Ukraina, 20 vjet nga pavarësia
Ndërsa në vitin 1989,
revolucioni shpërtheu
në të gjitha vendet e
Europës Qendrore, drithërimat
e tij shkuan drejt e në zemrën
e Bashkimit Sovjetik. Në atë
kohë,pë shtetet baltike si dhe
Ukraina befas e ardhmja në
pavarësi u duk fare e afërt. Në
zyrën e tij në qendër të Kievit,
Leonid Kravchuk ndihet mirë
kur flet për vitin 1989. Atëherë
ai ishte funksionar i lartë i Partisë
Komuniste të Ukrainës dhe
thotë se Partia ishte e papërgatitur
për protesta. "Ishim në mesin
e një mbledhjeje të Komitetit
Qendror, kur dikush na ndërpreu
dhe na njoftoi se dy gra
me pllakate ndodheshin jashtë
ndërtesës. Shefi ndërpreu menjëherë
mbledhjen dhe të gjithë
shkuam nëpër vendet tona për
të parë se si ishte puna", rrëfen
ish-zyrtari. "Doli se ato gra
kërkonin para për një biletë
treni dhe kishin vendosur që të
tërhiqnin vëmendjen e njerëzve
në këtë mënyrë, pra me parulla
në duar. Unë u dhashë 40
rubla, por i gjithë Komiteti Qendror,
ndërkohë u frikësua nga
mundësia e një kryengritjeje,
apo rebelimi", vazhdon Leonid.
Ai thotë se frika ishte e madhe,
pasi deri në atë kohë askush
nuk kishte guxuar që të ngrihej,
madje as të ankohej kundër
partisë. Ishte koha e glasnosit,
e hapjes në media dhe fjalimeve
të ndryshme të Mikail Gorbaçovit.
Ndërkohë shkrimtarët e
Kievit ishin gjithashtu personat
më në pararojë të ndryshimit,
edhe pse një pjesë e tyre ishin
detyruar që të shkruanin vepra
pro liderëve partiakë. Disa prej
tyre, ata më të ndërgjegjësuarit
dhe më të guximshmit njëherazi,
vendosën në takimet e tyre
në dhomat plot tym duhani
që të ishte koha e duhur për
të marrë vendime të mëdha.
Kështu ata formuan "Rukh" ose
"Lëvizja në gjuhën ukrainase".
Objektivat kryesorë të grupit
ishin mbështetja e reformave të
Gorbaçovit kundër funksionarëve
të linjës së ashpër të elitës
sovjetike në Moskë. Por shumë
shpejt u bë e qartë që autoritetet
e Moskës nuk e kishin situatën
nën kontroll. Sipas shkrimtarëve
të asaj kohe, Gorbaçovi
vetëm sa e hapi pak shishen ku
ishte mbyllur xhindi, por nuk
bëri gjë tjetër. Ndërkohë që
ajo që kishte filluar, pra fillimi
i fundit ishte i pakthyeshëm jo
vetëm në Moskë, por në të gjitha
vendet e Europës Lindore dhe
Qendrore që deri në vitin 1989
ishin pjesë e kampit komunist.
Për sa i përket organizatës së
shkrimtarëve, ajo nga qëllimet
e saj fillestare kishte evoluar
në kërkesa për pavarësi. Një
zhvillim i tillë ishte i papritur
dhe frikësoi shumëkënd, madje
edhe më trimat ndër disidentët
politikë në Ukrainë. Të gjithë i
druheshin një kundërpërgjigjeje
të ashpër nga shteti dhe Moska,
ndërkohë që kishte vetëm
disa persona të guximshëm e
vizionarë që ishin të vendosur
të përfitonin maksimumin nga
një situatë e favorshme. Por
pavarësia nuk mund të arrihej
sa hap e mbyll sytë. Autoritetet
komuniste donin me çdo kusht
të mbanin pushtetin, edhe me
forcë, nëse do të lindte nevoja.
Kërcënimet e llojeve të ndryshme
nuk ishin të pazakonta,
sidomos kur në skenë doli objektivi
i shkëputjes nga Moska.
