Baza e demokratëve është treguar e sinqertë me votimin e saj për Arben Imamin

29/04/2005 Preç Zogaj thotë se votimi në Kuvendin e PD-së ka qenë më i rregullti në historinë e kësaj partie
Preç Zogaj, një prej themeluesve të PD-së, në një intervistë për “Metropol”, komenton rezultatet e votimit në Këshillin Kombëtar të PD-së, fitoren e thellë të Berishës, si dhe humbjen e Arben Imamit. Zogaj thotë se lënia jashtë këtij forumi e Arben Imamit, edhe ky një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, është një provë e cila tregon se baza e demokratëve ende nuk e ka harruar opozicionin e Imamit gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Nga ana tjetër, rezultatin e thellë të arritur nga lideri demokrat Berisha, Zogaj e cilëson si një mbështetje që baza e partisë i jep kreut të saj, për platformën e paraqitur në Kuvendin e Tetë të PD-së. Sipas tij, fitorja e thellë e Berishës në këto zgjedhje nuk rrezikon kthimin e autoritarizmit te lideri i PD-së, e cila ishte dhe arsyeja për të cilën Zogaj u largua nga PD-ja, sapo kjo parti mori pushtetin në vitin 1992.
Ka pasur zëra që votimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së nuk ka qenë aq korrekt. Ju jeni një ndër të zgjedhurit e këtij kuvendi, keni vënë re të tilla parregullsi?
Unë në asnjë rast nuk kam dëgjuar të jetë folur keq për mënyrën e votimit. Unë kam qenë vetë në kuvend dhe kam parë që votimi ka qenë i fshehtë. Në kutinë e votimit ka mbizotëruar rregulli, dhe votimi është kryer përpara kamerave.
Flitet që votat për anëtarët e këshillit kombëtar kanë qenë të adresuara?
Këto i kam dëgjuar dhe unë që delegatë të ndryshëm krijojnë grupime, marrëdhënie me njëri-tjetrin. Por, më shumë flitet për të kaluarën dhe jo për këto zgjedhje të PD-së. Unë kam përshtypjen se kjo taktika e lobingjeve e delegatëve të rretheve të ndryshme, nuk ka funksionuar kësaj here, siç ka funksionuar në kuvendin e kaluar. Në fakt ky ishte vlerësimi i disa analistëve, miq tanë, të cilët kanë ndjekur dhe kuvendin e kaluar. Të gjithë pohojnë se kësaj radhe votimi ka qenë i lirë, korrekt dhe numërimi ka qenë skrupuloz.
Kur flas për delegim votash, kam parasysh këtu se pothuaj të gjithë anëtarët e KOP, kanë qenë të panjohur për delegatët, dhe pothuaj të gjithë kanë fituar. Kjo të lë për të dyshuar apo jo?
Ky është një aspekt tjetër i problemit. Eshtë një aspket që nuk ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes. KOP është një strukturë, e cila shkaktoi lajm të madh këto kohët fundit, dhe e justifikoi veten ç’është e vërteta. KOP krijoi lëvizje në PD, e cila është në opozitë, madje krijoi lëvizje në të gjithë spektrin politik. Madje, edhe vetë qeveria u provokua nga dalja në skenë e KOP. Pra, është një nga ato gjetjet politike, që shkaktojnë lëvizje të mëdha në jetën e një vendi. Për këtë arsye kandidatët që janë marrë nga KOP janë votuar në target. Janë votuar për të shprehur mbështetjen e delegatëve për hapjen e PD-së dhe këtë nismë të Berishës. Kanë votuar për përthithjen e elitës në forume, pavarësisht nga mosha e tyre. Eshtë një votim në bllok për një institucion që hyri me bujë të madhe në jetën e PD-së.
Ju jeni një ndër të rikthyerit e votuar, së bashku me Pashkon dhe Rulin. ǒmund të na thoni për mbetjen jashtë Këshillit Kombëtar të Arben Imamit. Mos do të thotë kjo se anëtarësia demokrate nuk e ka harruar akoma opozicionin e tij të ashpër ndaj PD-së?
