E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa duhet te rizgjohet, Bosnja eshte serish e trazuar

Nga Paddy Ashdown

Ish-perfaqesues i larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje-Hercegovine

Ka nje ironi te tmerrshme mjaft e perhapur ne Bosnje. Radovan Karaxhici te pakten eshte rruges per ne Hage. Por percarja e Bosnjes, e cila ishte endrra e tij eshte tani gjithnje e me e mundshme sesa ne cdo moment tjeter perpara se ai te behej nje i arratisur.

Une fluturova per ne Sarajeve, nje dite pasi u arrestua Karaxhic, duke menduar se do te gjeja nje qytet ne feste per arsye se arkitekti i mundimeve te saja 4-vjecare nga armet serbe, te cila vrane 10000 vete gjate rrethimit te Sarajeves, ishte pas hekurave. Por, pas nje festimi te shkurter, gjendja shpirterore eshte e zymte. Pak njerez e dine se, pas 10 vjet perparimesh, te cilat e kane bere Bosnjen shembullin me te suksesshem ne rindertimin e pas-luftes, ka nje rrezik real qe Bosnja serish te shperbehet.

Por tani kjo po ndodh o per shkak te agresionit nga jashte, por per arsye te merzitjes dhe gjykimit te gabuar te komunitetit nderkombetar i cili akoma mendohet se do te drejtoje Bosnjen drejt se ardhmes se saj. Mendoj se Uashingtoni e shikon rrezikun, por nuk jam i sigurt nese Brukseli e ben kete. Ata mendojne se Bosnja ka perfunduar. Politika e tyre tani eshte "te mos lekundet varka ne Bosnje", ndersa ne merremi me Kosoven dhe Beogradin.

Kjo nuk eshte e gabuar vetem taktikisht, kjo eshte shkaterrimtare nga pikepamja strategjike. Nese ne 20 vitet e shkuara na kane mesuar dicka, kjo eshte qe, kur vjen puna per telashe, Bosnja eshte strumbullari i Ballkanit. Ne Kosove asnjehere nuk ishte e lehte, por ajo nuk zgjati shume dhe e zgjidhshme. Beogradi gjithmone eshte duke u vendosur ne qender dhe shpesh here behet e veshtire. Por, megjithese Serbia kishte eksportuar konflikte, ne vitet e fundit ajo nuk ka qene vendndodhja e tyre. Ajo, gjate shekujve, ka qene gjithmone Bosnja, ku edhe shqiptim i shkurter kokeforte mund te behet me shpejtesi preludi per tragjedi te vazhdueshme. Juve nuk u duhet imagjinata per te ditur se cfare do te ndodhe kur gjerat shkojne keq ne Bosnje – nje kujtese duhet te jete e mjaftueshme.

Tek entiteti i predominuar nga serbet ne Bosnje, Republika Serbe, krijesa e Karaxhicit, eshte pare vakuumin i krijuar nga politika. Kryeministri i saj, Milorad Dodik, tani eshte duke kthyer mbrapsht ne menyre agresive nje dekade reformash. Ai ka ngritur struktura paralele dhe ka derguar delegacione ne Malin e Zi per te mesuar sesi mund te shkeputet. Ai ka perdorur autonomine e dhene nga Marreveshja e Dejtonit per te minuar Bosnjen e parashikuar nga Dejtoni. Ne nuk duhet te spekulojme mbi synimet e tija, meqenese ai i ka bere vete te ditura.

Ai nuk mendon se Bosnja mund te mbijetoje nuk e do kete. Ai nuk e shikon Republiken Serbe si pjese te nje shteti, por si nje shtet ne vetvete. Per te qene te ndershem, Dodik ka qene nje anti-Karaxhic i vendosur. Ai nuk eshte nacionalist serb i atij lloji. Ai eshte duke perfituar nga mungesa e shkurter e vemendjes sone. Kontrolli i tij mbi mini-shtetin e tij eshte duke u bere gjithnje e me shume centralist, ndersa institucionet e tij jane gjithnje e me shume objekt i akuzave serioze per korrupsion. Objektivi i tij eshte sigurisht nje autonomi e plote dhe, me sa duket, shkeputja perfundimtare sapo komuniteti nderkombetar te largohet ose te humbase interesin. Kjo mund te filloje ne gjysme te rruges nga viti i ardhshem me mbylljen e Zyres se Perfaqesuesit te Larte dhe perfundimin e fuqive te tija ekzekutive.

Bosnja ishte epruveta, ne te cilen u krijuan instrumentet e politikes se jashtme te BE. Me nje force ushtarake te BE-se akoma ne terren, nje perfaqesues special te BE-se me fuqi ekzekutive, nje buxhet vigan ndihmash te BE-se dhe me nje mision policor te BE-se ne shkalle te gjere, BE-ja ka me shume ndikim ne Bosnje sesa ne cdo vend tjeter. Cfare do te thoni mbi pretendimet e BE-se nese ne nuk do te veprojme efektivisht per te ndaluar kete shkaterrim qe eshte duke ndodhur?

