A ka mbaruar hapja e PD-së?
29/04/2005 Lista e re e forumit më të lartë të Partisë Demokratike nuk ndryshon shumë në koncept nga lista e po këtij forumi në vititn 1991. Në përmbajtjen e saj ka idealistë, ashtu si atëherë dhe ndoshta kjo pjesë përbëhet kryesisht nga anëtarët e KOP-it dhe përfaqësues të FRPD-së, nga politikanë të afirmuar, që ato ditë kanë qenë politikanë popullorë, nga teknicienë të mirë, që të njëjtit forum nuk i mungonin në vitin 1991, nga militantë të betuar kryesisht produkt i viteve ¢97 dhe ¢98 dhe jo ¢90, si në atë kohë.
Pra, duke përshkruar përbërjen e Këshillit Kombëtar, menjëherë mendja të shkon te përmasat e një lëvizje që praktikisht i kalon kufinjtë e një programi politik dhe një partie politike të caktuar, sado e madhe qoftë ajo.
PD-ja ka zgjedhur në forumin e saj drejtues përfaqësues të rrymave, që i kanë rezistuar kohës edhe duke qenë jashtë saj politikisht. Kjo është hera e parë që arrihet në një parti politike në Shqipëri, duke anashkaluar rudimentet e mbartuara të PS-së, që nga periudha e shkollës së Partisë, pas kongresit të saj të vitit 1995. Pa xhelozi dhe me pjekuri u janë dhënë vota të mjaftueshme personaliteteve me diversitet të theksuar politik nga PD, dhe që për disa vite kanë qenë të rreshtuar përballë saj në ambiente të ngushta politike dhe tekniciene me Partinë Socialiste. Largimi i tyre nga PD-ja në dy grupe ai i ¢92 dhe ai i ¢96, u artikulua kryesisht si, kundërvënie ndaj autoritetit absolut të Berishës dhe autokracisë së tij gjatë presidencës. Dy kritikat e tyre e humbën vlerën me kohën dhe u bënë të paarsyeshme në momentin, që kryetari i PD-së i thirri ata përsëri në udhëheqjen e PD-së.
Në forumin e lartë të PD-së morën mjaft vota anëtarët e KOP-it, krijuar vetëm tre muaj më parë, ndërsa drejtuesi i tyre i rradhit i pesti në renditjen e listës së votave, menjëherë pas kryetarit të FRPD-së, një organizatë kjo tradicionale brenda PD-së. Teknicienë me aspirata politike kanë ndikuar fort në ndryshimin e imazhit të PD-së dhe në njëfarë mënyre shërbyen si laborator për kthimin e themeluesve. Prurja e tyre është e larmishme. Secili ka CV të lëkundura politikisht shpeshherë të paqarta, por në fund plot përvojë administrative. Vetëm në një ambient me kulturë të vjetër demokratike mund të bëhej një përthithje kaq e shpejtë në forumet drejtuese. PD-ja nuk e ka një traditë të tillë, por arriti ta përformonte brenda pak kohe nëpërmjet delegatëve të saj dhe rolit të kryetarit të partisë.
Që të dy këto grupe shtojnë përmasat e PD-së, si parti politike, duke i dhënë asaj formën e një lëvizjeje, e cila është mjaft pozitive në ambientet elektorale, por është e diskutueshme në qeverisje, nëse PD-ja do të fitojë zgjedhjet, apo në qëndrimin e saj në opozitë, nëse ajo do t’i humbasë zgjedhjet.
Hapja deri në mbyllje
Duke lënë mënjanë emancipimin politik të PD-së, vullnetin e drejtuesve të saj për bashkim dhe bashkëpunim, çështje tashmë të ezauruara, përmbushja e rrallë e PD-së në përmbajtjen e vet të vjetër dhe në aksesorët e rinj lind një pyetje. A ka mbaruar cikli i hapjes së PD-së?
