Rama: “Çdo pushtetar që shfrytëzon postin do vihet para ligjit”
Autori i Lajmit: red.
Çdo pushtetar që shfrytëzon postin për të kërcënuar punonjësit e administratës pas 28 Qershorit do të vendoset para ligjit. Ky pohim është bërë dje nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë një takimi në Përmet dhe Tepelenë ai u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë pranë Partisë Socialiste rastet e presionit dhe burokratët që e ushtrojnë atë. Edi Rama, duke folur për lirinë e votës, u shpreh se është e patolerueshme dhe e pafalshme që të kërcënohet liria e votës në shekullin XXI. Të drejtën për të votuar, jetuar apo ëndërruar, sipas tij, nuk na e ka dhënë dhe nuk mund ta marrë Sali Berisha. Kreu i selisë rozë shprehu bindjen në fitoren e Partisë Socialiste, pasi Shqipëria nuk mund të humbasë të ardhmen e fëmijëve të saj.
Apeli
Kryetari i Partisë Socialiste gjatë turit elektoral është ndalur së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër në qytetin e Përmetit dhe të Tepelenës. Në këto takime një pjesë e rëndësishme e fjalës së Ramës është ndalur tek presioni që po ushtrohet ndaj nëpunësve të administratës për të dhënë votën në drejtim të PD jashtë vullnetit të tyre, me kërcënime për largim nga vendi i punës. Rama ka kërkuar nga qytetarët të denoncojnë pranë PS rastet e presionit dhe burokratët që e ushtrojnë atë. “Të gjithë ata drejtues të Shtetit të sotëm që nuk bëjnë punën e Shtetit, por mbrojnë interesat e pushtetit, qofshin nën uniformën e policisë, qofshin nën uniformën e burokratëve të lartë të administratës, për të cilët pas 28 Qershorit do të kemi dëshmi se kanë kërcënuar qytetarët, se kanë kërcënuar vartësit e tyre, se kanë kërcënuar mësuesit dhe mjekët, ne do t i vëmë përpara ligjit dhe nuk ka asnjë forcë që i mbron nga ndëshkimi i ligjit”, - tha ai. Më tej, duke folur për lirinë e votës, kryesocialisti u shpreh se është e patolerueshme dhe e pafalshme që të kërcënohet liria votës në shekullin e 21-të. “Të drejtën për të votuar nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe nuk na e merr dot Sali Berisha, të drejtën për të jetuar nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe nuk na e merr dot Sali Berisha. Të drejtën për të qenë të lirë e për të ëndërruar, për të shpresuar një Shqipëri të lirë, me një votë kundër Sali Berishës nuk na e ka dhënë Sali Berisha dhe s mund të na e heqë Sali Berisha dhe përkundrazi, falë kësaj të drejte, Sali Berisha do të largohet më 28 qershor”, - theksoi Rama, i cili u shpreh i bindur në fitoren e PS, pasi Shqipëria nuk mund të humbasë të ardhmen e fëmijëve të saj. Të njëjtin shqetësim ai ka ngritur dy ditë më parë dhe në Sarandë. Nisur nga denoncimet e bëra, Rama ka ngritur akuzën e fortë për cenimin e parimeve e standardeve demokratike në vend. “Për çfarë mund të flasim ne sot në vitin 2009, nëse nuk çlirohemi njëherë e mirë nga kjo lloj politike e vjetër e së shkuarës, e cila është politika e politikanëve, që krenohet për standardet demokratike dhe pastaj kërcënojnë mësues, kërcënojnë mjekë, kërcënojnë nëpunës, duke e vënë shtetin në gjunjë për interesat e një grushti njerëzish”, - ka pohuar ai.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009