Në çastin e parë e kam përjetuar dhe unë me keqardhje. Ju duhet ta dini se Imami është renditur i 101, pra ka mbetur pa u kualifikuar si anëtar i Këshillit Kombëtar, por ka marrë shumë vota. Vetë Imami e ka përbulluar si politikan profesionist këtë histori. Sepse ai ka tre-katër vjet që e mbështet PD-në pa asnjë ekuivok, me vendosmërinë e tij karakteristike, sepse Imami është një politikan shumë serioz. Pra, dhe këtë moment ai e përballoi si një profesionist. Natyrisht i erdhi keq, sepse ishte shumë pranë, por këto janë rregulla që caktohen. Po të përbëhej për shembull Këshilli Kombëtar nga 101 anëtarë, sot do të ishte dhe nuk do të përflitej. Nga ana tjetër, ky pozicion i Imamit, sepse unë do të thosha se është pozicionim dhe jo lënie jashtë, disi më poshtë sesa pozicioni im, i Rulit dhe i Pashkos, tregon nga ana tjetër se ka pas një lloj sinqeriteti në votim. Nga të gjithë themeluesit, Imami ka qenë më i artikuluari si opozitar i PD-së, ka qenë më aktivi do të thosha. Ndërkaq opozitarizmi i tij ndaj qeverisjes së PD-së në periudhën ’92-’97, është përcjellë dhe me ekzagjerime dhe me shpifje. Të gjitha këto kanë lënë gjurmë. Jo të gjithë anëtarët e PD-së i gjykojnë gjërat si Berisha, apo si Bamir Topi dhe drejtuesit e tjerë. Anëtari i thjeshtë në Vlorë, apo Gjirokastër, që të mësojë se Imami nuk është ai i tankut. Jo, Imami është një njeri që në një moment të caktuar u ndodh në Jug, ku u kthye nga jashtë Shqipërisë, as është veshur gjeneral, as ka hipur në ndonjë tank. Vetëm se ishte kundërshtar i qeverisjes së PD-së, i shpallur dhe i fortë. Tashmë kanë kaluar shumë vite, historia është shkruar dhe është ashtu siç është, por nuk mund të mohohet se është themelues i vijës së parë të PD-së. Imami dhe si themelues është më aktiv se Ruli, Pashko apo unë. Sepse ai ka qenë në momentet më kritike të lëvizjeve të asaj kohe. Në rast se ne gjendemi në dy apo tri evenimente, ai gjendet në të gjitha evenimentet e asaj kohe. Dhe Berisha e di këtë dhe e ka njohur këtë fakt. Por, për t’u kthyer te thelbi i çështjes, ata delegatë, duke e renditur Imamin aty ku a kanë renditur, kanë treguar një lloj sinqeriteti. Pra, nuk kanë vepruar faktorë të jashtëm, pra që këto do t’i votoni se na duhen. Jo, u është lënë ndërgjegjes së delegatëve, dhe nga kjo pikëpamje do të thotë se votimi nuk ka asnjë rol tashmë në veprimtarinë e Imamit si politikan tashmë në Partinë Demokratike.
Folëm për një votim. Do donim të dinim përshtypjen tuaj për rezultatin e votimit për kryetarin. Zgjedhja e Berishës me 93 për qind të votave nuk është pak e ekzagjeruar?
Ndodh që edhe demokratët të marrin ndonjëherë 90 apo 95 për qind të votave në një kuvend. Kjo votë duhet lexuar. Nuk mund të trajtohet në mënyrë sempliciste „shiko sa shumë ka marrë çdo të thotë kjo?“ Unë e kam lexuar si një votë logjike të 750 delegatëve. Eshtë një shumare e votave të Berishës si lider historik, me vlera të qëndresës, plus janë votat për platformën që ai paraqiti në Kuvend. Madje, këtu është dhe e reja e këtij Kuvendi, që është votuar platforma e Berishës. Hapja, përthithja, moderacioni dhe politika që përqëndrohet në alternativë dhe jo lufta pa fund ndaj kundërshtarit. Në këto katër kolona është ndërtuar platforma dhe delegatët kanë votuar hapur për thithjen e moderacionit dhe alterantivizmit. Por, nuk mund të harrojmë faktin se Berisha mund të merrte më pak. Por po të merrte ai 50 apo 60 për qind të votave vërtet do të ishte fitues, por do të ishte rrëzuar si reformator. Do ishte refuzuar si një njeri që kërkon të fusë PD-në në hullinë e ndryshimit dhe zhvillimit të madh.
