“Banorët shesin ‘hekurudhën’rrezikohet linja Shkodër–Vorë”

29/04/2005 Kryeinxhinieri Gëzim Lika jep alarmin
SHKODËR – Heqja e paftave metalike të trarëve është një rrezik konstant që trena të ndryshëm të dalin nga shinat. Të rrezikuar nuk janë vetëm vagonët me mallra, por dhe trenat e transportit të udhëtarëve. Paftat metalikë hiqen për t’u tregtuar dhe një gjë e tillë mund të ketë një çmim të pallogaritshëm.
Alarmi është dhënë dje nga Gëzim Lika, kryeinxhinieri i linjës hekurudhore Shkodër-Vorë.
Alarmi
Çdo ditë që kalon shtohen shanset që kjo linjë të shkatërrohet plotësisht.
Gëzim Lika, kryeinxhinieri i linjës hekurudhore Vorë–Shkodër, thotë se “kjo linjë mund të shkojë drejt mbylljes së plotë, sepse vetëm gjatë një kontrolli të shpejtë, që iu bë linjës hekurudhore nga stacioni doganor i Bajzës e deri në stacionin hekurudhor të qytetit të Shkodrës, ka numëruar plot 170 copë pafta metalike të hequra, që shërbejnë për të fiksuar shinat me trarët e trasesë”.
Mosekzistenca e këtyre paftave, si dhe e të tjerave që mund të hiqen, krijonë mundësinë e spostimit të shinave gjatë kalimit të trenave dhe si pasojë dhe daljen jashtë të tyre.
“Këtë problem e kemi ngritur disa herë, duke kërkuar vazhdimisht ndihmën e policisë për ndalimin e heqjes së paftave nga hajdutët, të cilët i marrin për t’i shitur me peshë. Por, megjithëse strukturat e policisë kanë qenë të gatshme për të na ndihmuar, përsëri duhet bërë një punë më e mirë në drejtim të kapjes dhe sidomos parandalimit të vjedhjes së paftave, nga persona të papërgjegjshëm”, thotë Lika.
Sipas tij, për zgjidhjen e këtij problemi duhet të merren masa edhe në drejtim të shtimit të numrit të punëtorëve të kontrollit dhe mirëmbajtjes së kësaj linje, sepse aktualisht janë në dispozicion vetëm dy punonjës, që nga Bajza deri në Shkodër.
Gjendja
Gjendja e linjës hekurudhore në Shkodër lë mjaft për të dëshiruar, megjithëse shërben si nyje lidhëse e vendit tonë me vendet e tjera të botës. Aktualisht është duke u kryer shkëmbimi tregtar, jo vetëm me vendet e ish-Jugosllavisë, por edhe të Hungarisë, Rumanisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ndonëse është folur shumë për të në media dhe në strukturat përkatëse, situata nuk ka ndryshuar aspak. Përveç kësaj duhet patjetër që të vihet dorë dhe të investohet edhe në sistemin e sinjalistikës, ku vërehen mangësi të theksuara, e kjo sidomos kur bëhet fjalë për një linjë hekurudhore ndërkombëtare, nga e cila pritet që të vilen të ardhura të konsiderueshme. Për më tepër, nuk dihet pse askush nuk do të ndërmarrë veprime mbrojtëse për këtë linjë hekurudhore, e domosdoshme për tregtinë nëpërmjet transportit hekurudhor.
Ende nuk janë larguar nga vendi vagonët
Cisternat e përmbysura bllokojnë të vetmen hekurudhë ndërkombëtare
SHKODËR - Vagonat citernë ende të pahequr bllokojnë linjën ndërkombëtare hekurudhore.
Megjithëse kanë kaluar tri ditë nga përmbysja e vagonëve cisternë të trenit të mallrave, që vinte nga Kroacia nëpërmjet Malit të Zi, dhe kishte si synim dërgimin e 400 tonëve gaz të lëngshëm butan në stacionin e Vorës, përsëri dy prej tyre kanë mbetur pa u larguar nga vendi i rrëzimit.
Megjithë punën pa ndërprerje për heqjen e gazit edhe nga vagoni cisternë i përmbysur, largimi i tij nga fshati Stom Golem, ku ka ndodhur ngjarja, ende nuk është arritur të realizohet.
Deri dje është arritur që të ngrihet në “këmbë” vagoni, por puna e punonjësve të hekurudhës ka hasur vështirësi të mëdha për zhvendosjen e tij nga toka mbi shina, ndonëse u janë vënë në dispozicion makineritë e nevojshme nga Ministria e Transporteve. Moslargimi i këtij vagoni cisternë po pengon jo vetëm riparimin e pjesës së hekurudhës dhe kalimin e vagonit tjetër, që ndodhet prapa tij, mbi shina, por ka bllokuar të gjitha import-eksportet që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë linjë hekurudhore. Kjo për faktin se linja hekurudhore Shqipëri - Mali i Zi është e vetmja linjë hekurudhore ndërkombëtare, që ka vendi ynë.