Hyrja e Bosnjes ne Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit, ndonese mirepritet, nuk do te ndryshoje vetvetiu kete dinamike, nese Brukseli nuk i jep kesaj me shume mbeshtetje. Kris Paten, dikur nje komisioner evropian, mesohet te kete thene se rreziku ishte qe Ballkani pretendohet se ben reforma dhe Brukseli pretendon se i beson ato. Tani disa ne Bosnje as nuk pretendojne se po bejne reforma, por BE-ja vazhdon te pretendoje se i beson ata. Kushtet evropiane mendohet se do te ishin nje nxitje per reformat ne Bosnje. Eshte duke u bere gjithnje e me pak keshtu. Nga te gjitha anet, angazhimi per Evropen midis udheheqesve te Bosnjes ze vendin e dyte para ruajtjes se cifligjeve te korruptuara.

Problemi eshte se Dodik eshte i vetmi njeri me nje plan. Kroatet presin dhe shikojne, boshnjaket (myslimanet) grinden midis tyre. Udheheqesit e tyre, nga presidenti Haris Silajxhic e poshte, duhet te fillojne te vendosin interesin publik perpara interesave te tyre. Dhe ata mbi te gjitha duhet te fillojne te jetojne ne te tashmen, jo ne te kaluaren, dhe te ndalojne se besuari se meqe ata jane viktima atyre nuk u duhet nje strategji, se komuniteti nderkombetar gjithmone do te zbrese nga lart mbi koder per ti shpetuar. Ky eshte nje gjykim fatal dhe i gabuar per vullnetin e komunitetit nderkombetar ne post-Irak dhe Afganistan. Nese myslimanet e Bosnjes nuk do te ndihmojne vetveten ne menyre koherente, ata nuk mund te presin qe kete ta bejne te tjeret per ta.

Nderkohe, ne kryeqytetet evropiane po shtohen pikepamjet te ngjashme. Ne investuam 13 vjet pune te forte dhe burime vigane njerezore ne Bosnje. Tani ajo eshte e qendrueshme dhe e qete dhe jemi teper te lodhur. Kosova ka treguar se eshte e mundur te ndash nje vend. Pra cfare te keqe ka nese Bosnja behet nje Qipro tjeter? Ne, sigurisht qe nuk e duam kete, por realisht nuk jemi te pergatitur per te bere shume me qellim qe te ndalojme realizimin e saj.

Ky eshte nje cmenduri dhe nje situate shume e rrezikshme. Cfare do t’i ndodhte popullsise myslimane qe eshte rikthyer ne Republiken Serbe, edhe drejt Srebrenices, nese ata do rikthehen serish nen nje regjim te dominuar ekskluzivisht nga serbet? Cfare do t’i ndodhte yllit te shndritshem te Bosnjes, nen-entitetin multietnik, teper te suksesshem te Berckos, te rrethuar nga Republika Serbe? A nuk duhet qe te dorezohet edhe ai? Nuk besoj se Bosnja do ti rikthehet serish konfliktit; pjesa me e madhe e njerezve te saj jane shume te lodhur nga lufta. Por nje ngjarje qe mund te ndryshoje kete perllogaritje ne favor te gjakut do te ishte rikthimi ne planin e vjeter Karaxhic/Milloshevic per te ndare Bosnjen – kur e filluan gjithe kete ne 1992.

Dhe pasojat nuk do te perfundonin me serbet. Kroatet ne jug kane dashur gjithmone hapesiren e tyre. Nese Republika Serbe do te shkeputej, edhe ata do te shkeputen. Kjo do ta linte vetem Bosnjen qendrore si nje shtepi per myslimanet e saj. Cfare duhet t’i themi botes myslimane nese, nje here nuk arritem te mbronim myslimanet e Bosnjes nga shfarosja, ne tani deshtojme per t’u ngritur per te drejten e tyre per te jetuar si pjese (aksidentalisht, pjesa me e madhe) e nje shteti demokratik dhe multietnik? Ose nese ne serish rrime duarkryq ndersa ata reduktohen ne nje xhep te Islamit ne nje pjese te Evropes te rrethuar nga armiqesia dhe urrejtja?

Eshte gjithnje e me e veshtire, vecanerisht ne Ballkan, te mbroj ruajtjen e hapesirave multi-etnike dhe t’i rezistosh krijimit te hapesirave mono-etnike. Por te besh te kunderten eshte gjithmone nje marrezi dhe perfundon pothuajse gjithmone ne gjak.

Bosnja eshte duke shkuar serish prapa. BE-ja duhet te ndaloje vazhdimin e politikes se saj per Bosnjen per perfitimin e politikes se saj per Beogradin dhe Kosoven. Brukseli duhet te ashpersoje kushtet e veta, te mbeshtese instrumentet e veta ne terren, te rezistoje perpjekjeve per te minuar shtetin boshnjak, te insistoje mbi reformen kushtetuese per ta bere Bosnjen nje shtet me funksional dhe te ndaloje korrupsionin i cili eshte duke u bere gjithnje e me i perhapur. Gjithashtu, ai duhet t’i thote Beogradit se kushti vendimtar per perparimin drejt Evropes do te jete mbeshtetja e shtetit boshnjak dhe mosdhenia e asnje ndihme ndaj atyre qe kerkojne ta minojne ate.

Me vjen keq nese kjo shqeteson dremitjen e qete te disa kryeqyteteve, vecanerisht ne Evrope. Por nuk di asnje menyre per te peshperitur nje thirrje zgjimi dhe asnje fjale per te pershkruar dhimbjen qe do te pasoje nese Evropa, edhe nje here, do te gjykoje gabimisht ose keqkuptoje ate qe eshte duke ndodhur ne Bosnje.

Marre nga “The Observer”


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›