Tiranë, makina përplas kalimtarin dhe largohet

Aksident në Tiranë, foto arkiv
Një kalimtar ka marrë dëmtime të rënda në kokë, pasi është përplasur nga një makinë, në rrugën Ferit Xhajko, në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ndërkohë mësohet se i plagosuri, rreth 60-vjeç, është transportuar menjëherë me makinën e policisë drejt Spitalit Ushtarak.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, mjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori.
Në hyrje-daljet e kryeqytetit janë ngritur postblloqe, me qëllim identifikimin dhe me pas ndalimin e automjetit, i cili dyshohet të jetë tip Mercedes-Benz me targa të huaja. /D.B./