CIA kërkesë "Facebook": Kush fshihet pas profilit të Bin Ladenit?
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndoshta është regjistruar në Facebook për të rigjetur shokët e tij të vjetër të shkollës apo ndonjë “terrorist”, për të cilin kishte kohë që skishte dëgjuar. Ose bëhet fjalë për një sajesë të dikujt që mund ta ketë hapur faqen nën emrin e rremë të kryeterroristit të Al-Kaedës. Megjithatë, ajo që ka çuditur njerëzit është fakti që Osama bin Laden ka një faqe në rrjetin social më të famshëm. Këtë e ka zbuluar një gazetë britanike e specializuar në skandale, sipas së cilës, lideri i Al-Kaedës ka një profil në Facebook në të cilin ndan me militantët video dhe mesazhe kundër Shteteve të Bashkuara. Madje, një natë më parë, disa ekspertë të sigurisë u kanë kërkuar administruesve të “Facebook” në SHBA për të mbyllur këtë faqe të kryeterroristit, e titulluar “Lider i muxhahidinëve, Osama bin Laden”. Sipas një hetimi të bërë nga tabloidi "The Sun", Bin Laden, megjithëse e kishte aktivizuar faqen më pak se një muaj më parë, numëronte më shumë se 1000 miq. Por për shërbimet sekrete të të gjithë botës, të cilët janë vënë në kërkim të tij prej vitesh, në profilin e Bin Ladenit, që përmbante mesazhe në gjuhën arabe dhe angleze, nuk ka asnjë informacion specifik që mund të tregojë vendosjen e tij. Në vendin e adresës ishte shkruar vetëm një specifikë: “Në malet e botës...” Mediat angleze njoftojnë se pas kërkesës së autoriteteve amerikane adresa është mbyllur, por nuk mësohet ende nëse pronarët e Facebook kanë arritur të zbulojnë se kush fshihej pas profilit të terroristit.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010