Co-Plan, 50 mijë euro për “legalizimin” e Kënetës

29/04/2005 Bëhen publik të dhënat e studimit
DURRËS - Instituti për Zhvillimin e Vendbanimit, Co-Plan, ka paraqitur rezultatet e punës së kryer gjatë fazës së parë të vetëdeklarimit për legalizimin e urbanizimin e zonës së një pjese në ish-Kënetën e Durrësit.
Në këtë takim, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Rregullimit të Territorit e Turizmit, si dhe autoritetet lokale të Bashkisë, Prefekturës dhe Qarkut Durrës.
Ndryshe nga zyrat e legalizimit të ngritura enkas për procesin, Co-Plan ka dërguar në terren ekspert, duke afruar për vetëdeklaruesit specialistë të urbanistikës, juristë e topografë. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur të kenë të dhëna të sakta dhe të plota për gjithçka që kërkon ligji për legalizim e urbanizim të zonave informale.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë thënë se për zonën e pilotuar është i domosdoshëm statusi i zonës informale nga KRRTRSH-ja, e cila ende nuk ka përcaktuar se cilat zona do të cilësohen informale dhe cilat jo.
Kjo ka pasur ndikim jo të vogël, sipas tyre, në besueshmërinë dhe efektivitetin e fushatës.
Co-Plan në bashkëpunim me kompaninë private “Geoconsulting”, ka përfshirë në projektin pilot 50 ha në Kënetë, duke përdorë një metodologji pune të veçantë, në kuadër të projektit të financuar nga qeveria austriake për një fond prej 50 mijë euro.
Në zonën e mbuluar prej tyre janë vetëdeklaruar 905 qytetarë, që kanë në pronësi 775 ndërtesa. Sipërfaqja e përgjithshme e vetëdeklaruar është 27.5 ha ose 72 për qind e të gjithë sipërfaqes së zënë në mënyrë ilegale. Gjatë këtij procesi specialistët e këtij instituti kanë saktësuar se 53 për qind e ndërtesave pa leje janë njëkatëshe, 27 për qind e tyre dykatëshe dhe 2.5 për qind tre dhe mbi trekatëshe. Studimi i kryer nga Co-Plan për pjesën e sipërfaqes së përfshirë në vetëdeklarim ka vërejtur se në këtë zonë jetojnë 1100 familje me afro 4500 banorë, si dhe ushtrojnë aktivitet 64 subjekte të biznesit të vogël kryesisht shërbime dhe tregti.
Pas kësaj faze, në takim është mësuar se, është kaluar në hapin e dytë të legalizimit, në verifikimin topografik në terren dhe në përpunimin e të dhënave në një database të dixhitalizuar sipas sistemit GIS të informacionit. Nga të dhënat e publikuara të zyrës së legalizimit në Bashkinë e Durrësit bëhet e ditur se janë depozituar afro 11 mijë dosje dhe, sipas përfaqësuesve të zyrës, mësohet se vetëm 73 për qind e ndërtimeve pa leje kanë dorëzuar formularët.
905 persona të vetëdeklaruar
4500 banorë gjithsej zona
775 ndërtesa të vetëdeklaruara
110 ndërtesa gjithsej zona
27.5 ha sipërfaqja e vetëdeklaruar
53 për qind ndërtesa njëkatëshe
27 për qind ndërtesa dykatëshe
2.5 për qind ndërtesa mbi trekatëshe
64 subjekte biznesi privat
Koha e pamjaftueshme dhe mungesa e informacionit, shkaqet e vetëdeklarimit të pamjaftueshëm
Deklaruesit e ndërtimeve edhe mosbesues
Drejtuesit e fushatës së vetëdeklarimit nga Co-Plan, kanë bërë të qartë se faza e parë e vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje është shoqëruar me probleme të shumta. Ata kanë theksuar se jashtë procesit kanë mbetur shumë familje, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të mbushur formularët dhe se faza e parë e vetëdeklarimit në zonën pilot është realizuar në masën 73 për qind e ndërtimeve. Koha shumë e shkurtër për të realizuar fazën e parë, është cilësuar si shkaku kryesor, por specialitë të kësaj shoqate joqeveritare kanë thënë se ndikim jo të vogël ka pasur edhe mosbesimi në procesin e nisur për legalizim.
Në takim është pohuar se opinioni qytetarë ka pasur mungesë informacioni për shumë gjëra që lidheshin me çmimin e tokës për metër katror, që do të duhet të paguajnë banorët që kanë kryer ndërtime pa leje, ndërsa mospërfshirja në këtë proces edhe të banesave që ishin në ndërtim e sipër ka shkaktuar pështjellim. Jashtë vetëdeklarimit, për shkak të kohës së shkurtër të përcaktuar në ligj, kanë mbetur edhe ndërtime të përfunduara, por që në kohën e nisjes së procesit pronarët e këtyre banesave dhe godinave kanë qenë jashtë vendi.