A mund ta çarmatosë Pekini Teheranin?
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndoshta, ndoshta, një nga takimet më të rëndësishme të Obamës gjatë Samitit të Sigurisë Bërthamore në SHBA ishte ai me presidentin kinez, Hu Jintao. Në qendër të diskutimeve ishin mbështetja që do të jepte Kina për të lejuar SHBA-në që të kërkonte sanksione për Iranin në Këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të mungesës së bashkëpunimit të Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Sipas Uashington Post, Kina i qëndron ende pozicionit të saj të mosrreshtimit. Nga informacionet e Departamentit amerikan të Energjisë, Kina është klienti numër dy i naftës së Iranit dhe kompanitë kineze kanë investuar në infrastrukturën dhe zhvillimin e arit të zi në këtë vend. Rritja e shpejtë e importit të naftës së vendit aziatik garanton virtualisht se marrëdhëniet tregtare dhe politike të Kinës me Iranin do të thellohen më tej. Mbështetësit e një “skontoje të madhe” diplomatike mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara argumentojnë se shkaku përse Irani po ndjek rrugën e armatosjes bërthamore është sepse ai ndjen nevojën që të pengojë një superfuqi ushtarake si SHBA-ja. Sipas tyre, me një ofertë të tillë Irani do të bëhej transparent ndaj inspektimeve të Agjencisë Bërthamore në këmbim të heqjes dorë nga ideja e përdorimit të forcës kundër Iranit, nisjes së marrëdhënieve diplomatike dhe fundit të embargos tregtare. Administrata Obama ka kërkuar pothuajse çdo javë ti bëjë thirrje Ahmadinexhadit për një marrëveshje më evazive, por që ska marrë përgjigje pozitive nga Irani. Liderët iranianë kanë dalë në përfundimin se premtimi amerikan për të mos përdorur forcën kundër Iranit është i pakuptimtë për shkak se amerikanët mund ta ndryshojnë atë në çdo kohë. Por një garanci kineze mund ta bënte Iranin që të ndryshonte mendim.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010