Vodhi motorin në parking, arrestohet

29/04/2005 Polici roje
SHKODËR – Polici roje i parkingut të makinave të bllokuara ka tentuar që të vjedhë një motor, por është vënë në pranga nga kolegët e tij. Burimet nga komisariati i policisë së Shkodrës, bëjnë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm është arrestuar shtetasi Ndue Toma. Ai ishte efektiv i këtij komisariati dhe kryente shërbimin si roje i parkingut, që ndodhet në oborrin e komisariatit të Shkodrës, parking ky që shërbente për mbajtjen nën mbikëqyrje të automjeteve të bllokuara nga policia. Burimet theksojnë se polici Toma është arrestuar në flagrancë në oborrin e këtij komisariati, teksa po tentonte të përvetësonte një motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, menjëherë pasi Toma, tashmë ish-polic, ka lënë shërbimin e natës dhe ishte i lirë që të largohej. Ai ka marrë motoçikletën e tipit Yamaha, me fuqi 90 kubik, dhe është përpjekur që ta fusë në makinën e tij personale tip Volsvagen. Por ka qenë pikërisht ky moment fatal për të, pasi kolegët e tij e kanë vënë re veprimin e tij të jashtëligjshëm dhe e kanë ndaluar. Më pas kanë bërë edhe kallëzimin tek eprorët e tij, të cilët kanë urdhëruar arrestimin e punonjësit të tyre Ndue Toma.