E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE letër PD- PS: Mbyllni reformat, si ndryshojmë rekomandimet

Tiranë: Mospërparimi me reformat dhe ngecja e reformas zgjedhore ka ngjallur shqetësim edhe tek evropianët.

Në fillim të javës pritej përfundimi i reformës zgjedhore, por kjo gjë nuk ndodhi pasi përfaqësuesit e PS- së kërkuan rishikimin e kapitullit për përdorimin e teknologjisë, dhe kërkuan që rekomandimet e ODHIR të vinë me shkrim.

Pas këtyre deklaratave zyra e OSBE- së në Tiranë u ka dërguar një letër dy bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmalit dhe Damian Gjiknurit. Sipas letrës rekomandimet do të paraqiten së shpejti, dhe do të jenë të njëjtat gjëra që janë deklaruar më parë, pa asnjë ndryshim. Gjithashtu shprehet shqetësim për ndalimin e punës, pasi puna mund të vijojë edhe pa rekomandimin.

Pak kohë më parë ODHIR rrëzoi kërkesën e PS së për numërimin elektronik të votave, pasi sipas tyre duhet që të paktën 3 vjet eksperimentim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›