E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentit Topi i heqin dhe fjalën e lamtumirës të martën?

Share

Të martën në orën 18:00 pritet të betohet presidenti i ri i Republikës, Bujar Nishani. Por mesa duket në ditën e fundit të detyrës, presidentin Bamir Topi e pret një surprizë e hidhur. Ai nuk do lejohet të mbajë fjalimin e lamtumirës. Lajmin e bën të ditur Shqiptarja.com.

Ceremoniali i Shtetit ka ndryshuar rregullat për betimin e presidentit të ri. Siç kishim raportuar edhe më parë tek Tema, ceremonia nuk do bëhet tek Pallati i Brigadave, por në bulevard. Shkaku është i thjeshtë: presidenti i ri nuk i ngjit dot shkallët. Po ashtu nuk do ketë parakalim të Topit dhe Nishanit përpara truprojave të nderit. Edhe ky vendim me shumë gjasë është marrë për shkak të shëndetit të presidentit të ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›