“Konkurrenca në biznes”, kërcënon fqinjin me letra anonime
29/04/2005 Prangoset nga policia
SHKODËR – Kërcënonte pronarin e dyqanit ngjitur me letra anonime për të mbyllur aktivitetin, por ka përfunduar vetë në pranga. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkdrës mësohet se është arrestuar shtetasi 60-vjeçar Fran Bobnaj, nga komuna Bajzë, e Malësisë së Madhe. Ai është arrestuar për arsye se me anë të disa letrave anonime radhazi ka kërcënuar me vdekje shtetasin Ardian Uldedaj. Duke qenë se të dy shtetasit ushtronin të njëjtin aktivitet dhe i kishin dyqanet pranë njëri-tjetrit, shtetasi Bobnaj i kishte dërguar disa herë letra anonime rivalit të tij në tregti, ku thuhej se, në rast se nuk e mbyllte dyqanin, do ta vrisnin. Fillimisht shtetasi Uldedaj ka menduar se ishte vetëm një shaka adoleshentësh, por i gjendur në një situatë të tillë, ku letrat vazhdonin t’i vinin, atëherë ka bërë denoncimin në polici. Hetimet e njëpasnjëshme bënë që rrethi i të dyshuarve të ngushtohej tek i moshuari. Kështu, pas marrjes së shkrimit të shtetasit Fran Bobnaj, ekspertët kanë konstatuar se shkrimi i tij ishte i njëjtë me atë të letrave anonime kërcënuese, dukë bërë që i moshuari të vihej në prangat e policisë.