E Diel, 1 Nëntor 2026

A ja vlejnë ca rreze vdekjeprurëse për pak bronxaturë?

Dermatologët më të mëdhenj në botë kanë filluar një fushatë në mënyrë që të bindin vajzat të mos marrin rreze artificiale për të nxirë lëkurën e tyre.

Cdo ditë, rreth 1 milionë amerikanë shkojnë në sallonet e saunave diellore, dhe shumica prej tyre janë të moshës 16- 29 vjec.

Kjo është koha tipike kur vajzat vërshojnë drejt saunave, meqënse kjo është edhe stina e festave dhe dasmave, ndërkohë që me heqjen e bluzave të trasha trupi del më në pah dhe do ja vlente që lëkura të dukej me ngjyrë bronxi.

Por shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e madh. A do ja vlente kjo nxirje në shkëmbim të kancerit të lëkurës?

Akademia amerikane e dermatologjisë ka dhënë një mesazh shumë direkt për të gjitha vajzat e reja: Drita artificiale është më e rrezikshme nga ajo që ju mendoni.

“Ajo që duhet të dini është rrezet UV të dritat nga saunat mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme... dhe akoma më keq, rrezet UV rrisin rrezikun për kancerin e lëkurës, përfshirë melanomën, sëmundjen vdekjepurëse që vjen nga kanceri i lëkurës” – thuhet në deklaratën publike.

Meghan Rothschild është diagnostikuar me melanoma kur ishte vetëm 20 vjeç. Ajo kishte më shumë se 3 vjet që frekuentonte saunat diellore të paktën 20 minuta në javë.

“Doktorri filloi të përdorte fjalë si kancer dhe unë u frikësova. Fillova të fajësoj veten, më dukej sikur cdo gjë e kisha shkaktuar vetë” – tha ajo.

Por ajo nuk është e vetme. Që prej vitit 1987, sëmundja e melanomës është rritur me 55% në gra të moshës 20 – 34 vjeç, dhe dermatologët mendojnë se kjo vjen për shkak të përdorimit gjithmonë e më të madh të saunave me rreze UV.

Edhe një sesion i vetëm trajtimi me rreze në solar mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme të lëkurës shumë herë më të larta se sa rrezet diellore. Rrezet në dhomat e solarit janë 10-15 herë më të forta se sa drita e diellit dhe po kaq më i madh është edhe rreziku i kancerit në rast përdorimi të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›