E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murgesha vizionare, ikonë e feminizmit

Në vitin 1631, një grua
46-vjeçare, shumë
e lodhur, mbërriti
te porta e Vatikanit.
Mary Ward, një murgesha nga
Jorkshiri kishte përshkuar mbi
1500 kilometra nga urdhri i
saj, që ndodhej në Belgjikën e
sotme, deri në Romë. Këtë udhëtim
ajo e bëri edhe pse e dinte
që mund të përfudnonte në
burg. Për mëse dy dhjetëvjeçarë
rresht kjo grua kishte drejtuar
një urdhër besimtarësh
që jetonte në kundërshti me
rregullat strikte të Vatikanit që
karakterizonin marrëdhëniet në
një manastir.
Ward u kishte mësuar motrave
të saj të besimit që të
mos mbanin veshur veshjen e
zakonshme të murgeshave dhe
të përkushjtoheshin ndaj të
varfërve dhe të persekutuarve
si dhe të themelonin e jepnin
mësim në shkolla katolike.
Ajo i inkurajonte femrat që
të mernin pjesë në shfaqje,
sikundër meshkujt, çka për kohën
konsiderohej si një herezi.
Edhe rolet e femrave luheshin
nga burrat. E të mendosh që kjo
grua jetonte në një nga periudhat
më të ashpra të inkuizicionit
roman, kur akuzat për herezi
ishin shumë të shpeshta.
Në atë kohë në Vatrikan ishte
Papam Urban VIII, papa që
hodhi në burg Galileon për
shkak të bindjes së tij se Toka
rrotullohej rreth diellit. Si të
mos i mjaftonin ato që kishte
bërë, kjo grua revolucionare
kishte vendosur të shkonte deri
në Romë për ti kërkuar Papës
aprovim zyrtar për urdhrin e saj
rrebel që jetonte në kundërshti
me mësimet qidnravjeçare të
katolicizmit. Pikërisht atëhere
Papa, ashtu sikundër pritej, e
futi në burg Maryn dhe lëshoi
një urdhër papnor për ndalimin
e veprimtarisë së urdhrit
të saj. Sot i njëjti institucion
që e konsideroi gruan "heretike"
ka ndërmarrë hapine parë
vendimtar për shpaljen e saj
"shenjtore"
Ward lindi në Ripon në vitin
1585 në një familje fetare në
një kohë kur katolicizmi ishte
nën persekucion. Dy nag të
afërmit e famljes së saj ishin
përfshirë në trazirat që ndodhën
në atë kohë dhe për sa
i përket Maryt të vogël ajo u
detyrua që ta kalonte fëmijërinë
në ikje e fshehje. Në moshën
15 vjeçare ajo kaloi Kanalin
dhe u bë një "Klarë e varfër",
anëtare e urdhrit françeskan të
murgeshave që e kalonin jetën
në lutje dhe skamje. Por shpejt
asaj nuk i shkonin më për shtat
rregullat e gurta të vendosura
nga murgeshat katolike dhe në
vitin 1609 themeloi urdhrin e saj
të Shën Omerit. Bazuar tek jezuitët,
motrat e saj ishin shumë
aktive në komunitet dhe besonin
në shkollimin e grave dhe
ruajtjene e katolicizmit, çka për
kohën ishte një detyrë shumë
e vështirë. Një ndër gjërat për
të cilat Ward këmbënguli më
shumë ishte ajo e pjesëmarrjes
së fenrave në lojën teatrore. Por
kjo ngjali shumë kundërshti dhe
paragjykime, pasi sipas moralit
të kohës që një grua të luante në
skenë duhet të ishte një grua me
moral shumë të dyshimtë. Edhe
vetë Papa Urban ishte tërësisht
kundër një ideje të tillë. Papa
futi Galileon në burg një vit pas
takimit me Ward. Mbështetësit e
saj të zjartë këmbëngulin se ajo
ishte në një shkallë me Galileon
për nga guximi dhe vizioni. Sipas
një motre të Kongregacionit
të Jezuitëve, emri me të cilin
njihet sot urdhri i themeluar nga
Ward, Kisha ka kërkuar ndjesë
për sjelljen e saj ndaj Galileos
dhe në Romë madje ka edhe
një statujë të tij, ndërkohë që
mbështetëset e Ward endepo
presin për një reagim. Sipas saj
Ward kishte një vizion të sajin
për kontributin e femrave në
shoqëri dhe në Kishë dhe kjo
në një kohë kur femra përjetonte
një nga momentet më të
errëta të historisë. Ward, sipas
murgeshave të saj duhet të konsiderohet
një ikonë e feminizmit
jo vetëm për katolikët, por për
të gjithë. Ajo pati vizionin nga
Zoti për barazinë mes gjinive
para Zotit si dhe vizionin mbi
aftësinë e femrës për të bërë
punë të mira dhe për të dhënë
kontributin e saj. Dhe mos harrojmë
se ajo mendonte kështu
në një kohë kur në universitetet
e asaj kohe edne debatohej
fakti nëse gruaja është qenie me
shpirt, apo jo. "Ajo u persekutua
ashpërsisht nga Kisha, por kurrë
nuk e nxorri një fjalë të keqe
nga goja, apo në shkrimet e saj.
Edhe kur ishte në burg, edhe
kur mendonte se po vdiste ajo
kurrë nuk e humbi dhuntinë e
jashtëzakoënshme të shpresës
dhe besimit te Zoti. Unë dua që
ajo të kanonizohet, dua drejtësi
për të", ka deklaruar kryetarja
e urdhrit. Ward kaloi një vit në
burg në Mynih dhe pas lirimit
të saj ajo njoftoi edhe mbylljen
e urdhrit sipas
vullnetit të Papës.
Ndërroi jetë në vitin
1645 gjatë Luftës
Civile Angleze dhe
u varros në kishën
e Osbaldvikut, në
periferi të Jorkut. Në
shekujt që pasuan
ekzistencën e saj
murgeshat britanike
bënë pëdpjekje
të njëpasnjëshme
tek papët për ti
mundësuar urdhrit
rikthimin në ekzistencë, por
përgjigjia që morën ishte pozitive,
me kusht që Ward të mos
konsiderohej si themeluesja
e tij. Më pas në vitin 1900, një
anëtare e urdhrit, motër Magdalen
Gremion, i kërkoi Papës
Pius X që ta vendoste Ward në
krye të urdhrit em meritën e
themelueses. Ai menëjehër e
denoncoi Ward si heretike. Pasuesi
i tij, Papa Pius XI e hapi
çështjene Ward për shenjtërim
në vitin 1932 dhe Papa Pius XII
më pas e quajti atë "një grua të
jashtëzakonëshme". Sot urdhri
i Ward ka mbi 4000 motra në
dy degët e tij: Institutin e të
Bekuarve të Virgjëreshës Mari,
apo Motrat e Loretos dhe Kongregacioni
i Jezuitëve që punon
në çdo kontinent dhe në vende
të tilla të largëta si kubë, Mongoli,
Timor Lindor etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›