E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe cka tash



Hashim Thaci Kryeministri i Qeverise se Kosoves dhe Shefi i te gjitha institucioneve te Kosoves ama njemend i te gjithave eshte ithtar i teorive politike qe njohin si koncepte themelore te tyre Fillimin dhe Fundin pa pasur aspak ne konsiderate kontinuitetin historik vendimmarrjen demokratike politike dhe perballjen me realitetin politik dhe ekonomik.
Me Thacin dhe politikanet afer tij ndodh Fillimi i Historise se clirimit te Kosoves. Gje prej gjeje nuk ka pasur me pare. Me Thacin dhe politikanet rreth tij ndodh Fundi i Politikes ne Kosove. Gje prej gjeje nuk do te kete ne politiken kosovare pa ta.
Pa Thacin dhe politikanet qe i qendrojne prane Republika e Kosoves behet hi dhe pluhur. Gje prej gjeje smbetet ne Kosove. Dhe prej Kosoves.
Shembujt konkrete te sjelljes se ketille te Kryeministrit Thaci dhe te vartesve te tij jane renditur nje pas nje koheve te fundit.
Ngadhenjimi i Kosoves i te gjithe qytetareve te saj ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ICJ eshte monopolizuar prej tij. Nuk ka pasur perpjekje me te vogel qe gjendja e krijuar ne Kosove dhe rreth Kosoves pas 22 korrikut dites se vendimit te ICJ-se te trajtohet si do te duhej ne nje shtet demokratik. Se pari duke thirrur nje sesion te vecante te Kuvendit te Kosoves ku do te iniciohej debati se cfare masash dhe veprimesh duhet ndermarre tash e tutje Prishtina zyrtare qe te materializoje fitoren e Hages ne dobi te krijimit te rrethanave me te volitshme per anetaresimin e Kosoves ne OKB ne vjeshten e vitit 2011. Se dyti duke ftuar ne takime lideret e opozites parlamentare ne Kosove me synim te krijimit te nje konsensusi brendakosovar per temen e njohjeve te reja te shtetit te Kosoves dhe per zbatimin e Strategjise per veriun e Kosoves. Se treti duke harmonizuar me faktoret vendore dhe nderkombetare agjenden e pergatitjes se Kosoves per Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne te cilen pritet nje perplasje e re e Prishtines dhe Beogradit.
Sjellja e udheheqjes se Kosoves pas 22 korrikut 2010 ka qene po ajo sikurse pas 17 shkurtit te vitit 2008 kur Kuvendi i Kosoves shpalli pavaresine. Edhe atehere edhe tash ne perputhje me Teorine per Fundin tek Hashim Thaci Kryeministri i Qeverise dhe mbeshtetesit e tij mori hov bindja qe gjithcka mori fund qe Serbia u gjunjezua qe tash e tutje cdo gje do te ecen mire dhe mbare ne Kosove ne te gjitha drejtimet e mundshme sikurse ne ate parullen e koherave te perenduara Per cdo dite te lume ne cdo aspekt te mundshem po perparojme gjithnje e me teper
Po historia dhe politika nuk funksionojne dot ne kete menyre. U pa pas 17 shkurtit te vitit 2008 dhe tani pas 22 korrikut te vitit 2010.
Atehere ju kujtohet Kryeministri Thaci na tha qe Kosova do te njihet rrufeshem prej 100 shteteve anetare te OKB-se gje qe me siguri po te ndodhte do te celte rruge qe
Kosova pa bere nje vit te ekzistimit si shtet ta coje flamurin e saj ne East River seline e OKB-se. Deri me tash Kosova eshte njohur prej 69-te shteteve anetare te OKB-se.
Para dhe vecmas pas shpalljes se qendrimit nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise Kryeministri Thaci dhe Shefi i diplomacise kosovare Skender Hyseni folen per 35-50 shtete qe presin ta njohin Kosoven se shpejti. Paralajmerohej vale e re e madhe madje u perdor edhe nje nocion i gjithefuqishem Cunami i njohjeve.
Deri kete te hene me 16 gusht nuk patem asnje njohje te vetme. Mbase ka nje mori arsyesh pse kemi ngecje te kesisojte atehere kur prisnim shtimin e numrit te shteteve qe kane pranuar pavaresine e Kosoves por ato nuk po na paraqiten fare neve qytetareve te Kosoves. Realiteti politik dhe diplomatik mund te ndryshohet ne dobi te Kosoves nese pranohet si i tille e jo nese tutje vazhdojme qe me parulla dhe me deklarata qe i perngjajne nje fushate parazgjedhore ti kundervihemi atij. Nese ka shqetesime tek lidershipi i Kosoves per kete teme e cili lidership ne boten demokratike nuk ka shqetesime dhe nuk provon ti shoqerorizoje me maturi ato me opinionin e vet per temen e njohjeve pra atehere rendi eshte te flitet hapur me kosovaret e jo qe ata te trajtohen thuajse nuk marrin vesh gje prej ketyre puneve.
E lidershipi i tashem kosovar vecmas ne javet e fundit po trajton edhe faktorin nderkombetar ne Kosove dhe ne Perendim thuajse ai eshte krejtesisht injorant. Ndryshe nuk ka si te shpjegohet nisma e Prishtines zyrtare per zevendesimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se me nje tjeter apo qendrimi i Kryeministrit Thaci qe pavaresise se mbikeqyrur te Kosoves i ka ardhur Fundi vecmas ne segmentin e kompetencave ekzekutive te Misioneve nderkombetare ne Kosove. Pa keto kompetenca ta zeme EULEX nuk mund dot ta luftoje korrupsionin.
Ai qytetari anonim kosovar i cili eshte skajshmerisht i politizuar per shkaqe fare mire te njohura per te gjithe ne e di mire qe Kosova tutje do te kete telashe te medha me Serbine dhe qe duhet bere edhe shume pune per te mberritur tek porta e OKB-se e me pas edhe ne Bruksel ne seline e Paktit NATO dhe te Bashkimit Evropian.
Ky kosovari mesatar e di qe nuk mund dot te ndryshohet Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se derisa Federata e Rusise e ka qendrimin krejtesisht refuzues ndaj pavaresise se Kosoves.
Dhe ky kosovar pos qe e ka te qarte qe seshte rendi i perfundimit te pavaresise se mbikeqyrur te cilen gje na paralajmeron Kryeministri Thaci e di fare mire qe shoqerise dhe shtetit te Kosoves tutje i duhet prania civile dhe ushtarake perendimore sepse ndryshe nuk do te mund ta fuqizojme kete shtet.
Po del qe ky kosovari mesatar merret me shume vesh ne politike dhe ne diplomaci sesa kreu i Kosoves. Apo jo.

Blerim Shala eshte nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves. Kjo opinion eshte shkruar dhe botuar ne gazeten Express

17 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›