E Shtunë, 31 Tetor 2026

A janë minatorët e vdekur në galeri kosto zonja Rama?

Tirane – Genc Ruli, ministri më jetë gjatë në qeverisjen e Sali Berishës dhe më jetëgjatë në tërë historinë e tranzicionit shqiptar, ia ka dalë sërish ta kalojë lumin pa u lagur. Një hetim i hapur nga prokuroria disa muaj më parë, për të verifikuar urdhërat e tij që ishin lëshuar duke anashkaluar parlamentin, duke favorizuar kompaninë Darfo, e cila menaxhonte disa nga minierat e kromit në Bulqizë, është mbyllur. Argumenti i prokurorisë ka qenë i thjeshtë: Me veprimet e tij genc ruli nuk ka shkaktuar dëm ekonomik. Pra, jo se veprimet e tij nuk kanë qenë të kundraligjshme, jo se kanë qenë të papajtueshme me ligjin për dhënien me koncension të minierave, porse nga këto veprime shteti nuk ka patur kosot.

Por a është edhe kjo e vërtetë?

Me firmën e zotit Ruli, kompania koncensionare shtyu afatin e investimeve prej 13 milion Euro, për të përmirësuar kushtet e punës së mintaroëve.Potu referohemi kronikave të Bulqizës, do të zbulojnë se cdo muaj jë shpellat e saj ku nxirret krom nga njerëz që punojnë në kushtet e skllavërisë së shekullit të 18, ka patur tragjedi njerëzore. Cdo muaj janë varrosur së gjalli njerëz të cilat janë viktima pikërisht të mungesës së investimeve për kushtet e punës.

A nuk është kjo një kosto?

Me firmën e zotit Ruli është neë kohë afati i kryerjes së investimeve. Afatet e investimeve ndaj vendosen dhe ndaj ligji i parashikon, pasi ato përkthehen në të ardhura, kur realizohen, dhe në borxhe dhe deficite, kur nuk realizohen.

A nuk është edhe kjo një kosto?

Me firmën e Genc Rulit, kompania koncensionare shtyu pagesën e 1.7 milionë euro gjoba, të cilat duhet të shkonin në buxhet, ndërkohë që qeveria për ti kompesuar u detyrua ti merrte borxh këto para diku tjeter, borxh që padyshim që merret kundrejt interesave. Në fund të fundit, zoti Ruli nuk mund të vendoste vetë për borxhet që një kompani i ka qeverise, ai këtë vendim mund ta merrte vetëm nëse ato para do të ishin të tijat dhe jo të të buxhetit të shtetit.

A nuk është edhe kjo një kosto?

Padyshim që të gjitha janë kosto, të gjithë vendimet e ish ministrit të ekonomisë prodhojnë kosto, por jo për prokurorinë. Padyshim që jo për prokurorinë. Ato janë kosto për familjet e tyre. Minatorët e vdekur janë kosto për fëmijët e tyre jetimë dhe gratë që do të punojnë edhe më shumë për ti rritur. Paratë e pa arkëtuara në buxhet janë kosto per ne të tjerët dhe jo për Genc Rulin, as për Sali Berishës dhe sojin e tyre, e as për prokurorinë, padyshim. Ato janë kosto për ne të tjerët, që presim nga qeveria përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që do të vijnë pikërisht nga ato para.

E keqja këtu në këtë vend është se e keqja nuk ka më njësi matëse dhe asnjë zyrtar nuk dënohet, pavarësisht se cfarë mund të bëjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›