Askush nuk ka të drejtë të marrë përsipër përgjigjen e një pyetjeje të tillë, ndërsa vetë pyetja mund të jetë e parakohshme dhe lehtësisht e paragjykuar.
Por, e vërteta është se PD-ja sot ngjan e ngopur dhe pa mungesa në trajtimin e saj. Është njëfarë aristokrate, që nuk i mungon asgjë, jo vetëm është e ngopur, por nuk e ka tejkaluar atë, për të qenë e detyruar të hedhë më pas një pjesë të tretjes së saj. Ky është grafiku më i mirë për një parti politike.
Është normale të thuhet se cikli i hapje së PD-së ka mbaruar, dhe shumëkush mendon se nëse ajo vjen në pushtet, për disa vite nuk do të ketë nevojë për thithje të reja, s’bëhet fjalë prurje të sforcuara, por as natyrale. Ata që janë brenda nuk do të mendojnë shumë për ata, që për ndonjë arsye nuk ishin në ritëm, apo nuk u gjendën në momentin e duhur në vendin e duhur. Kapacitetet e partisë janë të mjaftueshme, si për qeverisje ashtu edhe për të mbajtur të fortë një parti në opozitë. Ndërkaq, shpejtësia e pritshme më të cilën duhet të lëvizë Shqipëria, kërkon herë pas here “ordinatorë” të rinj, me të dhëna të reja përmes të cilëve do të ruhet “update” i përditshëm. Dhe këta të fundit janë më të rëndësishëm se sa të parët, që për shkaqet universale të dominimit të shansit nuk u përfshinë në hapje. Pra, “përmbushja” e PD-së i ka të dhënat e nevojshme, për të asimiluar e disimiluar herë pas here. Edhe kjo nuk është pyetje festive dhe nuk i ngjan fare gëzimit të ditës. Por, gjithsesi është pyetje e cila duhet hedhur pas shpine, por nuk duhet lëshuar në rrugë.
Përballimi i hapjes
Ashtu siç ndodh gjithnjë edhe PD-ja e përfshirë në dukuritë, do të përmbush ligjet e tyre. Pra, ajo do të ketë prirjen ta trajtoj hapjen e saj, si një dukuri që ndodh brenda ciklit të vet. Përmbajtja e Këshillit Kombëtar të PD-së ka përmasat, që të justifikojë shpalljen e mbylljes së ciklit dhe askujt nuk i mbetet hatri se në fakt edhe një njohës i mirë i PD-së, apo një kritik i ashpër i saj nuk ka çfarë të thotë veçse cikli u mbyll. Duke kujtuar çfarë thamë më sipër, se PD tashmë është gati në përmasat e një lëvizjeje dhe se ajo lëvizje, me të dhënat e saj në ¢92 fitoi bindshëm në zgjedhjet e 22 marsit, nuk mund të anashkalohet një gjë tjetër. “Lëvizja” nuk i ruajti dot përmasat e saj gjatë pushtetit dhe pati mjaft vështirësi të koagulohet përgjatë viteve të të qenit në opozitë. Pushteti i PD-së pati mjaft suksese në reforma, por jo në civilizim. Administrata nuk pati përmasat e qëllimit dhe nuk e mbështeti dot reformën e madhe si kërkesë qytetare. Askush në 1992 nuk mund të thoshte se PD-ja do të qeveriste më pak se tetë vjet, bile edhe vetë socialistët më optimistë, këtë përmasë kohore kanë menduar. Por, ajo qeverisi vetëm pesë vjet dhe u detyrua ta lëshonte pushtetin. Vetë PD-ja dhe administrata pësuan një mbyllje, duke mos arritur të qarkullojnë nëpër damarët e saj gjithë atë lëvizje, që prodhoi viti ¢91 dhe viti ¢92.
Udhëheqja e re e PD-së duhet të ketë mësuar nga historia e vet. Pushteti ka një natyrë disi më ndryshe nga fitorja, qeveria nga partia dhe Parlamenti nga Këshilli Kombëtar.