Pati një periudhë rrahjesh
masive, grabitjesh e shtim të
kriminalitetit, por më vonë u
mor vesh se gjithçka ishte organizuar
nga Shërbimi Sekret, që
kërkonte të krijonte një situatë
frike. As ata që ndodheshin
në rangje të larta të pushtetit
nuk kishin imunitet. Leonid
Kravchuk, që më pas u zgjodh
Presidenti i Parë i Ukrainës së
Lirë, e mban mend mirë ikjen e
tij dhe të Boris Jelcinit nga Bjellorusia
në vitin 1991, kur në një
mbledhje të zgjedhuar diskutuan
në lidhje me shkëputjen nga
Bashkimi Sovjetik . "Jelcin më
kapi prej krahu dhe më tha në
vesh se duhet të ikja menjëherë
në atdheun tim, ose përndryshe
jeta ime do të ishte shumë në
rrezik. Kështu dolëm dhe hipëm
në makinat tona e shkuam drejt
aeroportit. Boris kishte marrë
një telefonatë nga Moska, në të
cilën e kishin paralajmëruar për
rrezikun. Për sa i përket ukrainasve,
ata po i ndiqnin nga afër
ngjarjet në vendet fqinjë, sidomos
në Poloni. Shumë ukrainas
i kishin zili polakët për guximin
dhe vizionin. Por Ukraina e
kishte shumë më të vështirë,
sepse ishte një vend i ndarë me
dy gjuhë e kultura. Megjithatë
kishte një faktor unifikues edhe
për ukrainasit: Çernobili. Sasia
e gënjeshtrave, sekreteve
dhe mënyra çnjerëzore me të
cilën u trajtuan njerëzit, pas
tragjedisë së Çernobilit, kishte
dëmtuar rëndë besimin e gjithë
popullit ndaj autoriteteve.
Pas tragjedisë u themelua një
lëvizje "e gjelbër", e cila mund
të bënte bashkë qindra mijëra
vetë. Shumë shpejt, të gjelbërit
kërkuan bashkimin me grupin
e shkrimtarëve dhe së bashku
kërkuan një Ukrainë të lirë. Të
gjithë i kujtojnë ato kohë me
lot në sy. Idealizmi ishte në
ajër dhe të gjithë shiheshin me
një dashuri të veçantë. "Ishim
shumë romantikë, pasi besonim
se po ndryshonim botën sa hap
e mbyll sytë. Sigurisht që ky
ishte një iluzion", rrëfen një nga
liderët e lëvizjes. Dhe në fakt
ishte naivitet që të mendoje se
Ukraina do të shndërrohej në
një vend demokratik europian
brenda natës. Megjithatë situata
aktuale është shumë më e mirë
se në kohën e sovjetikëve.
revolucioni shpërtheu
në të gjitha vendet e
Europës Qendrore, drithërimat
e tij shkuan drejt e në zemrën
e Bashkimit Sovjetik. Në atë
kohë,pë shtetet baltike si dhe
Ukraina befas e ardhmja në
pavarësi u duk fare e afërt. Në
zyrën e tij në qendër të Kievit,
Leonid Kravchuk ndihet mirë
kur flet për vitin 1989. Atëherë
ai ishte funksionar i lartë i Partisë
Komuniste të Ukrainës dhe
thotë se Partia ishte e papërgatitur
për protesta. "Ishim në mesin
e një mbledhjeje të Komitetit
Qendror, kur dikush na ndërpreu
dhe na njoftoi se dy gra
me pllakate ndodheshin jashtë
ndërtesës. Shefi ndërpreu menjëherë
mbledhjen dhe të gjithë
shkuam nëpër vendet tona për
të parë se si ishte puna", rrëfen
ish-zyrtari. "Doli se ato gra
kërkonin para për një biletë
treni dhe kishin vendosur që të
tërhiqnin vëmendjen e njerëzve
në këtë mënyrë, pra me parulla
në duar. Unë u dhashë 40
rubla, por i gjithë Komiteti Qendror,
ndërkohë u frikësua nga
mundësia e një kryengritjeje,
apo rebelimi", vazhdon Leonid.
Ai thotë se frika ishte e madhe,
pasi deri në atë kohë askush
nuk kishte guxuar që të ngrihej,
madje as të ankohej kundër
partisë. Ishte koha e glasnosit,
e hapjes në media dhe fjalimeve
të ndryshme të Mikail Gorbaçovit.
Ndërkohë shkrimtarët e
Kievit ishin gjithashtu personat
më në pararojë të ndryshimit,
edhe pse një pjesë e tyre ishin
detyruar që të shkruanin vepra
pro liderëve partiakë. Disa prej
tyre, ata më të ndërgjegjësuarit
dhe më të guximshmit njëherazi,
vendosën në takimet e tyre
në dhomat plot tym duhani
që të ishte koha e duhur për
të marrë vendime të mëdha.
Kështu ata formuan "Rukh" ose
"Lëvizja në gjuhën ukrainase".
