk do të thotë se e ke të garantuar legjitimitetin politik dhe moral. E përmbledhur me një fjali, lidershipi politik ndodhet para një përgjegjësie të madhe historike: a do të jetë në gjendje ai që në këtë fund fushatë t’i japë përparësi prioriteteve dhe të harrojë për një moment gjakimin për pushtet. Kjo është çështja që duhet të marrë zgjidhje. Ndërkaq, klithjet e deritanishme politike paralajmërojnë zgjedhje euforike në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Ky euforizëm na garanton vetëm një gjë: thellimin e konfliktit PD-PS, sinjal ky që e fut vendin në një krizë të paevitueshme institucionale. Shqipërisë nuk i nevojitet, as euforia dhe as kriza.