Manjani: Nëse nuk heqim imunitetin më 6 gusht, për faj të Ramës nuk do marrim statusin
Mazhoranca gjithmonë e më shumë dështimin e mundshëm të marrjes së statusit po e lidh me opozitën. Ylli Manjani i LSI shprehet se nëse opozita nuk voton për heqjen e imunitetit deri më 6 gusht, Shqipëria nuk do të marrë statusin e kandidatit, edhe pse janë shumë kushte të tjera për tu plotësuar. Manjani tha se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë këtë çështje.
Nëse nuk zgjidhet deri në 6 gusht, Bashkimi Europian nuk do të na japë statusin dhe për këtë Rama duhet të mbajë përgjegjësi, deklaroi Ylli Manjani për Ora News.
Ne jemi për zero imunitet për politikanët, pra që ata të jenë të barabartë më qytetarët. Shtylla e dytë ka të bëjë me ruajtjen e imunitetit për gjykatësit, por ky imunitet deri në atë kohë sa prokuroria të ngrejë një akuzë ndaj tyre, vijoi Manjani.