Nuk rrezikon ky votim në një përqindje kaq të madhe rikthimin e autoritarizmit te Berisha, sot kryetar i PD-së dhe nesër kryeministër. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ju u larguat përpara disa vitesh?
Përpara se t’i jap përgjigje kësaj pyetje, dua të nënvizoj dhe një moment tjetër. Do të kishte qenë mirë dhe gjithnjë është mirë që të ketë më shumë se një kandidat. Por kur nuk ka kandidatë të tjerë, nuk ia vlen të fabrikohen. Pra, më mirë të votohet me një kandidat se me kandidatë të fabrikuar. Por thelbi i një votimi demokratik nuk ka të bëjë me numrin e kandidatëve, se duhet të kuptojmë fenomenin. Thelbi i një votimi demokratik ka të bëjë me fshehtësinë e zgjedhjeve. Unë do të thosha se votimi për Berishën, ishte një votim i fshehtë, i garantuar. Pra, në misterin e votimit 750 delegatët mund të votonin si të donin, pa asnjë pasojë dhe kishin tri opsione: pro, kundër dhe abstenim. Rreth 50 vota nuk shkuan për liderin Berisha, dhe është normale. Mund të kishin qenë më shumë. Pra, dua të them se është një votë ndërgjegjeje. Për të ardhur te pyetja juaj. Kjo është fitorja më e thellë e Berishës në historinë e tij si lider partiak dhe karrierën partiake. Dhe unë kuptova diçka, që ai është gjithnjë në komunikim me historinë e vet. Unë jam një ndër dëshmitarët e këtij komunikimi, prej disa vitesh. Edhe në Kuvend vura re se ai është në bisedë me historinë e tij vetjake. Sepse në fjalën e tij përshëndetëse, pasi u zgjodh, tha se nuk duhet ta përjetojmë me triumfalizëm fitoren, por me modesit. T’i themi jo triumfalizmit dhe t’i themi po misionarizmit. Duket se ishte pikërisht historia që vazhdonte t’i diktonte në vesh mësimet e saj. Vetë Berisha ka thënë para disa kohësh se historia është bërë për t’u lexuar. Kështu që një garanci se një votim kaq masiv nuk e bën atë autoritarist është vetë histroia e tij personale. Sepse, nëse nuk do të kishte nxjerrë ca mësime Berisha, nuk do kishim këto zhvillime. Një fakt tjetër është se ai ka futur në Këshillin Kombëtar të PD-së një spektër të gjerë opinionesh dhe prirjesh që i bashkon filozofia liberaldemokrate. Brenda ombrellës së liberaldemokracisë ka shumë shpirtra. Berisha ka ftuar pa asnjë lloj kushti kritikët e vet. Dhe ata nuk kanë ardhur aty si djem plangprishës, as kokëulur. Kanë ardhur në partinë që e kanë themeluar bashkarisht dhe që gjithsecili ka nxjerrë mësimet e tij. Sepse edhe ne si kritikë të Berishës kemi nxjerrë mësimet tona dhe ai të vetat. Pra, edhe propozimi i Këshillit Kombëtar me njerëz të lirë dhe të fortë është një garanci se Berisha nuk është më ai i dikurshmi. Nga ana tjetër, PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet me aleatët, dhe vetë mënyra e kompozimit të qeverisë së ardhshme si një qeveri koalicioni, kërkon një harmoni të mbështetur në respektin e të gjitha palëve. Unë për vete jam ndër personat që kam dhënë i pari tendencat e shfaqjes së autoritarizmit në politikë, dhe po t’i shoh këto shenja përsëri do jepja alarmin, por nuk i shoh. Madje, që tani autoriteti, jo autoritarizmi, por autoriteti i Berishës është një vlerë. Mos e ngatërrojmë autoritetin me autoritarizmin. Autoriteti i shtetit dhe i qeverisjes së ardhshme është mjaft i nevojshëm për vetë përparësitë që ka politika në Shqipëri. Siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohen me mungesë autoriteti.