A janë korruptuesit më të mirë, se ato që korruptohen?!!
>Nga Besi BEKTESHI
Në Palermo, ka mbaruar një gjyq tepër interesant, ku të dënuarit janë të natyrës së ndryshme, por që ligji në shtetin demokratik i ka kapur të dy palët. Në qytetin shpesh herë të identifikuar me Mafia-n, vazhdojnë organizatat tip racket që nuk bëjnë asgjë tjetër, por dërgojnë emisarë të tipit të të fortëve për të kërkuar pico-n ose më mirë të them pagën mujore. Me fjalë më të shkurtra, janë organizma mafioze që shkojnë në tregtarë të vegjël dhe më të mëdhenj, në lokale dhe agjenci, duke ju kërkuar një shumë mujore për të ruajtur pikërisht biznesin e tyre apo shtëpinë dhe të tjera si këto. Natyrisht në qoftë se nuk i përgjigjesh, lokali apo bari dhe agjencia, mund të pësojë në fillim thyerje xhamash si kujtim dhe pastaj vjen ndëshkimi personal. Mirëpo shteti dhe drejtësia, por edhe prokuroria dhe policia në shtetin në luftë të vazhdueshme me të tillë mafiozë të vegjël dhe të mëdhenj, ka bërë punën e tij. Shumë organizmave të bizneseve, ju ka ardhur në majë të hundës duke paguar të tillë lapangjozë dhe horra, që merrnin para në mënyrën më abuzive dhe të turpshme, por që ka edhe tendencën për të të mbajtur në presion dhe dhunë. Ato kanë vendosur të ballafaqohen dhe të mos paguajnë, e për këtë gjë, kanë vendosur të bashkohen me ligjin, që të dënohen edhe ato që paguajnë dhe nënshtrohen të cilët nuk bashkëpunojnë me ligjin. Shteti italian në Palermo dhe kudo, ka gjetur dhe modelin e ligjit dhe si përfundim në një nga gjyqet e fundit në Pelermo, janë dënuar me 80-të vite burg disa të tillë mafiozë, por janë dënuar edhe me nga 8-të muaj burg, edhe tre tregtarë që kanë dhënë para dhe janë nënshtruar pa bashkëpunuar me ligjin dhe drejtësinë. Po ku ka shembull më të mirë se sa ky, edhe për vendin tonë, i cili është një imitim ndoshta edhe më banal i Palermos, e cila vetë është më e madhe, se sa sot Shqipëria. Kanë bërë ligjin që dënon si të korruptuarin dhe korruptuesin, por edhe atë që pranon të korruptohet dhe bashkëpunon në mënyrë të tillë. Patjetër që në Palermo ka polici që nuk bën kompromise dhe nuk mban anën e racket. Ka gjykata dhe prokurori, që veprojnë në mbrojtje të qytetarit dhe të ligjit dhe ka pasur edhe heronj të tillë
Nuk është për të thënë se te ne kjo gjë është e sigurt. Biles mund të thuhet se është e pa sigurt krejtësisht. Por duhet të ketë një herë të parë!! Një mjek që kërkon para për të bërë punën e tij që paguhet nga shteti, nuk është burrë aspak më i keq se sa qytetari që i jep këto para atij. Një pedagog që kërkon para për provimin, është po kaq burrë i keq se sa studenti që ia jep këto para. Duhet të shkojnë të dy përpara drejtësisë. Një ministër për tenderin (apaltin) që ka në dorë, është po aq i keq sa edhe ai që jep lekët për ta fituar atë në mënyrë abuzive. Duhet të shkojnë të dy në burg. Një gjyqtar që shtrembëron ligjin se ka marrë para nga i gjykuari, duhet të qëndrojë në një qeli me të. Po ashtu një prokuror që merr lekë për të akuzuar më poshtë lekëpaguesin e fajshëm, duhet të shkojë së bashku me të në burg. Natyrisht një biznesmen që nuk reagon në veprim me ligjin, kur një mafioz e kërcënon për ti marrë lekë apo për të mos zhvilluar biznesin duhet dënuar, por duhet dënuar edhe mafiozi dhe në rastet kur policia nuk e ka mbrojtur biznesin, edhe ajo.
Por kur nuk veprohet kështu dhe bërtitet orë e minutë luftë kundër korrupsionit është njësoj si të marrësh lekë nga mafiozët që tellallin e duan, sepse ju bën reklamë falas.
Në sa pjesë të qyteteve tona ka nëpër lagje njerëz që i di dhe policia që marrin lekë për autoveturat dhe dyqanet?? Nuk bën zë askush!! Nuk janë asgjë tjetër, por mafiozë të tipit banal palermitan. Ka edhe policë të lagjeve që jetojnë me këto pico dhe kanë bërë edhe shtëpia më to. Ka picistë në hipoteka dhe të shumtë nëpër gjykata dhe po ashtu edhe njerëz që japin lekë për të siguruar shërbimin e tyre. Por jemi mjaftuar shpesh herë me të korruptuarin, i cili ka dalë gafil nga ndonjë televizion dhe për ato që kanë dhënë lekë nuk është marrë kush. Kjo është të kesh drejtësi dhe moral të shprishur dhe aspak me sistemin demokratik, ku drejtësia është barabar për të gjithë. Në të gjithë sistemin tonë të sotëm, është kjo lloj marrëveshje dhe është e kotë që bëjmë deklarata dhe përdorim slogane po nuk rregulluam edhe me ligj, këtë marrëdhënie të poshtër të tipit mafioz. Ka shembuj në botë të moralit të vendosur me ligj, aty ku nuk ka moral dhe nuk ka edhe shoqëri që moralin e vendos në bazamentin e saj. Ne jemi një e tillë shoqëri dhe është shumë vonë që të fillojmë të shikojmë edhe në dimensionin e tretë që është thellësia. Po, është shumë vonë por kanë thënë gjithmonë se më mirë është vonë se sa kurrë. Por për të bërë këtë duhet që pikërisht drejtësia, gjykatat e policia në veçanti por edhe shteti, të largojnë politikën nga zbatimi i ligjit. Një gjyqtar, prokuror, polic, mjek, mësues, drejtor, punonjës i mesëm dhe i vogël i administratës, nuk mund, dhe nuk duhet ti vendosë partia.
Ato janë pjesë e shoqërisë dhe ajo është shumë dimensionalëshe, politike dhe religjionare. Nuk mund të jenë të ndershëm dhe ligjor se kanë partinë nga pas. Përkundrazi!!! Por për këtë ka shumë pak shpresa se do të mund të trajtohen jashtë politikës. Megjithatë edhe për shpresën kanë thënë se ajo vdes e fundit.
Last Updated on Saturday, 31 January 2009 20:08