Përurohet rruga e re e Shkozetit
29/04/2005 Projekti 20 milionë lekë
DURRËS - Është përuruar rikonstruksioni i rrugës “Azis Shkupi” në lagjen nr.14 të Durrësit.
Bashkia e Durrësit, me një fond prej 20 milionë lekë, ka përfshirë këtë rrugë problematike në vite në rikonstruksion, ndërkohë që në dy vitet e fundit shumë segmente dytësore rrugore janë bërë objekt i investimeve në Shkozet, që ka qenë edhe zona kryesore industriale e Durrësit. Rruga ka një gjatësi prej 650 m, gjerësi 6 m dhe trotuare në të dy krahët. Paralelisht me këtë investim, në saj të një marrëveshje mes bashkisë, KESH-it dhe Ujësjellës-Kanalizime sh.a është bërë e mundur edhe shtrimi i rrjetit elektrik dhe atij të ujit të pijshëm. Ujësjellësi ka investuar 5 milionë lekë të tjera në këtë rrugë dhe qëllimi i institucioneve është të përmirësojnë parametrat e furnizimit me energji e ujë të pijshëm.
Zona e Shkozetit krahas këtij investimi, nga 435 milionë lekë të buxhetit të pavarur të bashkisë për investime publike, ka përfituar edhe fonde të tjera, pikërisht për të rregulluar infrastrukturën rrugore, siç është rikonstruksioni i rrugës së Gjykatës së Apelit, me vlerë 25.6 milionë lekë, rruga e serave 32.5 milionë lekë dhe rruga e Nish-Tullës me një fond prej
27 milionë lekësh.