A ka mbaruar dashuria e Perëndimit me arin e zi?
Një vit më parë, të gjithë
menduam se epoka
e naftës së lirë kishte
perënduar njëherë e mirë. Kina
dhe India po thëthinin naftë
me etjen e një foshnjeje të uritur
dhe çmimet kapën qiellin
brenda një kohe të shkurtër.
Verën që shkoi, të gjithë prisnin
që çmimi të kapte shifrën
tronditëse prej 200 dollarësh një
fuçi, çka do të përbënte vërtet
një rekord të paprecedentë. E
pikërisht atëherë kur pritej më
e keqja, ndodhi e kundërta.
Para Krishtlindjeve të kaluara,
çmimi u ul në 34 dollarë fuçia,
për t‘u dyfishuar sërish këtë
muaj e për të shkuar në 71 dollarë.
Qershorin e kaluar nuk pati
asnjë shenjë të uljes së kërkesës
botërore për naftë, që në fakt
ndodhi për herë të parë pas 15
vjetësh, pra që nga viti 1982 dhe
kjo me një shpejtësi të madhe.
Kur sheh gjithë këto luhatje lind
pyetja: cili është shkaku dhe cila
do të jetë e ardhmja?
OPEC-u, karteli që "pompon"
40 për qind të naftës së
botës, ka ulur prodhimin e arit
të zi me 4.2 milionë fuçi në ditë
në përpjekje për të nxitur e
stimuluar kërkesën, por nuk ka
dyshim që recesioni ka luajtur
rolin e tij në uljen e çmimeve
dhe të kërkesës për konsum.
As dëshira e jashtëzakonshme
për naftë në vendet e industrializuara
nuk mund ta ndalonte
rënien e konsumit global. Kjo
pasi në këtë periudhë recesioni
industrial e ngadalësoi hapin,
një numër fabrikash e uzinash
u mbyllën dhe konsumatorët
u treguan më dorështrënguar
në blerjen e karburantit. Sipas
një statistike të fundit,
duket se vendet e prekura më
shumë nga recesioni shfaqën
edhe rënien më të madhe në
kërkesën për naftë. Konsumi i
naftës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës ra në nivelin e Indisë
gjatë shtatorit të kaluar. Kërkesa
ra ndjeshëm edhe në Irlandë,
Spanjë, Japoni dhe Britani të
Madhe. Pra nëse do të fajësojmë
recesionin del se situata do të
shkojë në normalitet paralelisht
me normalizimin e ekonomisë.
A mos do të thotë kjo që çmimet
e naftës do të kapin sërish
qiellin? Sipas studimit të fundit
të BP, kjo nuk do të ndodhë,
sepse rritja e çmimit të naftës
ishte një acarim për shkak të
recesionit. Në fakt, konsumi i
naftës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe disa vende të tjera
nisi të binte që në fillim të vitit
2006. Do të ishte e gabuar që t‘ia
atribuoje rënien e kërkesës për
naftë vetëm rënies ekonomike.
Kërkesa për energji është një
çështje shumë më sensitive
nga sa mendon shumëkush.
Megjithatë kur çmimet e naftës
arritën rekordin, të nxitura nga
kërkesa e vendeve në zhvillim,
pronarët e makinave nisën të
përdornin shumë më pak karburant
dhe kompanitë e ndryshme
u munduan që të gjenin
burime energjetike alternative.
Por kërkesa e ulët për naftë
të paktën në vendet perëndimore,
pavarësisht rimëkëmbjes
ekonomike, do të vazhdojë.
Për herë të parë, vendet në zhvillim
konsumuan gjatë vitit
të kaluar më shumë naftë se
vendet e zhvilluara dhe për sa i
përket Shteteve të Bashkuara të
Amerikës ato vështirë se do t‘i
kthehen më pikut të konsumit
që ishte viti 2008. Një tjetër
faktor në rënien e konsumit në
vendet perëndimore do të jetë
edhe ngitja e çmimeve, që do
t‘i bëjë të gjithë të rendin pas
burimeve alternative. Rritja e
çmimeve pritet të shkaktohet
nga dy faktorë: rritja e kërkesës
nga ana e Kinës dhe mungesa e
eksplorimit të burimeve të reja
për shkak të recesionit. Dhjetë
vjet më parë, Pekini ishte i
mbushur me biçikleta, ndërsa
ai është plot "Porsche". Mungesa
e investimeve në eksplorimet e
burimeve dhe rezervave të reja
të naftës do t‘i rrisë gjithashtu
çmimet, pasi do të ketë probleme
furnizimi. Por çështja nuk
është, sikundër shumëkush
mendon, se planeti ynë nuk ka
rezerva të mjaftueshme për t‘iu
përgjigjur kërkesave tona për
karburant, por pjesa më e madhe
e rezervave të identifikuara
kanë një kosto të madhe për
nxjerrjen e naftës, ose ndodhen
në zona politikisht problematike
si Irani, Lindja e Mesme e
Rusia. Kjo situatë është thuajse
e pashmangshme në këndvështrimin
afatshkurtër, pra kërkesa
për naftë do të bjerë, ndërkohë
që çmimet do të kenë tendencë
që të rriten. E cili pritet të
jetë çmimi i naftës. Shumë
ekspertë parashikojnë se ai do
të luhatet për një kohë të gjatë
nga 60-90 dollarë për fuçi.
