E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia i vetmi opsion



Me 22 korrik - Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ICJ njohu ate qe kosovaret e kane ditur per dy vjet - se Kosova eshte shtet sovran dhe i pavarur.
Opinioni i gjykates me shumice 10 me 4 ishte vendimtar dhe konkluzionet e tij ishin te qarta Miratimi i deklarates se 17 shkurtit 2008 nuk shkeli te drejten nderkombetare ajo nuk shkeli Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe ajo nuk shkeli Kornizen Kushtetuese te cilat qene vendosur nga Kombet e Bashkuara per te udhehequr perkohesisht stabilizimin e Kosoves. Mendimi afirmoi vendin e Kosoves ne bashkesine nderkombetare gje qe 69 vende tashme e kane njohur. Une u bej thirrje atyre shteteve qe nuk kane bere ende kete ta njohin Kosoven tani.
Njerezit e vendit tim nuk arriten deri te vendimi per te shpallur pavaresine e tyre me lehtesi ose ne nje vakum politik. Ne ishim per nje kohe te gjate te privuar nga te drejtat me themelore te njeriut dhe me 1999 iu nenshtruam nje fushate vrasese te spastrimit etnik nga qeveria serbe e udhehequr nga Sllobodan Milloshevici. Keto ngjarje shkaktuan intervenimin nderkombetar dhe ne fund sollen Rezoluten 1244 e cila sikur Gjykata e beri te qarte ne vendimin e saj pezulloi autoritetin e Serbise mbi Kosoven. Pas afer 10 vjetesh te mbikeqyrjes nga OKB Kosova ka pranuar kushtet e nje procesi te ndermjetesuar nga OKB mbi statusin perfundimtar te Kosoves i cili arriti ne perfundimin se i vetmi opsion i zbatueshem per Kosoven eshte pavaresia.
Sikurse e ben te qarte edhe kjo e kaluar dhe sikurse e njohu edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne opinionin e saj keshillues rrethanat qe cuan ne shpalljen e pavaresise se Kosoves kane qene dhe jane unike. Perkufizimi i ketille ne vendimin e gjykates duhet te siguroje ato vende qe kane qene ngurruese ta njohin Kosoven. Shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte precedent dhe perpjekjet per te argumentuar se Gjykata arriti ne perfundim tjeter ose se vendimi i saj hap Kutine e Pandores jane te gabuara.
Gjate diteve te fundit disa ne Serbi kane argumentuar se gjykata nuk e ka adresuar pyetjen e parashtruar para saj. Ajo e beri. I ishte kerkuar pyetje ligjore per pavaresine e Kosoves dhe pergjigja afirmative e trupit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ishte e qarte. Perpjekjet e Serbise per te riformuluar pyetjen pas vendimit te gjykates ose per te thene se gjykata nuk iu eshte pergjigjur pyetjeve qe nuk i ishin parashtruar jane qellimisht mashtruese. Keto nuk jane argumente ligjore. Ato jane perpjekjet serbe per te rihapur negociatat e gjata shteruese per statusin nepermjet nje rezolute tjeter ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara sepse nuk iu pelqeu pergjigja qe moren nga Gjykata.
Nga ana e saj Kosoven e sheh opinionin keshillues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise si nje mundesi per te lene te kaluaren pas nesh dhe per te ecur perpara me te gjitha vendet e Ballkanit perfshire Serbine drejt integrimit Euro-Atlantik.
Vendi im eshte i pergatitur te ulet me Serbine per te diskutuar ceshtjet praktike qe do te permiresoje jeten e qytetareve tane. Ne jemi fqinj. Ne perballemi me sfida te perbashketa. Forcat tona te policise duhet te punojne se bashku per te luftuar krimin nderkombetar. Dy vendet tona duhet te bashkepunojne ne ceshtje praktike si energjia telekomunikacioni dhe arsimi. Ne kemi interes te perbashket per te punuar se bashku per te zbardhur fatin e personave te zhdukur - si serbe ashtu dhe shqiptare - nga periudha e konfliktit te armatosur.
Ne nuk mund dhe nuk do te diskutojme statusin e Kosoves si shtet i pavarur dhe sovran integritetin territorial te Kosoves apo krijimin de facto ose de jure te rajoneve autonome brenda kufijve tane.
Ne nuk presim qe Serbia te njohe Kosoven menjehere dhe e kuptojme se kjo mund te marre kohe para se Serbia te jete e gatshme te ulet si e barabarte per te diskutuar ceshtjet praktike. Nderkohe Kosova do te vazhdoje te beje ate qe ka bere per dy vitet e fundit. Ne do te perfundojme zbatimin e Planit te Ahtisaarit duke perfshire garancite e saj shume te gjera per mbrojtjen e te drejtave te pjesetareve te te gjitha grupeve etnike ne Kosove. Ne do te vazhdojme te forcojme institucionet demokratike te vendit tone te ri dhe do te marrim vendimet e nevojshme per te promovuar zhvillimin afatgjate te sektorit privat ekonomik. Ne fund ne do te forcojme sundimin e ligjit duke goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kosova do te vazhdoje reformat e domosdoshme per te siguruar vendin qe i takon ne Kombet e Bashkuara ne NATO dhe ne BE. Dhe do te vazhdoje te sillet si shtet sovran dhe i pavarur ashtu si eshte dhe qe ICJ-ja e konfirmoi ne menyre te fuqishme.

Autori eshte Kryeminister i Kosoves dhe ky veshtrim eshte marre nga EUObserver

18 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›