E Diel, 1 Nëntor 2026

A mund ta besoni që nuk janë foto?

Fokusi spektakolar dhe reflektimi i dritës mund tu bëjnë të mendoni se keni përpara një foto, por në fakt nuk është kështu. Ato janë piktura me bojëra akrilike të realizuara në kanavacë nga artisti kanadez Jason de Graaf.

Pikturat jashtëzakonisht reale, të cilat duken sikur janë foto në një ekran kompjuteri, kanë për qëllim të krijojnë iluzionin e ngjashmërisë. Ky është parimi mbi të cilin bazohet puna e De Graff, i cili thotë se edhe pse i përdor fotografitë si imazhi bazë, nuk është qëllimi im të riprodhoj në mënyrë besnike atë që shoh, por të krijoj iluzionin e thellësisë dhe ndjenjën e prezencës, çka nuk gjendet në fotografi, thotë piktori.

Shumë prej pikturave të mia pasqyrojnë marrëdhënien e dritës me sipërfaqet transparente dhe reflektuese dhe përpjekjen time për të kuptuar dhe përcjellë habinë dhe intrigën time për to. Kohët e fundit jam përpjekur ti mbush pikturat e mia me ndjenjën e narracionit dhe lirizmit, thotë ai. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›