Objektivat kryesorë të grupit
ishin mbështetja e reformave të
Gorbaçovit kundër funksionarëve
të linjës së ashpër të elitës
sovjetike në Moskë. Por shumë
shpejt u bë e qartë që autoritetet
e Moskës nuk e kishin situatën
nën kontroll. Sipas shkrimtarëve
të asaj kohe, Gorbaçovi
vetëm sa e hapi pak shishen ku
ishte mbyllur xhindi, por nuk
bëri gjë tjetër. Ndërkohë që
ajo që kishte filluar, pra fillimi
i fundit ishte i pakthyeshëm jo
vetëm në Moskë, por në të gjitha
vendet e Europës Lindore dhe
Qendrore që deri në vitin 1989
ishin pjesë e kampit komunist.
Për sa i përket organizatës së
shkrimtarëve, ajo nga qëllimet
e saj fillestare kishte evoluar
në kërkesa për pavarësi. Një
zhvillim i tillë ishte i papritur
dhe frikësoi shumëkënd, madje
edhe më trimat ndër disidentët
politikë në Ukrainë. Të gjithë i
druheshin një kundërpërgjigjeje
të ashpër nga shteti dhe Moska,
ndërkohë që kishte vetëm
disa persona të guximshëm e
vizionarë që ishin të vendosur
të përfitonin maksimumin nga
një situatë e favorshme. Por
pavarësia nuk mund të arrihej
sa hap e mbyll sytë. Autoritetet
komuniste donin me çdo kusht
të mbanin pushtetin, edhe me
forcë, nëse do të lindte nevoja.
Kërcënimet e llojeve të ndryshme
nuk ishin të pazakonta,
sidomos kur në skenë doli objektivi
i shkëputjes nga Moska.
Pati një periudhë rrahjesh
masive, grabitjesh e shtim të
kriminalitetit, por më vonë u
mor vesh se gjithçka ishte organizuar
nga Shërbimi Sekret, që
kërkonte të krijonte një situatë
frike. As ata që ndodheshin
në rangje të larta të pushtetit
nuk kishin imunitet. Leonid
Kravchuk, që më pas u zgjodh
Presidenti i Parë i Ukrainës së
Lirë, e mban mend mirë ikjen e
tij dhe të Boris Jelcinit nga Bjellorusia
në vitin 1991, kur në një
mbledhje të zgjedhuar diskutuan
në lidhje me shkëputjen nga
Bashkimi Sovjetik . "Jelcin më
kapi prej krahu dhe më tha në
vesh se duhet të ikja menjëherë
në atdheun tim, ose përndryshe
jeta ime do të ishte shumë në
rrezik. Kështu dolëm dhe hipëm
në makinat tona e shkuam drejt
aeroportit. Boris kishte marrë
një telefonatë nga Moska, në të
cilën e kishin paralajmëruar për
rrezikun. Për sa i përket ukrainasve,
ata po i ndiqnin nga afër
ngjarjet në vendet fqinjë, sidomos
në Poloni. Shumë ukrainas
i kishin zili polakët për guximin
dhe vizionin. Por Ukraina e
kishte shumë më të vështirë,
sepse ishte një vend i ndarë me
dy gjuhë e kultura. Megjithatë
kishte një faktor unifikues edhe
për ukrainasit: Çernobili. Sasia
e gënjeshtrave, sekreteve
dhe mënyra çnjerëzore me të
cilën u trajtuan njerëzit, pas
tragjedisë së Çernobilit, kishte
dëmtuar rëndë besimin e gjithë
popullit ndaj autoriteteve.
Pas tragjedisë u themelua një
lëvizje "e gjelbër", e cila mund
të bënte bashkë qindra mijëra
vetë. Shumë shpejt, të gjelbërit
kërkuan bashkimin me grupin
e shkrimtarëve dhe së bashku
kërkuan një Ukrainë të lirë. Të
gjithë i kujtojnë ato kohë me
lot në sy. Idealizmi ishte në
ajër dhe të gjithë shiheshin me
një dashuri të veçantë. "Ishim
shumë romantikë, pasi besonim
se po ndryshonim botën sa hap
e mbyll sytë. Sigurisht që ky
ishte një iluzion", rrëfen një nga
liderët e lëvizjes. Dhe në fakt
ishte naivitet që të mendoje se
Ukraina do të shndërrohej në
një vend demokratik europian
brenda natës. Megjithatë situata
aktuale është shumë më e mirë
se në kohën e sovjetikëve.