Konsumatorët nuk tentojnë të
rebelohen ndaj çmimeve, nëse
ato nuk kapin shifrën 100 dollarë
për fuçi. Nëse ky kufi do të
tejkalohet, siç ndodhi korrikun
e kaluar, atëherë rrethi vicioz i
çmimeve të luhatura të naftës
do të fillojë sërish.
menduam se epoka
e naftës së lirë kishte
perënduar njëherë e mirë. Kina
dhe India po thëthinin naftë
me etjen e një foshnjeje të uritur
dhe çmimet kapën qiellin
brenda një kohe të shkurtër.
Verën që shkoi, të gjithë prisnin
që çmimi të kapte shifrën
tronditëse prej 200 dollarësh një
fuçi, çka do të përbënte vërtet
një rekord të paprecedentë. E
pikërisht atëherë kur pritej më
e keqja, ndodhi e kundërta.
Para Krishtlindjeve të kaluara,
çmimi u ul në 34 dollarë fuçia,
për t‘u dyfishuar sërish këtë
muaj e për të shkuar në 71 dollarë.
Qershorin e kaluar nuk pati
asnjë shenjë të uljes së kërkesës
botërore për naftë, që në fakt
ndodhi për herë të parë pas 15
vjetësh, pra që nga viti 1982 dhe
kjo me një shpejtësi të madhe.
Kur sheh gjithë këto luhatje lind
pyetja: cili është shkaku dhe cila
do të jetë e ardhmja?
OPEC-u, karteli që "pompon"
40 për qind të naftës së
botës, ka ulur prodhimin e arit
të zi me 4.2 milionë fuçi në ditë
në përpjekje për të nxitur e
stimuluar kërkesën, por nuk ka
dyshim që recesioni ka luajtur
rolin e tij në uljen e çmimeve
dhe të kërkesës për konsum.
As dëshira e jashtëzakonshme
për naftë në vendet e industrializuara
nuk mund ta ndalonte
rënien e konsumit global. Kjo
pasi në këtë periudhë recesioni
industrial e ngadalësoi hapin,
një numër fabrikash e uzinash
u mbyllën dhe konsumatorët
u treguan më dorështrënguar
në blerjen e karburantit. Sipas
një statistike të fundit,
duket se vendet e prekura më
shumë nga recesioni shfaqën
edhe rënien më të madhe në
kërkesën për naftë. Konsumi i
naftës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës ra në nivelin e Indisë
gjatë shtatorit të kaluar. Kërkesa
ra ndjeshëm edhe në Irlandë,
Spanjë, Japoni dhe Britani të
Madhe. Pra nëse do të fajësojmë
recesionin del se situata do të
shkojë në normalitet paralelisht
me normalizimin e ekonomisë.
A mos do të thotë kjo që çmimet
e naftës do të kapin sërish
qiellin? Sipas studimit të fundit
të BP, kjo nuk do të ndodhë,
sepse rritja e çmimit të naftës
ishte një acarim për shkak të
recesionit. Në fakt, konsumi i
naftës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe disa vende të tjera
nisi të binte që në fillim të vitit
2006. Do të ishte e gabuar që t‘ia
atribuoje rënien e kërkesës për
naftë vetëm rënies ekonomike.
Kërkesa për energji është një
çështje shumë më sensitive
nga sa mendon shumëkush.
Megjithatë kur çmimet e naftës
arritën rekordin, të nxitura nga
kërkesa e vendeve në zhvillim,
pronarët e makinave nisën të
përdornin shumë më pak karburant
dhe kompanitë e ndryshme
u munduan që të gjenin
burime energjetike alternative.
Por kërkesa e ulët për naftë
të paktën në vendet perëndimore,
pavarësisht rimëkëmbjes
ekonomike, do të vazhdojë.
Për herë të parë, vendet në zhvillim
konsumuan gjatë vitit
të kaluar më shumë naftë se
vendet e zhvilluara dhe për sa i
përket Shteteve të Bashkuara të
Amerikës ato vështirë se do t‘i
kthehen më pikut të konsumit
që ishte viti 2008. Një tjetër
faktor në rënien e konsumit në
vendet perëndimore do të jetë
edhe ngitja e çmimeve, që do
t‘i bëjë të gjithë të rendin pas
burimeve alternative. Rritja e
çmimeve pritet të shkaktohet
nga dy faktorë: rritja e kërkesës
nga ana e Kinës dhe mungesa e
eksplorimit të burimeve të reja
për shkak të recesionit. Dhjetë
vjet më parë, Pekini ishte i
mbushur me biçikleta, ndërsa
ai është plot "Porsche". Mungesa
e investimeve në eksplorimet e
burimeve dhe rezervave të reja
të naftës do t‘i rrisë gjithashtu
çmimet, pasi do të ketë probleme
furnizimi. Por çështja nuk
është, sikundër shumëkush
mendon, se planeti ynë nuk ka
rezerva të mjaftueshme për t‘iu
përgjigjur kërkesave tona për
karburant, por pjesa më e madhe
e rezervave të identifikuara
kanë një kosto të madhe për
nxjerrjen e naftës, ose ndodhen
në zona politikisht problematike
si Irani, Lindja e Mesme e
Rusia. Kjo situatë është thuajse
e pashmangshme në këndvështrimin
afatshkurtër, pra kërkesa
për naftë do të bjerë, ndërkohë
që çmimet do të kenë tendencë
që të rriten. E cili pritet të
jetë çmimi i naftës. Shumë
ekspertë parashikojnë se ai do
të luhatet për një kohë të gjatë
nga 60-90 dollarë për fuçi.
Konsumatorët nuk tentojnë të
rebelohen ndaj çmimeve, nëse
ato nuk kapin shifrën 100 dollarë
për fuçi. Nëse ky kufi do të
tejkalohet, siç ndodhi korrikun
e kaluar, atëherë rrethi vicioz i
çmimeve të luhatura të naftës
do të fillojë sërish.