E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në aksion

Elita e futbollit zviceran, ku luajnë shumë futbollistë shqiptarë, të shtunën do të startojë me sezonin e ri. Baseli i katërshes kosovare nuk do ta ketë të lehtë mbrojtjen e titullit, pasi këtë edicion do të ketë kundërshtarë të fortë si Young Boys, Xamax, Zurich e Luzern. Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 12:49

Të shtunën do të nisë sezoni i ri në Axpo Super League, ku luajnë një numër i konsiderueshëm i futbollistëve shqiptarë. Madje, ekipet e tyre sezonin e ri do të jenë kandidatë seriozë për titull të kampionit.

Skuadra Baselit, ku aktivizohet katërshja nga Kosova; Xherdan Shaqiri, Arlind Ajeti e vëllezërit Taulant e Granit Xhaka edhe në kampionatin e sivjetmë konkurrent për titull pritet ta ketë Zurichun, ku luajnë tre Shqiptarë; Ardian Nikçi, Admir Mehmedi e Egzon Kllokoqi.

Përveç Zurichut, kandidatë për titull sipas medieve zvicerane do të jenë edhe Luzern, ku luajnë Burim Kukeli e Jahmir Hyka, Young Boys e Neuchatel Xamax që gjatë verës janë përforcuar.

Këtyre skuadrave punë mund t’u prishë edhe Grasshoppersi i dy shqiptarëve Amir Abrashit e Orhan Mustafit, edhe pse sezonin e kaluar ky klub me mund të madh mbijetoi në elitën e futbollit zviceran.

Kurse skuadra e Sionit, ku luan Florian Berisha dhe Thuni i Milaim Ramës e Muhamed Demirit synim kanë mesin e tabelës duke iu shmangur zonës së rrezikshme.

Sipas medieve zvicerane, dy ekipet e inkuadruara në Axpo Super League, Lausanne-Sport dhe Servett nuk pritet të bëjnë ndonjë bujë, derisa llogariten si më të rrezikuarat që të bien në një rang më të ulët garash.

Xhiroja e parë
E shtunë
Sion – Zurich17:45
Young Boys - Basel 20:15
E diel
Xamax - Lucerne16:00
Servette – Thun16:00
E mërkurë
Grasshopper – Lausanne19:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›